Profil i pedagogut dhe Piktorit të merituar, Shaban Hysa (1938-2005)!

0
517

Shaban Hysa (1938 – 2005)
Skenograf, kostumograf, piktor e pedagog.
“Piktor i merituar” / “Profesor”

Lindi ne Tirane me 30 shtator. Kreu studimet ne shkollen artistike “Jorda Misja ne Tirane ne degen e piktures ne harkun kohor 1953-1957.

Ndersa nga 1957 deri ne v. 1961 kryen studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura te Varshaves – Poloni, ne degen e piktures dhe specialitet koreografi. Mbron diplomen me skenografine e drames “Mbi germadha” te F. Pacramit ne Teatrin Popullor ku edhe filloi punen si skenograf, arkitekt skene dhe kostumograf. Ne shtator 1963 shkoi si skenograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit deri me 1970, kur emerohet pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve, ne atelierin e porsacelur te skenografise, i cili eshte edhe njeri nga themeluesit e ketij atelieri.

       

   

Ka punuar per nje kohe ne Lidhjen e Shkrimtareve si drejtues i komisionit te arteve te aplikuara dhe me 1979 u rikthye ne Teatrin Popullor. Hapsira kohore e veprimtarise se tij shtrihet 40 vjet: ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, me me teper se 250 realizime ne skenografi dh e 600 te tilla ne kostumografi. Nga kjo veprimtari e gjere permedim shfaqjet: “Morali i zonjes Dulska” – 1962 / “Shume zhurme per asgje” – 1962 / “Nje dashuri e tille” – 1963 / “Nora” – 1963 / “Shterngata” – 1963 / “Nje shok i klases sone” – 1971 / “Karnavalet” – 1972 / “Banja” – 1972/ “Familja e peshkatarit” – 1973 / “Nje shoqe nga fshati” – 1980 / “Komunistet” – 1981 / “Njeriu me top” – 1981 / “Udha e flamurit” – 1982 / “Perball vetes” – 1983 / “Prometeu” – 1984 / “Monserati” – 1985 / “Nen dritat e skenes” – 1986 / “Romeo e Zhuljeta” – 1987 / “Valsi i Titanikut” – 1990 / “Tiranozauri” – 1995 / “Streha e te harruareve – 2004 / “etj.

Nje rol te vecante i jepte objektit ne raport me rrafshin skenik, i cili trajtohej rendom edhe si bashkeshoqerim ideofigurativ, sikurse u vu re ne perdorimin e dyerve te mbylluara, te zymta, kercenuese te shfaqjes “Rikardi III” (1992). Apo me masen shkembore amorfe, qe perfaqesonte turmen e keqperdorur nga politika , si ne shfaqjen “Vdekja e Dantonit” (1996).

 

Ka realizuar edhe mjaft skenografi ne Teatrin e Operes dhe Baletit, nder to baleti “Halili dhe Hajria”, operat “Rigoleto”, “Zhizel”, “Princesha e Cardashit”, “Dasma e Figaros” , “Skenderbeu”, Bohema” etj. Shaban Hysa ka nje volum te madh pune krijuese si nje nga kostumografet e talentuar te teatrit shqiptar me mbi 200 realizime, me te cilat ai ka mundesuar karakterizimin ne kohe, ne rangun shoqeror ekonomik apo ne nivelin e paradigmes artistike me trajtimet e lira simbolike e alegorike. Ka nje veprimtari te pasur edhe ne pikture, ku shume nga krijimet e tije ne pikture gjenden ne Galerine Kombetare te Arteve .

Mban titullin “Piktor i merituar” dhe “Profesor”.

Publikuar me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook ne shtator 2020

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here