Ramazan Rragami (1944-2022), një emër i madh i futbollit shqiptar!

0
790

Ramazan Rragami (1944 – 2022)
Futbollist dhe trajner i nje karriere te shkelqyer, nder Ikonat e Futbollit ne Shqiperi.

I lindur në Shkodër më 3 prill 1944 ra ne kontakt me futbollin që ne moshë te mitur 12-13 vjeçare dhe deri ne vitin 2019 ishte gjithnjë protagonist ne kete sport, pra plot një periudhe 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje .

Per here te pare u përfshi ne formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961, më 24 shkurt në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, pa mbushur akoma 17 vjeç, e madje duke shenuar ne debutimin e tij . Luan me skuadren shkodrane deri ne deri në janar të vitit 1965 ku me pas do kaloi tek formacioni i nje skuadre te madhe sic ishte Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968.

Pas ketij viti serish do kthehet ne Shkodren e tij ku do te aktivizohet me Vllaznine deri në fund të sezonit 1974-75.

Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar.

Si fitues i Kupes se Republikes ne vitin 1972 kunder Beses se Kavajes ne Shkoder ne ndeshjen finale te kthimit mban rekordin e shenimit te 7 penalltive ne nje ndeshje. Po ate sezon fiton edhe titullin kampion me Vllaznine duke rrezuar kryesuesen e klasifikimit per nje kohe te gjate “17 Nentorin” po ate sezon dhe duke arritur suksesin mbas nje mungese te gjate qe nga viti 1946.

Ne vitin 1983 është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës.

Nderkohe si futbollist, ka vetëm 19 ndeshje të luajtura me Kombëtaren megjithatë forma e Rragamit ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe madje edhe kapiten i saj i perfaqesueses sone.

Ka veshur fanellat e tre skuadrave ate te Vllaznisë, Partizanit dhe Dinamos duke seleksionuar në total rreth 90 ndeshje ndërkombëtare.

Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta radhisë atë në mes më të mirave të Europës.

Për shumë vite ka drejtuar edhe klubin Vllaznia me shumë seriozitet. Mbetet një emër i madh që meriton shumë respekt e vlerësim për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.

Trofe te fituara
– Në vitin 1966 do të fitonte Kupën e Republikës me ekipin e Partizanit
– Në vitin 1971 do të fitonte Kupën e Ballkanit po me ekipin e Partizanit
– Në sezonin 1971-72 do të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Republikës me ekipin e Vllaznisë.
– Në sezonin 1971-72 / 1973-74 shpallet kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë.

Ndeshje me Kombetaren
08/04/67 Germany 6-0 Shqiperi
14/05/67 Shqiperi 0-2 Jugosllavi
12/11/67 Jugosllavi 4-0 Shqiperi
17/12/67 Shqiperi 0-0 Gjermani
14/10/70 Poloni 3-0 Shqiperi
13/12/70 Turqi 2-1 Shqiperi
17/02/71 Shqiperi 0-1 Gjermani
12/05/71 Shqiperi 1-1 Poloni
12/06/71 Gjermani 2-0 Shqiperi

KARRIERA SI TRAJNER
– Në vitet 1973- 79 ka punuar si trajner tek Vllaznia duke bashkëpunuar me trajnerin Xhevdet Shaqiri.
– Në vitet 1978- 91 trajner pranë ekipeve kombëtare, atë “Shpresa” dhe U18 duke bashkëpunuar me trajnerët Shyqyri Rreli, Petraq Ikonomi, Aurel Vërria etj.
– Në vitin 1984 kryen kursin për trajner në Coverciano (Itali).
– Në vitet 1973-2004 ka punuar si trajner profesionist, inspektor e sekretar klubi tek Vllaznia. Njëkohësisht në periudha të ndryshme ka qenë edhe anëtar i Komisionit
të Disiplinës pranë FSHF-së.
– Në sezonin 1982-83 fiton titullin kampion me Vllazninë si trajner.
Cmime dhe tituj:
-Në vitin 1967 ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti” ndërkohë që në vitin 1974 ka marrë titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
-Në vitin 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar” dhe po këtë vit ka marrë edhe titullin “Krenaria e Qytetit të Shkodrës”.
-Në vitin 2004 është nderuar nga FSHF me titullin “Nderi i futbollit shqiptar” ndërkohë që në vitin 2019, me rastin e 100 vjetorit të klubit Vllaznia, u nderua nga
Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
– Fitues i anketës “11-shi i artë”, organizuar me rastin e 80 vjetorit të KF Vllaznia.
– Fitues i anketës “11-shi më i mirë i shekullit”, organizuar nga FSHF më 1998.

In English language
Ramazan Rragami (born 3 April 1944 in Shkoder, Albania) was a former national football player and coach for Albania. He is also one of KS Vllaznia Shkoder’s most notable players of all time. recently is a member of The Disciplinary Commity affiliated with The Albanian Football Federation.Ramazan Rragami has a brilliant career as a player as well as a coach in the national and international arena.

He started playing with Vllaznia, Shkoder,his native town at the age of 16. This career continued until 1967 year in which he was recruited by Partizani team of Tirana playing there until 1970. In 1970 returns to his home team Vllaznia where he wins in 1972 both the league title and League Cup. In the final of league cup, Rragami scores 7 times from the penalty box, twice during regular time and five more times when the match was decided on penalty kicks after an aggregate tie. It is worth noting that this is the first time and last when a player scored all penalties for one team. Until then FIFA regulations allowed one player to execute all penalty kicks after a regular game tie. FIFA has chsnged the rule since now Different players are required to do the execution.Rragami made 20 appearances for the Albania national football team from 1965 to 1973.

Ramazan Rragami started his career as football coach when he was still playing in 1972. After finishing his career as a player he started as a full-time coach with KS Vllaznia where he won the league in the 1982-1983 season. at the same time he was the assistant coach for the Albania national under-21 football team, which reached the quarter finals of the Euro 84.

They became the only Albanian team in any level to qualify for a competitive tournament.Ramazan Rragami than studied in Coverciano in Italy where he received his coaching certification in one of the most prestigious coaching schools in the world.
_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve qe ne vitin 2013

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here