Qamil Buxheli (1924-2006), dramaturg, shkrimtar, humorist!

0
1872

Qamil Buxheli (1924 – 2006)

Lindi ne Pandalejmon te nenprefektures se Konispolit, me 8 shkurt. Meqe ne fshat nuk kishte ende shkolle vitin e pare dhe te dyte te fillores i kreu ne katundin Markat, kurse tre vjetet e tjere ne shkollen fillore te rrethit te Sarandes. Mesimet e mesme I mori ne gjimnazin e Gjirokastres, kurse studimet e larta ne insitutin letrar “Maksim Gorki” ne Moske, ku mbrojti diplomen me romanin “Kali i mbretit dhe kalores te rinj (1960), i cili u botua me rekomandim te komisionit shteteror te provimeve.

Ishte anetar i Organizates se Rinise Komuniste Shqiptare qe ne themelimin e saj. Ne prill 1943, del partizan dhe ngarkohet me detyren e komisarit politik te cetes se rinise se qarkut te Gjirokastres, kurse ne 1944 ishte anetar i komitetit qarkor te PK-se se atij qarku. Po ne v. 1944, plagoset ne nje prite nga zervistet greke. Pjesemarres i betejave te Mezhgoranit. Shkruan kenget kushtuar Asim Zenelit dhe Ali Demit. Pas clirimit, ne vitet e para merret me publicistike si kryeredaktor I gazetes “Rinia”, redaktor i “Zeri i Popullit” dhe pas kryerjes se studimeve te larta, kryeredaktor i revistes “Ylli”. Per gabime te karakterit ideollogjik, ne vitin 1973, shkarkohet nga kjo detyre dhe transferohet ne rrethin e Elbasanit, ku punon si pedagog ne Insitutin e Larte Pedagogjik “Aleksander Moisiu” per 11 vjet rrjesht. Lejohet te kthehet ne Tirane vetem mbasi del ne pension.

Krijimtaria e tij letrare fillon me dy vellime pershtypjesh udhetimi, “Ne Kinen e popullit” dhe “Varka e te dymbedhjeteve”, dhe vijon me romanin “Kali i mbretit dhe kalores te rinj” (1960); me pas vijojne: “Nje ndodhi ne plazh”, “Tregime humoristike” (1962); “Rruge te terthorta” drame (1966); “Komandanti dhe ushtari”, novele (1968); “Stafeta e kuqe” (1969), “Faraune dhe firaune” tregime humoristike (1969); “I pazevendesueshmi” komedi (1972); “Kur qesh tere qyteti” roman humoristik (1970); “Karriera e zotit Maksut” roman satirik; “Kameleoni ne hall” (1978); “Perendite bien nga fiku” novele (1979); “Dueli” drame (1963); “Abeli une dhe paganini” satire e humor (1984); “Maratona e vdekjes” roman (1983); “Pjese te zgjedhura” (1972); “Dostojevski, nuk kemi idiote sa te duash” (1997); “Nusja nga Europa (2002).

Drama “Rruge te terthorta” u kritikua nga organet e larta partiake per demotivimin e “njeriut socialist” dhe sjelljen e nje fryme deheroike, me mungesen e optimizmit te kerkuar, te solidaritetot, me sundimin e prirjeve “negative” te njerezit, si interesi vetjak, deshira per jete me te rehatshme larg zonave te veshtira etj. Po i njejti fat e ndoqi edhe dramen “Dueli”, e cila e zhvendoste konfliktin jo ne ballafaqimin fizik e me arme midis forcave nderluftuese ne Luften e Dyte Boterore, por ne ballafaqimin shpirteror te nje partizani me nje ushtarak te larte gjerman, te cilin po e dorezonte si rob lufte ne nje baze partizane per ta gjykuar.

Prirja themelore e talentit te Q. Buxhelit ishte satira dhe humori. Komedia “I pazevendesueshmi”, ne v. 1970, nje pershtatje e romanit “Kur qesh e gjithe qyteti”, u ndalua nga censura e kohes, pasi sillte realitetin e deformuar dhe te korruptuar te kohes se diktatures , fiktivitetin, mbytjen e inisiatives dhe frymemarrjes se lirise. Shume nga tregimet humoristike te Q. Buxhelit jane pershtatur per skene dhe jane vene gjerazi ne teatrot e estradave, si: “A doni me per Belulin”, “Ndodhi ne plazh”, “Faraone dhe Firaune”, “E ema e Zeqos”, “Kamaleoni”, “Lum eshte Lana” etj.

Romani i tij “Karriera e zotit Maksut u be filmi me titullin “Historiani dhe kamaleoni”
Eshte nderuar me Cmimi n e Republikes dhe me Urdhrin “Naim Frasheri” te Klasit te Pare. I eshte dhene tituli “Mjeshter i madh i punes.
Nderron jete ne mengjezin e 2 dhjetorit te 2006-tes pas nje infrakti ne zemer ne moshen 82 vjecare
_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 60-61-62

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here