Qefsere Trako (1928 – 2012), veterane e aktrimit korcar!

0
1158

Qefsere Trako (1928 – 2012)
Aktore e Teatrit “A. Z. Cajupi” – Korce si dhe u aktivizua ne disa filma te Kinostudios dhe televizive.

Lindi ne Mborje te Korces me 23 prill 1928. Qe ne moshen 7 vjecare mbetet jetime pa nene. Kryen filloren ne fshatin e lindjes, ndersa te mesmen ne qytetin e Korces . Me kalimin e viteve Qesere Trako deshmon te kete dhunti dhe shfaq tipare ne fushen e artit skenik.

Tek formimi i saj do te ndikoi shume njeri nga veteranet e teatrit korcar dhe pjese e stafit themeltar Dhimiter Trajçe qe e aktivizon ne grupet amatore dhe e angazhon me te parin rol ne shfaqen “Dasma Korçare” ne vitin 1947.

Nje vit me vone, i ndjeri Sokrat Mio, babai i regjizures shqiptare e angazhoi ne komedine klasike “Kopraci” dhe me vone ne dramen “Ishulli i Paqes”, ne te cilen trupa e teatrit mori çmimin e pare ne Republike.

Ne Korçe krijohet teatri profesionist. Ne konkursin per aktore regjistrohet edhe zonja Q. trako, e vetmja femer muslimane, e shoqeruar edhe nga nje shoqe tjeter, nje emer i degjuar zonja Krisanthi Kotmilo.

Ne vitin 1950 aprovohet nga qeveria teatri profesionist i Korçes, sot teatri “Andon Zako Çajupi” me regjizor Sokrat Mio dhe drejtor Dhimiter Trajçe.

Qefsere Trako dhe Pandi Raidhi ne nje nga interpretimet e shfaqjeve ne teatrin korcar!

Si per te gjithe aktoret femra edhe per Qefseren, kjo ishte nje rruge e gjate por e veshtire, sepse dalja ne skene ne ato vite ishte nje sfide. Ajo diti t`i beje balle ofendimeve, thashe e themeve dhe kercenimeve te shumta te kohes patriarkale pikerisht per te mos dale ne skene. Pasioni per skenen dhe perkushtimi jo vetem nuk e ndalen ate por me vullnet e kembengulje duke u aktivizuar nga regjizoret Sokrat Mio, Piro Mani dhe Mihal Luarasi realizoj nje galeri rolesh, ku mirepritet dhe duartrokitet nga spektatori shqipetar.

Ne aktivitetin e saj skenik eshte e vleresuar me medalje, dekorata dhe urdhra. Keshtu ne festivalin teatral kombetar ne Tirane, me dramen “Hijet e Nates”, per rolin e gjyshes Nedret nderohet me çmimin “Laureate e Festivalit”.

Në rreth 30 vjet jetë skenike, Qefsere Trako, ka realizuar gati 80 role në teatër.
Ne kinematografi ka interpretuar ne filmat: “Tana” (1958); “Yje te neteve te gjata” (1972); “Rrugicat që kërkonin diell” (1975); “Perballimi” (1976); “Zonja nga qyteti” (1976); “Mësonjëtorja” (1979); “Me hapin e shokeve” (TV. 1979); “Agimet e stines se madhe” (TV. 1981)…..

       

       

       

     

     

Perveç teatrit dhe kinematrografise, ajo ka dhene kontribut edhe ne estrade, ne treatrin e kukllave dhe ne operetat e Shtepise se Kultures.

Qefsere ishte bashkeshortja e aktorit dhe artistit te merituar, Vani Trako me te cilin bashkepunonte shume ne skene. Per meritat e lartpermendura, drejtoria e Teatrit i propozoi Keshillit Bashkiak te qytetit te Korçes qe ti jepet titulli qytetare nderi, titull i cili ju akordua ne maj te vitit 2008.

Aktorja eshte ndare nga jeta me 23 maj 2012.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 17 nentor 2023
____________
Referenca: Wikipedia, enciklopedia e lire. Fotot te nxjerre nga filmat jane kontribut te administratoreve te faqes.
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2023


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply