Rauf Pojani, “Guri trim me fletë” | Aktori i vogël i filmit të Kinostudios!

0
506

Rauf Pojani!
Aktor i stafit te femijeve ne filmin shqiptar te Kinostudios “Shqiperia e Re”

Brezi i rritur me filmin e Kinostudios, patjeter qe kujton akoma sot, pas shume kohesh, batuten “O Guri, o trim me flete”, apo tjetren “forca Kike, jepi Kike” !!!

Dikur ne filmit shqiptar, femijet kishin nje vend te vecante, dhe roli i tyre, kontributi ishte mjaft domethenes. Mjaft prej tyre rane ne sy me rolet qe misheruan ne film, por jo te gjithe vazhduan rrugen e aktrimit.

Njeri nga ky grupim ishte edhe “Guri” i filmit “Mengjese lufte” , ai djali i vogel me zerin paksa te ngjirur, kembezbathur me ate pushken e drujte ne sup, me figuren e nje lideri te atij grupi femijesh ne kete film.

Rauf Pojani lindi ne Pogradec ne vitin 1962.
Bie ne sy te regjisoreve te filmit si nje femije i shkathet, camarok, i kalitur, fiks sikur eshte nxjerr me porosi nga ai brezi i femijeve qe u rriten dhe u burreruan para kohe gjate luftes.

Dhe ja tek nis rrugetimi i tij ne vitin 1972, ne filmin “Kapedani”. E kush nuk e mban mend batuten “forca Kike, jepi Kike” ne nje skene ku perkrah tij eshte aktori i madh, i paharruari Albert Verria ?

       
Ai po i lexon gjyshit , xha Sulos, gazeten, por nderkohe deshiron t`i bashkohet bashkemoshatareve te tij qe po luajne me top, andaj per te shkurtuar kohen e leximit “hidhet” nga nje lajm ne tjetrin porsa gjyshi i tij fillon te dremise.

Nje vit me vone, me 1973, do te interpretoje perseri nje rol fare te vogel, episodik ne filmin “Brazdat” , ku do te kete perkrah dy gjigandet e aktrimit shqiptar, Ndreke Lucen dhe prap Albert Verrine. Edhe ketu gjithashtu ka nje skene duke lexuar gazeten……

Filmi qe do t`a beje ate me te njohur do te jete “Mengjese lufte” ne rolin e Gurit ne vitin 1977. Tani ai do te jete 14 vjec, teksa luan kete personazh qe do t`i “ngjitet per trup”, e te cilin do te dije t`a interpretoje me mjeshtri. “Perse e hoqe kapelen kur kaluan gjermanet ?
“Per respekt”! / “Po kur kalova une”? / “Per respekt”!

       

     

             

Tamam respekt, per aktorin e “vogel” Rauf Pojani, edhe pse me pas, jeta e tij do te marr drejtim tjeter me ate te kinematografise. Gjithsesi, ai nepermjet pelikules ka mbeter pergjithnje ne kujtesen e spektatorit te filmit shqiptar e madje duke gezuar respektin e tyre si dikur ai “Guri, trim me flete” i kinemtografise sone!

© Material i rezervuar |Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 8 qershor 2024
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply