Profil i regjisores së montazhit Manushaqe Halili – Salijani!

0
698

Manushaqe Halili – Salijani
Regjisore montazhi!

Lindi ne Tirane me 30 nentor 1933. E apasionuar mbas artit dhe letersise. Mbai kreu studimet ne Tirane, filloj pune ne kinematografi fillimisht si montazhiere ne perkthimin e filmave te huaj (subtitrat) ku punoj per nje kohe te gjate nga 1958 – 1966. Me pas kaloj si montazhiere e filmave kronikale dhe dokumentare duke u bere regjisore montazhi.

Nen drejtimin e saj pervec disa filmave artistike si : “Nje udhetim i veshtire”; “Montatorja” etj si dhe shume kinoditareve , jane montuar prej saj 40 filma dokumentare nder te cilet mund te permendim:
“Lumja ti moj Shqiperi” (1978); “Riza Cerova” (1978); “Nene Shqiperi” (1979); “Qiteset” (1980); “Fontana C-37” (1980); “Ali Kelmendi” (1981); “Vasil Shanto” (1981); “Kryengritje te medha” (1982); “Piktori Buza” (1983); “Noli yne” (1983); “Perjetesi” (1984); “Spartakjada” (1984); Margarita dhe Kristaqi” (`1984); “Fazanet” (1984); “hkrimtari Militant” (1984); “Pike e re kufitare me Greqine” (1985); “Eksporti yne” (1986); “Me blegtoret” (1987); “Hasan Prishtina” (1987) etj.

Njekohesisht ajo eshte marre edhe me publicistike, duke bere shkrime ne organe te ndryshme te shtypit, kryesisht per rolin e gruas ne shoqeri, si dhe ka shkruar edhe tre skenare per filmat dokumentare e vizatmore si “Hoxha Tasini”, “Ne skajin me jugor” per te cilen ka bere edhe regjine, po keshtu edhe skenarin e filmit vizatimore, “Aksioni dhe lodrat”; Per skenarin “Kontributi I gruas ne artet figurative“ eshte nderuar me nje Cmim ne konkursin kombetar letraro-artistik.

 

VINI RE: Nuk kemi ndonje informacion pertej vitit 2015 per zonjen Manushaqe. Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje e te leje ne harrese asnje emer nga artistet tane per aq sa kemi mundesine t`i kujtojme ato, gjithnje ne baze te nje informacionit te grumbulluar.

 

_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare “Autore dhe vepra” / A. Hoxha – Toena 2002 / f.147

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here