Qirjako Sava (1934-2018) | Përkujtimore!

0
1093

Qirjako Sava (1934 – 2018)
Aktor i teatrit te estrades se Vlores.

Lindi ne Qeparo te Himares, me 20 prill 1934. Qe femije u aktivizua prane Levizjes Amatore te qytetit te Vlores. Në vitin l946 me hapjen e Shtëpise se Pionierit te qytetit të Vlorës përfshi në veprimtaritë e shumta të sajë, duke qenë pjesëmarrës aktiv të teatrit dhe korit të Shtëpisë së Pionierit dhe të rretheve sportive.

Në vitin 1956 në Vlorë debutone në një grup diletant teatror, pranë Shtëpisë së Kulturës, me regjisor Nazmi Bunjakun, ku midis të tjerave, vendoset në skenë komedia “Fejesë e Ngatërresë”, të Minush Jeros.

Për të ardhur deri këtu Qirjako Sava kaloi në procesin e gjatë të formimit dhe edukimit artistik. Ai, u aktivizua me sukses në grupin teatror të Shtëpisë se Kulturës Vlorë qysh nga vitin 1949, kur regjisori Shefqet Resuli, vë në skenë dramën e Konstandin Simomonovit ‘’Gështenjat e Pragës’’.

Këtu shkëlqen talenti i tij prej artisti të vërtetë dhe Qirjako Sava, në vitin 1951, në një Olimpiadë Teatrore Amatore në Tiranë me regjisor Kadri Roshin, merr diplomë nderi, së bashku me Evgjeni Shtrepin dhe Stefan Pemën, për të ardhur në vitin 1953, në qytetin e Durrësit, kur u vu në skenë drama ‘’Po fillojmë me jetën’’ e Makarenkos dhe Teatri i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës, me pjesëmarrjen e Qirjako Savës, Bedri Mersinit dhe të një trupe krejt me të rinj të talentuar, mori çmimin e dytë.

Perfshihet në grupet profesioniste të Teatrit dhe Estradës së qytetit të Vlorës, në vitin 1959, duke ardhur natyrshëm atje nga lëvizja teatrale amatore, i përzgjedhur dhe i përfshirë, së bashku me një grup të rinjsh të talentuar, që patën të përbashkët talentin dhe vullnetin e tyre të spikatur.

Vazhdoi ne kete institucion derisa doli ne pension, me 1989. Që në fillim Qirjako Sava, tërheq vëmendjen e spektatorëve dhe bëhet i dashur për ta me atë pamje rinore, energjike, ekspresive dhe gazmore, si recitues, aktor me spektër të gjerë komik e dramatik për të mbajtur shpejt mbi supe role më të rëndësishme e deri kryesore. Premiera e parë, si trupë drame profesioniste, Vlora e vuri në skenë në vitin 1962, me pjesën teatrale “Fundosja e Skuadronit” të Kornejcukut, me regjisor të paharruarin Kujtim Spahivogli.

Për këtë figurë të shquar të dramaturgjisë shqiptare, duhet thënë se, përpara se të vlerësohet si artist, nga kolegët vlonjatë çmohet si njeri dhe personalitet. Është e rëndësishme të theksohet se për interpretimin brilant në këtë shfaqje, Qirjako Sava merr duartrokitje të pareshtura nga spektatorët, si dhe përgëzime nga vetë Sulejman Pitarka e Naim Frashëri.

Ajo që e evidentoi dhe ia rriti më shumë vlerat si aktor, ishte një takim i estradave profesioniste në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1963.

Shfaqja atje lidhej me numrat e saj përmes konferencierit dhe këtë rol e bëri vete Qirjako. Duket e realizoi shumë mirë, sepse në përfundim të takimit, specialistët organizatorë kërkuan që ai të bënte edhe konferencierin e shfaqjes përfundimtare, me numrat më të mirë të të gjitha estradave të vendit.

Në vitin 1969 Qirjako Sava u kompletua dhe me arsimin e lartë si aktor dhe regjisor, duke vënë në skenë, nën regjin e tij, 25 premiera, gjatë karrierës aktive si profesionist dhe tre të tjera, mjaftë të suksesshme, në vitet e
fundit, si pensionist.

Kujtohen me nostalgji premiera e parë e estradës si regjisor që u quajt “Zgjidh e merr” dhe që u vu në skenë në vitin 1972. Ajo u shfaq 46 herë, me sallën plot. Dhe më tej rolet dhe sukseset nuk kanë të sosur. Kështu vijnë shfaqjet “ Familja e gëzuar”, “U takuam në udhëtim”, “Dy shokët”, “Çan anija shqiptare”, “Banorët e pallatit tim”.

Ishte nje aktor me te dhena ne fushen e humorit. Loja e tij spikati per hijeshi plastike ne skene, per finese logjiken e veprimit te fjales. Ka interpretuar ne mbi 400 role ne rreth 100 premiera, thuajse ne te gjitha zhanret e humorit per estrade, si: komedi , skece, dialoge, monologe, pantomima e kuplete, gjithashtu si koferencier etj. Eshte pritur ngrohte nga spektatori per portretizimin qe u ka bere disa personazheve komike me mangesi e vese, si ne mjediset e punes, ashtu edhe ne ato familjare ku mund te permendim: Novacioni (punetori), Pastrimi, Lopet e rraces (stallieri) etj.


Ne vitin 2004 i eshte dhene nga presidenca Medalja “Naim Frasheri i Arte”!
Aktori nderroi jete me 23 nentor 2018
_______________________________
“Kinematografia Shqiptare” ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni ; si dhe nje shkrim simbas Luan Cipit botuar ne vitin 2010;

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here