Rakip Zeneli (1935-2001) | Perkujtimore!

0
1229

Stafi prapa kamerave!
Rakip Zeneli (1935-2001)

Operator i filmit dokumentar dhe kronikale!
Mban titullin “Artist i merituar”

Lindi ne Tirane me 14 janar 1935. Ka mbaruar studimet me korrespondence ne Universitetin e Tiranes ne degen Histori-gjeografi. Ne vitin 1959 fillon te punoje ne Kinostudio, fillimisht si shofer por me pas u apasionua shpejt pas kameras. Gradualisht punoi si asistent e me vone si operator ne xhirimin e kinoditareve, filmave kronikale e atyre dokumentare.

Veprimtaria e tij sidomos ne xhirimin e kinoditareve eshte shume e gjere dhe niveli cilesor i kameras se tij shkoi gjithmone ne rritje. Pervec suzheteve te kinoditareve nga viti 1968 deri me 1985 xhiroi si operator rreth 100 filma kronikale e dokumentare nga te cilet rreth nje e treta ne me nyre te pavarur, ndersa pjesa tjeter si bashkeautor.

Nder filmat dokumentare vecohen per nivelin e tyre : “Gezim me vllehet” – 1971 / “Toka dhe njerezit” – 1971 / “Tregim i sharrexhijve” – 1972 / “Gure te cmuar” – 1972 / “Mozaik kengesh dhe vallesh kosovare” – 1973 / “Gezim ne syte e nenes” – 1975 / “Burimi i Matit” – 1978 / “Dite vjeshte ne Plase” – 1980 / “Gezofrat tona” – 1981 / “Femijet tane nje kenge e bukur” – 1981 / “Vendet turistike ne Shqiperi” – 1982 , gjithashtu disa filma kronikale te xhiruar ne Gjermani e gjetke , shoqerime te asambleve artistike jashte atdheut si ne Kine, Kore etj.

Per veprimtarine e tij te gjere dhe nivelin artistike te filmave te tij ai u nderua ne vitin 1989 me titullin “Artist i merituar”.

Filma te tjere:

“Drita e partise” – 1970 / “Drita e fierzes” – 1971 / “Teatri krahinor i Prishtines ne Shqiperi” / “Delegacioni kinez i bujqesise ne vendin tone” dhe “Artistet kineze ne vendin tone” – 1972 / “Midis miqve te shtrenjte” dhe “Ansambli yne ne Kore” – 1974 / “Uzina dhe tokat” / “Fierza ushton” / “Dhembet dhe shendeti” dhe “Me amatoret e fshatit” – 1975 / “Ne gjirin e klases” – 1976 / “Ushtri e popullit ushtar” – 1978 / “uzine mishi dhe vezesh” dhe “Me forcat tona dhe hov rrevolucionare” – 1979 / “Qiteset” / “Para se gjithash sigurimi teknik dhe mbrojtja ne pune” / “Eksperienca e Bucimasit” / “Ansambli i valleve popullore Eleni Caveli” – 1980 / “Nje dite ne Kutalli” dhe “Pervoja e Vrimes” – 1982 / “Brigadat novatore” – 1983 / “Pritje dhe takime miqesore” – 1984 si dhe rreth 65 filma te tjere kronikale e dokumentare e dhjetra suxhete te kinoditareve realizuar bashkarisht me kinooperatore te tjere.
Nderroj jete me 2 nentor 2001
______
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here