Gezim Kame
I perket rregjisoreve te brezit te arte te skenes shqiptare, sidomos ne zhanrin teatral, por ai ka interpretuar edhe disa role ne filma si aktor, ndonese jo shume.
Ka lindur ne Tirane me 7 Nentor 1947, regjisor i karrierës, ish-drejtori artistik dhe i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, tridhjetë vjet ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe trembëdhjetë vjet dekan i këtij fakulteti. Në vitin 1969 ai studioi per dramaturgji në Institutin e larte te arteve në Tiranë. Pas diplomimit ai ka vazhduar te punoje në Institut. Në vitin 1994 filloi të punojë me Teatrin Kombëtar duke rregjizuar ne mbi 30 prodhime, të lëshuar nga kjo skene.

Në tetor të vitit 1997, ai u emërua drejtor i saj.
Debuton ne ekran si aktor në vitin 1972 me një rol të vogël në “Ndërgjegja”. Me pas luan edhe ne 4 filma te tjere si aktor. Ne vitin 1978 luan ne filmin “Koncert ne vitin 1936”; ne 1984 e shikojme ne filmin “Nxenesit e klases sime”. Filmi i fundit i zotit Kame si aktor eshte ne vitin 1987 tek “Bninaret”.
Ndersa veprimtaria e tij rregjizorjale eshte shume e gjere, duke filluar qe ne vitin 1982 tek komedia e mirenjohur “Shi ne plazh” . Te shumte jane shfaqet ne skenen e teatrit sidomos mbas viteve `90-te dhe 2000, nga ku mund te permendim disa si : “Ishulli i çmendur” (1995); “Lojra në Oborrin e pasëm” (1996); “Gomone” (2003); “Një varr për majorin e mbretit” (2003); “Pjata e drunjtë” (2005); “Muzeu”; “Të gjithë me huqe” (2009); “Kohë për t‘u çmendur” (2009) etj.
Në jetën e tij private ai është i martuar (në vitin 1978) me Antonelan, te cilet gezojne dy fëmijë.
Rreth vitit 2000 i nderpret lidhjet me Teatrin Kombetar, per te ndertuar nje kompani private “Publimedia” e cila ne fakt nuk pati sukses mbasi nuk gjeti perkrahjen e duhur nga institucionet perkatese, ose me mire nga shteti vete sepse nuk ka nje ligj per teatrot private.

Ne vitin 2005 ben realitet nje enderr te tij si një dëshirë dhe ide e një skene të pavarur teatri . “Teatri “Kame”.
___________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne nentor 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare”
Te gjitha fotot ne kete album jane kontribut i administratoreve te nxjerr nga filmat shqiptar.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw