Alush Shima
Piktor filmi dhe kostumesh.
Lindi me 21 tetor 1942 ne Tirane nga nje familje e ardhur nga fshati Kuc i Vlores, zhvendosur ne Tirane qe ne vitin 1927.
Burimi i pare i ndjesive te tij per te bukuren do te beheshin objektet e ndryshme qe sillte babai ne shtepi. Qe ne moshen 7 vjecare filloi te vizatonte me laps dhe vazhdoi kursin e vizatimit dhe piktures prane Pallatit te Kultures ne Tirane ne drejtimin e piktorit te njohur Sadik Kaceli.
Vazhdoi studimet ne shkollen e mesme artistike “Jordan Misja” te cilen e mbaron ne vitin 1960 , i drejtuar nga piktoret e njohur A. Buza, S, Kaceli, A. Zajmi. Ne vitin 1965, kryen studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per Artet Figurative, ku kishte si pedagog piktoret N. Zajmi dhe S. Shijaku. Punon fillimisht si piktor modelist ne Ndermarrjen Artistike Migjeni dhe me 1967 kaloi ne Kinostudio “Shqiperia e Re”.
E fillon karrieren profesionale ne kinematografi si piktor kostumesh duke realizuar kostumet e 11 filmave nder te cilet:
“Plage te vjetra” – 1969 / “Kur zbardhi nje dite” – 1971 / “Kapedani” – 1972 / “Rruge te bardha” – 1974 / “Shtigje lufte” – 1974 / “Rrugicat qe kerkonin diell” – 1977 / “Gunat permbi tela” – 1977 / “Gjeneral gramafoni” – 1978 etj. Ne vitin 1979 fillon pune si piktor filmi ne “Ne shtepine tone” dhe deri ne v. 1990 realizoi 19 te tille si piktor. “Kohe e larget” – 1983 / “Kush vdes ne kembe” – 1984 / “Hije qe mbeten pas” – 1985 / “Dhe vjen nje dite” – 1986 / “Bote e padukshme” – 1987 / “Misioni pertej detit” – 1988 / “Historiani dhe kameleoni” – 1989 etj.
Ne vitin 1994, emerohet si drejtor i Galerise Kombetare te Arteve Figurative duke qendruar ketu deri ne v. 1997.
Me tutje ka nje periudhe tejet aktive si piktor i nivelit te larte. Por edhe me pare, qe ne kohen e shkolles si nxenes ne Liceun “J. Misja” ka punuar rreth 1500 akuarele . Ne vitin 1973 pas arrestimit te shokut te tij e mikut te ngushte A. Oseku, iu dogjen nga policia rreth 150 punime te quajtura dekadente.
Mbas 90-tes, me produktivitetin e larte te tij do te qele ne Galerine e Arteve ne Tirane ekspoziten e pare vetjake me 210 punime qe i trashegoi nga viti 1970. Ne vitin 1994 do te cele ekspoziten e dyte te tij te quajtur “Ankth” me 86 punime. Me vone me intensifikimin aktivitetit merr pjese edhe ne disa ekspozita nderkombetare si ne Angli, France, USA, Malte , Israel, Hong Hong etj.
________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 372-373
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw