Suzana Varvarica
Piktore, skulptore kostumesh, regjisore e filmave vizatimore si dhe studiuese e kritike per artin pamor.
Lindi ne Tirane me 19 korrik 1955. Mbaroi studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per skulpture monumentale dhe me 1 shtator 1978 u emerua si piktore kostumesh ne filmat artistike. Filmi i saj i pare ishte “Mysafiri” (1979).
Me vone ajo realizoi skicat e kostumeve edhe per 6 filma te tjere : “Nje gjeneral kapet rob” – 1980; “Partizani i vogel Velo” – 1980; “Dita e pare e emerimit” – 1981; “Nje nate pa drite” – 1981; “Nentori i dyte” – 1982; “Apsionata” – 1983; si dhe piktore e filmit dokumentare “Monumenti” Ne vitin 1983, kaloi ne sektorin e filmave vizatimore duke realizuar si piktore e regjisore dy prej tyre “Qershiza mendjelehte” – 1983; “Gara e milingonave” – 1984;
Eshte bashkepunetore ne filmin dokumentare “Lapidari” si edhe piktore ne filmat : “Nentori i dyte” (1982); “Shqiptari” (2010); “Ne kerkim te kujt” (2012)
Ne vitin 1984 kaloi ne Qendren e Realizimit te Veprave te Artit dhe nga viti 1995 punon si shefe e sketorit te studimit te veprave te artit prane Galerise Kombetare te Arteve Figurative ne Tirane.
Si skulptore ka celur dy Ekspozita personale ne Cosenza dhe Stamboll si dhe ka marre pjese ne ekspozita kolektive ne Kirkistan, Biennache te Ravenas, ne Luzzi / Itali ku eshte vendosur edhe nje skulpture e saj ne qendren e qytetit te “Padre Pio”, si dhe disa ekspozita te tjera ne Shqiperi.
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 405-406.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw