Profil i skenografit Ilir Martini

0
551

Ilir Martini
Skenograf, pedagog

Lindi ne me 7 shkurt 1958 ne Tirane. Pas mbarimit te liceut artistik “Jordan Misja” per pikture, filloj pune si piktor ne Teatrin e Operes dhe Baletit dhe me pas si piktor dizajni ne Muzeun Historik Kombetar dhe Muzeun “Gjergj Kastrioti” ne Kruje.

1982-1986 vazhdoi studimet e larta ne Insitutin e Larte te Arteve, drejtimi skenografi, dhe fill me pas u emerua pedagog i skenografise ne kete insitut. Ne vitin 2001 fitoi titullin “Profesor i asocuar”.

Martini ka realizuar skenografine edhe kostumografine e mjaft shfaqjeve teatrore, nder to permenden: “Ne jete” e Dh. Xhuvanit (1984, me te cilin fitoi Cmimin e pare), “Sherbetori i dy zoterinjve e Goldonit” (1985), ”Komediani ne mal” (1985), “Komedia e keqkuptimeve” e Shekspirit (1988), “Kryqi i thyer” e B. Breht (1989), “Peshperitje ne shtepine e Matildes” (1990), “Shterngata” e Shekspirit (1998), “Kengetarja tullace” e Joneskos (1998), Menaxheria e qelqte” e Tenesi Uiliamsit (2001), Kush vjell nje kembe ka fat ne dashuri” e Dario Fo-se (2002), “Leksioni i Joneskos” (2002), “Dashuri, paqe, para” e M. Pirandelos dhe e Cehovit (2003), “Hajdutet ikin ne drejtim te D.P” e Dh. Psathas (2004), “Vllazeri dhe interes” e Kristo Floqit (2005), “nje engjell ne katin e II-te” e S. Capalikut (2006), “I burgosuri i katit te 5-te” te Nil Saimon (2007).

Martini ka realizuar gjithashtu disa skenografi per veprimtari muzikore, ato folklorike apo televizive. Ka botuar albumin Shkolla Shqiptare e Skenografise dhe Kostumografise (1997), si dhe Kostumografia Boterore”.


______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 290

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here