Raundi i 9-te i turneut eliminator per Kupen e Botes.
Shqiperia kesaj radhe jo vetem qe zhgenjen por ishte e shperfyturuar.
5-0 e turpshme per vete faktin si u luajt ndeshja sidomos 30 minutat e para. Te gjithe lojtaret te pajustifikueshem ne vecanti vazhdon forma tejet e dobet e sulmuesit Uzuni. Edhe kesaj radhe ngjasoi “me nje send te humbur ne fushe”. Mbetet enigme aktivizimi i ketij lojari ne formacionin startues.
He pra, Cikalleshi kishte deklaruar qe do japim gjithcka ne fushe, do vdesim atje…….gjithsesi FSHF duhet te gjeje nje zgjidhje immediate ne te ardhmen ne menyre qe te evitohen paraqitje te kesaj natyre dhe lojtareve te tille qe perfaqesojne Kombetaren ne futboll, pa ego, pergjegjesi e ndergjegje, te demoralizuar te mos merren ne konsiderate.

Ne kete jave te eliminatoreve bien ne sy disa rezultate te thella si ajo e Gjermanise qe i shenoi 9 gola Litenshteinit te gjore, Rusia 6-0 Qipros, Kroacia 7-1 ne Malte, Franca 8-0 Kazakistanit, Turqia 6-0 Gjibraltarit duke hapur pretendimet e tyre per kualifikim, e mandej Maqedonia 5-0 Armenine qe pretendonte deri para 2 turnesh, Anglia 5-0 Shqiperise dhe Uellsi 5-1 Bjellorusise.
Ngecin Suedezet ne Gjeorgji dhe perfiton Spanja nga ky hap i gabuar. Edhe Portogalia e C. Ronaldos nuk shkon me larg se nje 0-0 e “thate” qe i vendos ato akoma ne diskutim. Skuadra “azzurra” e Italise nuk arrin te fitoje ndaj rivaleve ne keto eliminatore perfaqesueses Zvicerjane, madje Jorginho ne minuten e 90-te humbet nje 11 metersh kontroversial. Gjuajtje e tij ishte nje e gabuar e paparashikuar, prej nje diletanti, ku topi perfundon disa metra siper traverses!!! Megjithate italianet duhet te kene kujdes tek golaverazhi qe deri tani eshte +2 ne favor te tyre nderkohe zvicerjanet presin te henen e 15 nentorit ndonje “dhurate” nga Irlanda e V qe pret pikerisht ne Belfast Italine kampionen e Europes ne fuqi.

Finlanda mund Bosnjen dhe tani enderron per kualifikim ne boterorin e saj te pare. Ne fitoren 8-0 te Frances, Mbappe` shenon 4 gola dhe dergon francezet ne Katar. Mire edhe Belgjika. Norvegjezet leshojne 2 pike ne Oslo ndaj Letonise dhe Holanda flake tutje mundesine e kualifikimit 1 jave para perfundimit. Nga 2-0 lejon te barazohet 2-2.

Nje Holande teresisht ndryshe ne planin e zhvillimit te lojes, teresisht kunder edhe me deklaraten e Van Gal qe kishte thene se do e kthej perfaqesuesen ne nje makine garash ne Formula 1 (!) Perkundrazi ishte nje loje e “ngordhur”, e ngadalte, e lexueshme ndaj nje kundershtari qe edhe pse u ndodh 0-2 ne Podgorice, pati me shume energji, deshire, ego dhe diti ta barazoje rezultatin me plote merite 2-2. Ka kohe qe Holanda ka dale krejtesisht jashte natyres se lojes tradicionale te futbollit te saj te paraqitur me pare. Loja e shpejte dhe gjeometrike e pasimeve tashme ka mbetur nje kujtim nostalgjik. Mungon forca goditese ne sulm, fantazia dhe kreativiteti ne mesfushe, pa permendur nje mbrojtje filtri i se ciles nuk funksionon kurrsesi ndaj kujtdo kundershtari. Keshtu u ndodhi edhe sot kur brenda 3 minuta pesuan 2 gola duke flakur tej kualifikimin dhe duke humbur qetesine perpara ndeshjes decizive ne Oslo kunder Norvegjise ne javen mbyllese te ketyre eliminatoreve.


Pese jane skuadrat e kualifikuara deri tani ne boterorin e Katarit 2022: Gjermania; Danimarka; Franca; Brazili si dhe Katari si vend organizator.
Rezultatet:
E enjte 11 nentor 2021
Gr A
Azerbaixhan – Luksenburg 1-3 / Irlande – Portugali 0-0
Klasifikimi:
1. Portogali 17 pike / 2. Serbi 17 pike / 3.Luksenburg 9 pike
4. Irlande 6 pike / 5.Azerbaixhan 1 pike
Gr B
Gjeorgji – Suedi 2-0 / Greqi – Spanje 0-1
Klasifikimi:
1. Spanja 16 pike / 2.Suedia 15 pike / 3. Greqia 9 pike
4. Gjeorgjia 7 pike / 5. Kosova 4 pike
Gr. H
Rusia – Qipro 6-0 / Malte – Kroaci 1-7 / Slovaki – Sloveni 2-2
Klasifikimi:
1. Rusia 22 pike / 2. Kroacia 20 pike / 3. Slovaki 11 pike
4.Slovenia 11 pike / 5. Malta 5 pike / 6. Qipro 5 pike
Gr. J
Armenia – Maqedonia e V. 0-5 / Gjermani – Lihtenshtein 9-0
Rumani – Islande 0-0
Klasifikimi:
1. Gjermania 24 pike / 2.Maqedonia 15 pike / 3.Rumania 14 pike
4.Armenia 12 pike / 5.Islanda 9 pike / 6. Lihtesnsheini 1 pike
E premte, 12 nentor 2021
Gr. C
Italia – Zvicerr 1-1 / Irlanda e V. – Lituania 1-0
Klasifikimi
1. Italia 15 pike / 2.Zvicerr 15 pike / 3.Irlande V. 8 Pike
4.Bullgaria 8 pike / 5. Lituania 3 pike
Gr. F
Moldavi – Skoci 0-2 / Austri – Israel 4-2 / Danimarke – Ishujt Faroe 3-1
Klasifikimi:
1. Danimarka 27 pike / 2.Skocia 20 pike / 3.Israeli 13 pike
4.Austria 13 pike / 5.Ishujt F. 4 pike / Moldavia 1 pike
Gr. I
Andorra – Polonia 1-4 / Angli – Shqiperi 5-0 / Hungari- San Marino 4-0
Klasifikimi:
1. Anglia 23 pike / 2.Polonia 20 pike / 3.Shqiperia 15 pike
4.Hungari 14 pike / 5. Andorra 6 pike / 6. San Marino 0 pike
E shtune, 13 nentor 2021
Gr. D
Bosnje H. – Finlande 1-3 / France – Kazakistan 8-0
Klasifikimi
1. Franca 15 pike / 2. Finlanda 11 pike / 3.Ukraina 9 pike
4.Bosnja H. 7 pike / 5. Kazakistani 3 pike
Gr. E
Belgjike – Estoni 3-1 / Uells – Bjerusi 5-1
Klasifikimi:
1. Belgjike 19 Pike / 2.Uellsi 14 Pike / 3.Rep Ceke 11 pike
4.Estonia 4 pike / 5.Bjellorusia 3 pike
Gr. G
Norvegji – Letoni 0-0 / Turqi – Gjibraltari 6-0 /
Mali i Zi – Holande 2-2
Klasifikimi:
1.Holande 20 pike / 2. Turqi 18 pike / 3.Norvegji 18 pike
4.Mali i Zi 12 pike / 5. Leto nia 6 pike
___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve 13 nentor 2021
Material i rezervuar ©
Follow us: Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/