Profil i regjisorit Albert Xholi!

0
1758

Albert Xholi
Asistent regjisor dhe regjisor i filmit te Kinostudios.

Lindi ne Korce me 1 mars 1948. Ne periudhen kohore 1968-1972 kryen Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane . Ne kinematografine shqiptare fillon ne vitin 1973 ne pozicionin e regjisorit asistent ne nje numer te konsiderueshem te filmave artistike:
“Duke kerkuar pese oreshin” – 1974, “Rruge te bardha” – 1974, “Shperthimi” – 1974, “Beni ecen vete” – 1975, “Lume drite” – 1975, “Dollia e dasmes sime” – 1978, “Koncert ne v. `36” – 1978, “Radiostacioni” – 1979, “Nje nate pa drite” – 1981, “Nje emer midis njerezve” – 1983, “Lundrimi i pare” – 1984, “Kush vdese ne kembe” – 1984 etj.

Shkeputur nga filmi “Lundrimi i pare”

Interpreton edhe nje rol si aktor ne filmin e metrazhit te shkurter  “Lundrimi i pare”.

Puna e gjate si asistent i regjisoreve me pervoje e ndihmoi qe te ndermarre vete ai xhirimin e filmave. Keshtu nga viti 1985 deri ne vitin 1990, realizoi 5 filma duke filluar me “Vjeshte e nxehte e 41`-shit” – (bashkeautore, 1985), “Fillimi i veshtire” – 1986, “Familja ime” – 1987, “Shkelqim i perkoheshem” – 1989 dhe “Jeta ne duart e tjetrit” – 1989.
Dy nga keto filma, “Fillim i veshtire” dhe “Jeta ne duart e tjetrit” rezultuan te ishin me te suksesshit dhe u nderuan edhe me cmime te vecanta.

Ne vitin 1995 xhiroi filmin dokumentar “Besnik Sykja” . Me vone ushtron nje veprimtari si producent filmi.

Shkurt 2021
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. t. Hoxha / f. 423

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here