QITESET SHQIPTARE NE ARENEN NDERKOMBETARE!

0
493
Qitëset - kampione

Qitëse Ndersa meshkujt ne kete sport nuk kane fituar asnje medalje, (flasim persa i perket boteroreve, europianeve ose Olimpiadave), femrat shqiptare perkundrazi kane bere qe te valvise flamuri yne disa here ne arenen nderkombetare, ne Kampionatet Europiane si dhe ato Boterore. Duhet thene se ne kete sport pamvaresisht dominimit te atleteve sovjetike si kampionet Nina Stoliarova, Zinaida Simonian apo edhe Galina Korzun, vajzat shqiptare arriten suksese te merituar madje duke i mposhtur sovjetiket.

Kampionatet Europiane

Keshtu ne garen e pistoletes te distances 25m do te jete Elizabeta Karabolli e para qitese shqiptare qe do i sjelle vendit tone medaljen e bronxte ne Europianin e Romes ne edicionin e 6-shte te kesaj gare ne vitin 1977. Nje vit me vone ne Hämeenlinna te Finlandes per te njejten gare (Pistolete 25m) do te jete perseri Elizabeta e Klubit Sportiv Partizani qe do fitoje medalje te argjendte, dhe te dyten medalje europiane per Shqiperine. Ne vitin 1979 ne Frankfurt, po ne kete gare, Pistolete 25m, Elizabeta Karabolli arrin maksimumin, duke fituar titullin kampione e Europes dhe medaljen e arte.

Qitëse

Karabolli mposhti kampionen sovjetike Galina Korzun, qe kishte fituar titullin dy vjet me pare ne Rome (1977) kur qitesja e jone E. Karabolli kishte zene vendin e 3-te, dhe njekohesisht kampionen e madhe, atleten tjeter sovjetike Zinaida Simonian. Kjo e fundit ishte shpallur dy here kampione e Europes ne garen 10m Air Pistol ne edicionin e v. 1973 ne Linz (Austri) dhe ne ate te v. 1976 ne Paris (France). Kjo sa per te treguar forcen dhe meriten e qiteses sone te madhe Elizabeta Karabolli.

Ishin keto tre medalje te Europianit te fituar rresht ne tre edicionet e tij nga e vetmja atlete, kampionia jone E. Karabolli .
Do te jete viti 2007, qe nje atlete nga Shqiperia te fitoje medaljen e arte ne Granada te Spanjes, pikerisht Lindita Kodra do te jete ajo qe do e nderoje vendin tone me titullin e dyte, mbas asaj te Elizabetes po ne garen e Pitoletes 25m.


Nderkohe ne garen e Pushkes te distances 50m (prone) Ermira Dingu do te fitoje medaljen e arte ne Europianin e 1980-tes ne Madrid (Spanje) duke dale e para me 594 pike dhe mposhtur dy here kampionen e europes ne kete gare ne edicionet 1975 (Sofie) dhe 1977 (Rome), gjermanolindoren Marlies Helpig dhe austriaken Huberta Mueller. Shqiperia deri tani ka kete bilanc ne Kampionatet Europiane te Qitjes: 5- ne total (3 ari; 1 argjendi; 1 bronzi)

Kampionatet Boterore.

Ne kampionatet Boterore historia eshte dicka me ndrysh, gjithsesi….

Ne edicionin e v. 1986 te zhvilluar ne Suhl (Gjermani lindore), skuadra shqiptare e perbere nga Diana Mata; Emanuela Delilaj; dhe Shyti fitoi medaljen e bronzte duke zene vendin e trete ne garen Pistolete standart 25m e duke grumbulluar 1745 pike, vetem tre me pak se vendi i dyte i femrave franceze Guepin; Manchon; Serra Tosio.

Emrat si Elizabeta Karabolli, Ermira Dingu, Diana Mata apo Lindita Kodra tashme jane shkruar si kampione te padiskutueshme dhe fituese me merita te plota te medaljeve ne arene nderkombetare.
________
Vizion Sportiv Dhjetor 2020
Rezultatet zyrtare u moren nga Ferderata Nderkombetare e Qitje ISSF.org.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here