Ilir Begaj
Regjisor i mirenjohur i Televizionit Shqiptar, aktor i teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster dhe i kinematografise shqiptare.
Lindi ne Gjirokaster me 27 shkurt 1952. Ka mbaruar ILA, Institutin e Larte te Arteve ne periudhen kohore 1971-1974 duke u diplomuar per aktor ne degen e drames. Fill me pas filloi punen ne Teatrin “Zihni Sako” te qytetit te lindjes.
Aktori u aktivizua ne shume shfaqje teatrale ne skenen e ketij teatri, mjaft prej tyre edhe role kryesore.
Shpesh here na ka takuar te lexojme emrin e tij ne regjine televizive te TVSH-se. Keshtu pas kater vjeteve ne teatrin gjirokastrit kaloi si regjisor ne Televizionin Shqiptar TVSH , ku kontriboi ne pergatitjen e Teatrit ne Ekran, regjine e 16 koncerteve te Vitit te Ri, pergatitjen dhe regjine e nje numri te madh emisionesh, dokumentare e filma televizive siç mund te permendim serialin “Agimet e stines se madhe”. Punoi gjate viteve 90-te edhe ne pergatitjen e spektakleve si Sofra Tirana, Sofra Shkodrane, Sofra Dibrane per naten festive te fundvitit.
Krahas aktrimit ne teater dhe regjizures ne TVSH, interpretoi edhe ne disa filma te kinostudios “Shqiperia e Re” . Ne vitin 1977, ne “Njeriu me top” (si njeri nga djemte e Mere Fizit); Po ne njejtin vit, 1977, ne filmin e metrazhit te shkurter “Streha e re” si dhe ne vitin 1978 ne serialin televiziv “I treti”.
© Material i rezervuar |Ekskluziviteti mban daten 1 korrik 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013