Profil i skenaristit dhe redaktorit Muharrem Skënderi!

0
584

Muharrem Skenderi (1928 –
Shkrimtar, skenarist dhe redaktor i kronikaleve dhe filmit dokumentar ne ish Kinostudio “Shqiperia e re”.

Lindi me 3 maj 1928. Kreu 8 klase shkolle.
Ne Kinematografi filloi si redaktore i filmave kronikale e dokumentare qe ne v. 1962. Fillimisht merret me shkrimin e teksteve te kinoditareve dhe nga 1972-1985 ka punuar si redaktor dhe shkroi vete nje numer te konsiderueshem tekstesh dhe skenaresh per filma dokumentare, vizatimore dhe artistike ne menyre autonome ose si bashkeautore.

Ne vitin 1969 u be bashkeautore i skenarit te filmit artistike “Njesiti guerril” e me vone edhe ne skenaret e filmave te tjere si: “Yje mbi drin”-1978; “Balonat”-1979, ndersa shkruan vete skenarin e filmit per femije “Qyteti me i ri ne bote” – 1974;

Shkroi skenaret dhe drejtoi vete xhirimiet e filmave dokumentare “Gure te cmuar” – 1972; “Brigada e 18-te sulmuese” -1974; Shkroi edhe 20 skenare te tjere per filmat dokumentare : “Reportazh nga Kurbneshi” (1967); “Lashtesia e nje qyteti” – 1972; “Nenat partizane”-1974; “Biografia e nje fabrike”-1974; “Drite ne tunel” -1976; “Biografia e nje nene” – 1977; “Anes Bunes”-1977; “Jeta e nje tribuni” -1980; “Leter nga Komani”-1984; “Veshtrim mbi nje ekspozite” -1985; “Frane Bardhi” -1987 etj.

Gjithashtu ai ka shkruar edhe disa skenare per filma vizatimore:
“Shqiponja dhe Sokoli” -1978; “Lustra-lustra” -1979;
Nder filmat me te suksesshem te realizuar simbas skenareve te tij jane konsideruar “Jeta e nje tribuni”; “reportazh nga Kurbneshi” dhe “Fran Bardhi”.

VINI RE: Fatkeqesisht nuk kemi ndonje informacion te fundit per z. Muharrem Skenderi.

Publikuar per here te pare ne Facebook ne maj 2020
________________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 356-357.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here