Profil i operatorit të zërit Kristaq Kristo (1951-2022)

0
327

Kristaq Kristo (1951-2022)
Operator zeri i filmit shqiptar!

Lindi me 20 shkurt 1951 ne Tirane. Mbaroi shkollen e mesme te pergjithshme dhe me korrespondence Politeknikumin ne degen e radios. Ne Televizionin shqiptar filloi punen me 12 maj 1972 . Punoi per 2 vjet si mikrofonist ne studio dhe me vone ne studiot levizese.

Nga viti 1978 si operator zeri ne filmin televiziv “E fshehta e nje nate”, e pas kesaj punoi edhe ne 6 filma te tjere nder te cilet “Koha nuk pret”, (1984), “Shoke te nje skuadre” (1984), “Zambaket e bardhe” (1984), “Rikonstruksioni” (1989), nderuar me cmim, “Flete te bardha” (1990), “Nje baba teper” (2000).

Ka qene edhe operator zeri ne disa dokumentar mbas viteve 2000 duke permendur “Me biciklete ne Shkoder” (2012) te autorit Agron Bala.
Mbas v. 2000 ka nje aktivitet me te gjere ne realizmin e filmave si operator zeri, ku mund te permendim serialin e v. 2008 “Dhimbja e dashurise” dhe me pas duke vijuar me nje numer filmash te metrazhit te shkurter: “Shtrembet” (2009), “Realitete paralele” (2009), “Mysafiret”, “Vdekja e gjysh Trifonit” (2009), “Pertej kufijve” (2009), “Hakmarrja” (2009), “Dy shoket” (2010), “Parate” (2010), “Nje nate me mot te kthjellet” (2010), “Dyer, dyer” (2011), “Bela” (2011), si dhe filmi me seri “Millenium” (2014).

Me se fundmi ka punuar me regjisorin e mirenjohur Arjan Culiqi ne filmin telekomedi, “Perralle moderne” (2018) si mjeshter zeri dhe ne filmin “The clown” (2019).

Nderron jete me 13 qershor 2022 ne moshen 71 vjecare.
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 214. Si dhe nje informacion i seleksionuar on line (2019)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here