Profil i operatorit te filmit Jovan Kondakçi!

0
778

Jovan Kondakçi
Operator i filmave kronikale, dokumentare dhe vizatimore.

Linid ne Tirane me 3 shtator 1944. Ka kryer studimet e larta ne Fakoltetin e filologjise per gjuhe – letersi. Me 23 dhjetor 1968 filloi te punoje ne Kinostudio “Shqiperia e Re” duke ushtruar pozicionin e operatorit asistent per disa vjet ne disa filma artistike dhe me pas operatore ne rreth 55 filma dokumentare nder te cilet 20 prej tyre i xhiroi ne menyre te pavarur , ndersa te tjeret si bashkeautore (shumica filma kronikale).

Nder filmat dokumentare xhiruar prej tij mund te permendim:
“Duke filluar nga vetja” – 1972 / “Ne gjurmet e nje tradite” – 1975 / “Bijet e heroines” – 1980 / “Ylli i trembedhjeteve” – 1980 / “Kryengritjet e medha” – 1982 / “Arti mesjetar” – 1984 / “Margarita dhe Kristaqi” – 1984 etj.

Ne vitin 1977 xhiroi edhe filmin artistik “Nje udhetim i veshtire”.
Ai u dallua per punen e kujdeseshme pasionin e tij artistik dhe korrektesen profesionale.
Kaloi ne xhirimin e filmave vizatimore “AlbaFilm Animacion” ku dallohet si studjues kembengules dhe ka nje merite te posacme ne venien e ketij sektori mbi baza teknike bashkekohore te xhirimit. Realizoi vete ose si bashkeautore nje numer filmash vizatimore si : “Jo keshtu Piku” – 1984 / “Perparsja e Bletes” – 1984 / “Zogu pushebardhe” seria 5-te – 1985 / “Variacion per temen” – 1986 / “ Robinsoni dhe shkrimtari” 3 seri 1986-1987 / “Gjithe qyteti qesh” – 1987 etj.

Pas vitit 1990 emigroi ne Itali familjarisht mbasi dinte mire gjuhen e vendit fqinje dhe nenen e kishte italiane.

Filma te tjere dokumentare: “Ne gjurmet e novatoreve” – 1971 / “Reportazh nga Tropoja” – 1975 / “Ne prag te nje pervjetori” – 1975 / “Drejt drites” – 1976 / “Llasgush Pogradeci” – 1976 / “Populli ne kembe dhe Partia ne balle” – 1976 / “Ansambli Laberia ne Maqedonia” – 1979 / “Fontanat e pusit C-371” – 1980 / “Burim i madh kursimesh” – 1980 / “Nga bullonat tek makinerite dhe fabrikat komplekse” – 1982 / “Gjeniu i proletariatit Karl Marks” – 1983 / “Prite, prite Skenderbene” – 1984 si dhe rreth 40 filma te tjere kronikale e dokumentare , te xhiruar bashkarisht me kinooperatore te tjere.
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 202-203

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here