Raimonda Nelku – Sallaku
Pedagoge e gazetarise televizive, Tv producente dhe regjisore!
Lindi ne Tirane. Eshte e diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura po ne Tirane ne v. 1988.
Ne kinematografine shqiptare interpreton vetem nje rol ate te Andjas, sportistes, si ish e dashura e Arsenit ne filmin “Duaje emrin tend” ne vitin 1984. Dhe kaq persa i perket aktrimit.
Foto nga roli i Andjas, ne filmin "Duaje emrin tend"!![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Mbas 90-tes ajo do te zgjedhe rrugen e gazetarise.
Nuk e kishte menduar ndonjehere se mund te lidhej kaq shume me gazetarine. E rritur ne nje mjedis artistesh, e mesuar me turnete e te atit, ndersa ky i fundit, Xhavit Sallaku luante rolet ne Teatrin e Kukullave ne kryeqytet, ajo nisi Akademine e Arteve per Drame dhe dy muaj pasi fitoi konkursin i ndriti fati dhe mori rol ne filmin “Duaje emrin tend” perkrah Ndricim Xhepes dhe Raimonda Bulkut.
Ne vitin 1995 specializohet ne gazetarine televizive prane “State University of New York, Fredonia College” ne SH.B.A.
E fillon karrieren prfesionale si gazetare ne departamentin e informacionit prane Televizionit Shqiptar ku punoi ne periudhen kohore 1992 – 1998.
Nga 1999-2000 punon si gazetare , producente lajmesh ne Tv Koha.
Nga 2000-2002 realizon si producente dhe regjisore ciklin prej 30 dokumentaresh Tv “Heronjte” transmetuar ne dy stacione kombetare dhe ne rrejtin e kanaleve televizive private ne te gjithe Shqiperine, ne Kosove, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Nga 2002 – 2003 punon si producente per TV “Alsat”.
Gjate vitit 2003 u angazhua si reportere / gazetare per ceshtjet e ambjentit ne Shqiperi botuar on line Enviromental Press Center – Rajoni i Ballkanit.
Nga tetori i v. 2003 e ne vazhdim u angazhua si specialiste e Komunikimit dhe Media prane projektit USAID/EDEM.
Qe prej vitit 2003 zj. Nelku eshte perfaqesuese ne bordin e drejtoreve te Forumit per Mbrojtjen e te Drejtave te Autoreve dhe Producenteve (Film & Video) .
Ajo eshte as/pedagoge prane departamentit te Gazetarise qe prej v. 2003, lektore ne lendet “Gazetari Televizive” dhe “Atelie teviziv”.
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 prill 2022
___________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Fotot pa logo jane marre nga “Google”!
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Pershendetje, ju falenderoj per profilin qe keni publikuar. Ne se deshironi mund te korigjoj dhe te shtoj dicka per kete profil me qe jam objekti i tij. Do doja ne fakt te sillja dhe nje material per tim ate aktorin regjisorin dhe dramturgun per femije Xhavit Sallaku .
Po patjeter zj. Raimonda, vecse ju lutem na kontaktoni ne privat ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare” https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare dhe na dergoni se bashku me korigjimin edhe profilin e artistit dhe babait tuaj Xhavit Sallaku.
Faleminderit dhe ju mirepresim!