Profil i skenaristit dhe shkrimtarit Mark Dodani (1926-2017)!

0
2186

Mark Dodani(1926 – 2017)
Skenarist, shkrimtar, njekohesisht nje emer i madh si ish oficer i sigurimit te shtetit komunist te Enver Hoxhes.

Mark Dodani lindi ne Narac me 24 shkurt 1926. Mbaroi shkollën fillore në Orosh të Mirditës. Nga vitet 1939 – 43 beri semimaturen ne qytetin e Korces .

Ne v. 1943 u inkuadrua ne Levizjen Antifashiste ne bataljonin “Perlat Rexhepi” (ceta Puke-Mirdite). Mbas clrimit, drejton Organizaten e Rinise (BRASH) ne Kukes. Nga vitet 1946 – 1948 punoj si shef i Organeve te Punes se Brendeshme ne Puke. Nga viti 1949-1954 se bashku me kater shoke te tij angazhohet me detyren e zbulimit te bandave te armatosura qe hidheshin ne Shqiperi nga zbulimet e huaja. I nxitur edhe nga vrasja e babait dhe vellait te tij, ai luan njerin nga rolet me kryesore ne asgjesimin e ketyre grupeve. Konsiderohet si njeri nga 10 agjentet sekrete me te fameshem ne Shqiperi. Ka punuar mbi 35 vjet në organet e Sigurimit të Shtetit.

Në vitin 1964, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë dhe Letërsi. Deri ne vitin 1976 punoj ne Ministrine e Puneve te Brendeshme dhe qe prej kesaj kohe doli me profesion te lire si shkrimtar, duke u atashuar prane Kinostudios “Shqiperia e Re”. Ka qene konsulent ne filmin “Detyre e posacme” te regjisorit K. Dhamo ne v. 1963, film qe trajton taktiken dhe vertetesine ne zbulimin dhe asgjesimin e bandave te armatosura; Ne v. 1973 behet bashkëautor me M. Fejzo ne skenar te filmit tjeter te realizuar me mjeshtri nga Kinostudio, Operacioni “Zjarri”; Ne v. 1979 eshte perseri bashkëautor me H. Hakanin ne skenarin e filmit tjeter “Mysafiri”.

Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh nga ku mund te permendim: “Jeta buze liqenit” (1981 – regjisor: Sh. Shala); “Pal Melyshi” (regjisor: P. Xharra); “Heronjte e Vigut” (regjisor: I. Grazhdani) etj.

Si shkrimtar ka botuar romanet “I juaji fortuna”; “Fronti i heshtun”;“Takim apo duel”. Novelat “Neper livadhet e gjarperit”; “Rudina” (bashkëautor) si dhe tregimin “Nje leter pa emer”.
Mark Dodani jetonte prej shume kohesh ne France. Nderron jete ne moshen 91 vjecare me 6 maj 2017

Publikuar per here te pare me 6 maj 2017 ne faqen e Facebook
_____________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply