Profil i regjisores Eli Bici!

0
1113

Eli Bici
Regjisore dhe aktore e Teatrit “Zihni Sako” – Gjirokaster

Lindi ne qytetin e Gjirokastres me 21 mars 1960. Ka kryer studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve per regjisure, ne periudhen kohore 1979-1984.

Gjate karrieres se saj ajo do te vendoste dhe realizonte si regjisore nje sere krijimesh ne teater, television, film apo edhe eksperienca te tjera duke dhene nje kontribut dhe vlere te shtuar ne pasqyrimin e vlerave historike, patriotike, kulturor-artistike jo vetem te qytetit por edhe kombit tone, duke i promovuar ato edhe jashte kufijve.

Sa i takon veprimtarise si regjisore ajo do te vendoste ne skene gjate periudhes 1984-2000 nje numer te konsiderueshme dramash si ne vijim:
“Perballe vehtes” / “Nuk duhet harruar” / “Ishte kohe lufte”
“Shtepia me dy porta” / “Lojtarja e bixhozit” / “Transformimi i personalitetit” / “Lavirja e denje per respekt” / “Nje dru i shtrember” / “Hanxhiu i hanit te hatashem” / “Seksomanet” /
“Koka e tjetrit”

Krahas kontributit dhe perkushtimit te saj si regjisore Eli Bici do te ishte njeherazi edhe pjese e interpretimeve skenike ku do te realizonte rolet ne dramat:

“Kerkoj shtepine time” – Vera / “Dashuri e vertete” – Lindita
“Kenge djepi e shitur” – / “Ishte kohe lufte” – Fatua / “Qyteti i akuzuar” – Studentia / “Pranvere e vonuar” – Kaltrina / “Kalores se kohes” – Elisabeta / “I pa djallezuari” / “Filistinet e vegjel” / “Ushtari mburracak” / “Nuk paguaj,nuk paguaj” / “Te paret dhe te fundit” “Shpetimtari i botes” / “Jashte deres” / “Beselam pse me flijojne” – Etleva / “Nje leter e humbur” / “Qytet-rrethimi” – Seksomanet / “Koka e tjetrit” – Roberta

Eli Bici ne filmin “Toke e pergjakur” ne rolin e partizanes se plagosur!

Eli Bici eshte aktivizuar njeherazi edhe me trupen e estrades se qytetit te Gjirokastres dhe Teatrin e Kukullave duke vendosur ne skene nje sere premierash.

Ne takimin sezonal te zhvilluar ne Sarande ne vitin 1991 eshte vleresuar me cmimin e pare me shfaqen “Arush Dudushi”, ndersa eshte angazhuar edhe ne dy filma artistike te Kinostudios “Shqiperia e Re” ne “Toke e Pergjakur” ne rolen e partizanes se plagosur tek mulliri i Arifit dhe “Jeta ne duart e tjetrit”.

 

 

Regjisoria e njohur Eli Bici qe prej vitit 2000 ka bashkepunuar edhe me Radio-Televizionin Shqiptar ku ka realizuar nje sere dokumentaresh, filma te ndryshem, apo seriale televizive. Profesionalizmi i saj i treguar nder vite eshte vleresuar nga mjaft kolege dhe intelektuale te fushave te ndryshme ne mbare vendin.

Ngelet nje figure e larte intelektuale, nje talent i spikatur regjizorial dhe nje nga individet me te palodhur qe kane lene gjurme jo vetem ne Gjirokaster por ne mbare Shqiperine.

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster ne Facebook (2018)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply