Albert Minga
Regjisor i Radiotelevizionit Shqiptar
“Artist i merituar”
Lindi ne Vlore me 4 mars 1946. Ne Vlore kryen shkollen e mesme te pergjithshme.
Ne vitin 1968 mbaron shkollen e larte te aktoreve “Aleksander Moisiu”,
prane Teatrit Kombetar ne Tirane. Po kete vit fillon pune si regjisor ne Radiotelevizionin Shqiptar. Ne kete institucion merret me te gjitha gjinite e xhirimeve televizive qe nga telekronikat, spektaklet dhe telerevistat,
programe artistike dhe teledrama.
Eshte pikerisht A. Minga qe xhiroi teledramen e pare shqiptare “Zekthi” te autorit E. Vojnic`, te interpretuar suksesshem nga trupa e teatrit profesionist “Migjeni” te Shkodres ne v. 1974.
Menjehere pas saj dramen “Dy krisma ne Paris” te Sh. Mites dhe P. Kulles,
interpretuar nga trupa e teatrit te Fierit.

Vazhdon me “Besa e trojeve” te M. Stefes dhe “Kumtesa e shtate” te N. Seferit te vena ne skene nga trupa e teatrit te Vlores. Gjate kesaj periudhe xhiroi edhe disa filma dokumentare seriale televizive me tematike te shumellojshme nga jeta e vendit, spektakle artistike, koncertet e medhaja festive te vitit te ri etj.
Aftesite e tij regjisoriale dolen ne pah sidomos ne filmat seriale televizive si ai “I treti” (me 4 seri ne v. 1978), dhe “Agimet e stines se madhe” (me 5 seri 1981), te cilet shenojne faktikisht fillimet e serialeve ne Televizionin Shqiptar (TVSH).
Pervoja e tij shumevjecare si regjisor i pare i televizionit shqiptar, i dha frytet duke dhene filma me nivel te larte artistik, ku vecohen krijimi i nje atmosfere realiste te kohes si dhe nje interpretim dinjitoz i aktoreve te zgjedhur me mjeshtri nga vete ai deri ato ne rolet episodike.
Ne kujtese mbeten realizimi i disa skenave masive ne filmin “Agimet e stines se madhe” / S. Koreshi dhe vecanerisht ne kete televiziv, episodi i ndjekjes neper kallamishtet e kenetes. Ne filmin e fundit artistik “Une e dua Eren” (1990), vihet re nje fryme poetike, ndonese kemi te bejme me ngjarje te dhimbshme, si dhe nje zberthim psikologjik i dy personazheve qendrore te filmit. Ky film dallohet gjithashtu per nje gjuhe te paster , pa zvarritje dhe linja te teperta qe deshmon per nje rritje te cilesise se tij krijuese.
Per nivelin e larte profesional te filmave dhe gjithe krijimtarise se tij ne Televizioni shqiptar ai eshte nderuar me titullin “Artist i merituar” qe ne vitin 1984. Ne vitin 1997 zgjidhet drejtor i pergjithshem i Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH). Ne v. 2000 perfundon filmin “Porta Eva” film qe nderohet me Kupen e Festivalit te 11-te te Filmit Shqiptar per regjine me te mire.
________________
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 268-269.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw