Profil i piktorit të filmit vizatimor Stefan Taçi!

0
794

Stefan Taçi
Piktor, regjisor dhe skenarist i filmit vizatimor!

Lindi me 20 maj 1961. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve sot Akademia e Arteve ne degen e qeramikes. Ne vitin 1987, emerohet prane Kinostudios ne sektorin e filmave vizatimore (me vone AlbaFilm animacion). Qe ne fillim shkruan vete skenaret e te gjithe filmave qe xhiroi dhe njekohesisht ishte edhe regjisor e piktor i tyre.

Ka xhiruar gjithsejt 12 filma duke filluar qe nga viti 1988 me filmin “Veza e rradhe” , ku ishte bashkeautore ne regji me Zhongen ndersa skenarin dhe plastiken e realizoi vete ai, per te cilin nderohet me Cmim te dyte ne Festivalin e 8-te te Filmit Shqiptar.

Nuk mund te lihet pa u permendur qe ne kete film per here te pare aplikohet teknika baltes, (plastelines sot). 

Eksperimentoi teknika te ndryshme realizimi me objekte reale, balte, plasteline dhe kolazh fotografish, teknika keto qe u aplikuan per here te pare ne kete sektor . Filma te tjere: “Fidani” – 1989; “Fantazisti” -1990; “Kompozimi” – 1992; “Requiem”-1992; “Gjera qe nuk ndryshojne” – 1993; “Triptik” – 1994; “Sizifiama” – 1995; “Rimodelim “ – 2000.

Filmi “Rimodelim” fitoi kupen e Festivalit ne vitin 2000 dhe me pas filmi tjeter “Les Fauves” (2003) u nderua me Kupen e Festivalit ne vitin 2006. Kurse ne vitin 2007 fitoi Cmim special te jurise te TIF me filmin “Butterfly”

Filmat e tij jane prezantuar ne 5 Festivale Nderkombetare ne France (Anneey); Ankara. Ndersa si piktor ka celur dy ekspozita vetjake ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane dhe ne Qendren Kulturore ne Athene, Greqi (1994). Eshte perfaqesuar me punimet e tij edhe 13 Ekspozita ne Galerine e Arteve ne Tirane ne Qendren Kulturore e Qendren e Qeramisteve Greke ne Athine, ne Mantova te Italise etj.

Stefan Taci eshte autore i disa shkrimeve e pllakatave, selive filatelike e sporteve publicitare .

U publikua me pare ne Facebook qe ne maj 2020
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 381-382 (me ndreqje dhe plotesime) . Ndihmoi ne saktesimin e informacionit vete artisti, z. Stefan Taci te cilin e falenderojme perzemersisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here