Profil i operatorit të filmit Pëllumb Kallfa (1945-2023) !

0
1511

Pëllumb Kallfa
Operator i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik, drejtor fotografie ne Kinostudio “Shqiperia e Re”. Artist i Merituar

Lindi ne Tirane me 28 gusht 1945. Eshte i biri i fotografit te njohur Mehmet Kallfes i cili ndikoj ne pasionin e tij per kinemane si nje nga te paret punonjes ne kinostudio.

Mbasi mbaron Universitetin ne Tirane, Fakoltetin e Historise dhe Filologjise, vendoset si operator ne Kinostudio dhe shume shpejt fillon te xhiroi mjaft kinoditare, filma kronikale dhe dokumentare, nga keto te fundit mbi 25 te tille.

E fillon ne vitin 1971 me “Mes shume mish per popullin” duke vijuar me “Basketbollista n10” ne vitin 1972, “Shqiperia turistike” (1972); “Duke perdorur rrezatimet berthamore” (1973); “Jeta e permendoreve” (1975); “Ansambli yne ne Itali” (1979);

Aftesite e shprehura ne larmine e kendmarrjeve, ne kompozimin figurativ , ne ritmin, dinamiken si dhe cilesine e imazhit ben qe te marre per siper pune te pavarura edhe ne gjinine e filmit artistik, fillimisht me filmat te quajtur si dokumentare “ABC…ZH” (1971) dhe “Cuca e maleve” (bashkeoperator me Dh. Anagnostin) , por te konsideruar si filma artistike per nga menyra e trajtimit dhe prania gjerazi e elementeve te trillimit, mbivendosjeve ideofigurative dhe te linjave subjektore.

Me pas vijon ne filmat e njohur ”Lulekuqe mbi mure”; “Gjeneral Gramafoni” (bashkeoperator me V. Gjiken); “Ne cdo stine”; “Shoku yne Tili”; “Vendimi” ;” Perralle nga e kaluara”; “Pranvera s`erdhi vetem” ;”Vitet e pritjes”; “Udhetim ne pranvere”; “Streha e re”; “Dollia e dasmes sime”; “Thesari” ;”Nje vonese e vogel”; “Guret e shtepise sime”; “Vjeshte e nxehte `41”; ”Gabimi”; “Ngjyrat e kohes”; “Qind per qind”

Nder vecorite qe identifikojne gjuhen dhe tipologjine e fotografise se P. Kallfes mund te permenden me se pari skrupoloziteti per pastertine dhe qartesine e ndertimit kompozicjonal te kuadrit, ku perfshihet gjeresia dhe thellesia e mizanskenes, ekspresiviteti i portretit, bashkeshoqerimet sendore-figurative te peisazhit apo vendosjes se aktoreve dhe mases se figuranteve. Me tutje fotografia e tij bie ne sy per manovrimin dhe shenderrimin e ndricimit , e dritehijeve, e ngjyres ne fuqi artistike konotative e me funksione estetike te cilat vihen ne voli te idese regjisorjale, te gjendjeve shpirterore te aktoreve e personazheve, te metaforave filmike, dhe vegimeve piktorike te pasura me brendi, me shprehimesi dhe bukuri formale. Mban titullin “Artist i Merituar”

Nderroi jete me 16 qershor 2023
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 177 si dhe “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 208

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here