Esat Teliti
Regjisor dhe aktor. Ai eshte autore i shume kronikave ne TVSH dokumentareve, si ai i fundit dedikuar aktores se madhe Tinka Kurtit.
Lindi më 27 dhjetor të vitit 1950 në Kavajë ne nje familje pa tradita ne fushen e artit, megjithate me kembengulje dhe nje perkushtim arriti te pranohej ne Insitutin e larte te Arteve ne Tirane ne degen e aktrimit (sot Akademia e Arteve te Bukura), ne degen e drames ku studioj gjate 1969-1972.
Ne vitin e trete i ofrojne nje rol por te rendesishem ne filmin “Yje te neteve te gjata” ne krah te aktoreve te medhenj si Tinka Kurti, Sander Prosi, Pandi Raidhi etj.
Menjhere pas rolit te suksesshem te djalit te nene Pashakos, i ofrohet nje tjeter rol kryesor ne filmin televiziv “Korrieret” (1976) ate te Kios.
Per nje aktor fare te ri ne moshe karriera nuk kish se si te fillonte me bukur. Pas ketyre dy roleve vjen edhe nfryshimi i papritur, Esat Teliti e le aktrimin.
Ai enderronte te futej ne Teater (Kavaja nuk kishte si qytet teater) por nuk ka fatin e tille. Megjithate e caktojne gjithsesi asistent rregjizor ne Radio-Televizion (1972). Televizioni ishte i ri sapo i krijuar pune rreth 4-5 vjetesh dhe kishte nevoje per prurje te reja. Qendron vetem nje vit asistent per te vazhduar me pas per rreth 30 vjet si rregjizor.
Eshte specializuar per regjisure filmi ne vitin
1975 – 1976. Mban titullin “Mjeshter i madh” qe nga 2012.
Ne Televizionin Shqiptar, ka punuar ne te gjithe sektoret e ketij institucioni dhe është marre me realizimin e te gjithe llojeve te emisioneve, qe nga kronika e deri tek filmi artistik.
Ne film si aktor:
Korrierët interpreton rolin kryesor, Kio – (1976) (TV)
Yjet e netëve të gjata interpreton rolin e Metos njerit prej djemve te Pashakos – (1972)
Regjisor
Me hapin e shokëve film artistik televiziv, xhiruar per here te pare me studio levizese me 4 kamera – (1979) (TV).
dhjetor 2014
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw