Rebelimi i personazheve dhe Kinostudio “Shqipëria e Re” | Fejton!

0
876

Fejton
Ky shkrim satirik, te cilin po e bejme publikisht, fshikullon të metat dhe anët e dobëta në jetën e në veprimtarinë e disa regjisoreve, njerëzve te artit skenik te cilet paten fatin e madh dikur te punonin ne sherbim te popullit, ne Kinostudio e ne TVSH , ndersa sot disa prej tyre pretendojne si te vetat te drejtat e autoresise, teresisht te paqena, duke manipuluar dhe shtremberuar te verteten si prone e shtetit dhe popullit shqiptar “under public domain”!

Dihet boterisht se Shqiperia qeverisej nga nje sistem komunist dhe socializmi reale, sistem ne te cilin nuk ekzistonte prona private dhe madje ushtrimi i saj denohej me ligj. Sot ajo mund te tingulloi absurde por ne te vertete cdo gje ishte prone e perbashket socialiste, dhe ketu nuk bente perjashtim as arti i shtate, si prone e shtetit shqiptar dhe sovranit te tij.

I.
Duke ecur ne bulevardin e ketij qyteti, syte me zune nje reklame te madhe, aty fare prane qendres, ngjitur me nje park, ose tamam tek lulishtja kryesore e qytetit, aty ku mblidheshin te gjithe dhe qe s’kishte njeri qe te mos kishte qene e pakta nje here ose te mos kalonte aty ne ate vend.

Iu afrova stendes qe mbante afishen dhe vazhdova te lexoj:
“Diten e Hene, ne oren 13:30, ne godinen e Kinostudios “Shqiperia e Re”, do te takohen mbas me shume se 30 vjeteve, te gjithe personazhet dhe karakteret e misheruara ne filmin shqiptar.
Pjesemarrja e lire”.
Kaq! Asnje sqarim me gjate!

Po Kinostudio ishte mbyllur dhe si do te mblidheshin aty ne nje vend qe ishte destinuar per dicka tjeter?
E per cfare do te mbidheshin aty?
Cili ishte qellimi?

Kurioziteti dhe njekohesisht deshira e madhe per te takuar ato personazhe me te cilet ishin rritur breza te tere, me tundonte dhe ashtu vendosa te merrja pjese.
E hena nuk vonoj, dhe ja ku u gjenda ne rrugen drejt asaj godine ku kishte qene njehere Kinostudio, shtepia me e madhe e filmit shqiptar, suksesi i se ciles, per kohen ishte i pa imagjinueshem, ne perpjestim me popullsine, numri i filmave te prodhuar ne vit ishte rrekord!

Nga larg arrita te dalloj nje turme te madhe mu perpara godines. U afrova duke u bashkuar me turmen .

II.

Oh cfare nostalgjie, cfare emocionesh me pershkuan tek veshtroja aty te gjithe ato tipa qe ishin interpretuar nga aktoret tane te mrekullueshem.
Po, aty kishin ardhur te gjithe, pozitivet dhe negativet .
Ja xha Suloja , kapedani i fameshem, nderroj vend pasi ne krah kishte ate kryetarken, vajti me tej e u takua me Beqon, mikun e tij me te mire.
“Po ku je o Beqo”, u degjua teksa po i thonte.
“Na i thave syte o Sulo kapedani”, ia priti Beqo me ate zerin e tij te ngjirur..

Nderkohe, degjoheshin gjithe te tjeret teksa takoheshin me njeri-tjetrin:
“Sotir Bakerxhiu, ose shkurt Tirka, mesuesi me simpatik i zones”!
“Hej, tenente Gurabardhi”!
“Mazllem, c`kemi” ?
“Bartolomeo Peliceli, per shkurt Pela” – vazhonte akoma te prezantohej ai ushtari italian
“O Lilo labja ore hejjjj! O Lilo” – therriste Jaho!

Ja dhe Mirjami, ajo spikerja delikate tek “Radiostacioni”, u takua me ate shkrimtarin:
“Une shpesh kam folur per te gjithe keta tipa ne radio”;
“E natyrshme, perderisa ai ishte radiostacioni mbreteror”;
“Po ti perse akoma flet keshtu ? Edhe ti ke qene pjese e atij stacioni, keni patur rubriken tuaj”;
“Fatkeqesisht, po” – degjohej dialogu i tyre!

Ja dhe ai fanatiku i “Ciftit te lumtur”, kishte ardhur aty se bashku me gruan, brigadierin e tij dhe natyrisht me hallen qe ne ate moment po e merrte lemza…..
“Ca ke halle, a te meti gja n`fyt a”?
Pastaj iu drejtua gruas se tij:
“Ti a e din se me vjen inat kur kollitesh”?
“Po”!
“Atehere, pse e ban pra”?
“Po jam e ftohur mor”!
“Maje, majeeee”!
“Do te ngrihem te flas dhe do t`i godas! O zakone prapanike qe do ua ve shqelmin do ua ve” dhe tenton t`i shkel gruas se tij kemben…..
Pastaj kur shikon qe sapo i erdhi i biri i kthehet atij:
“He more, edhe ketu prap vone ti” ?
“Lere ore rinine te defrehet. Mos e mbyllim rinine si pula nen kosh…” nderhyri aty per aty brigadieri
“Uh! A ndieve hall sa bukur e tha”? “Tamam, se iku ajo kohe kur rinia u mbyllte nen pule si koshi….”
E shoqja u qesh me te madhe dhe me pas u teshtit….
“Mbaje”! “Mbaje se po baj nje gja qe….. por syte i shkuan tek babai i vajzes, nuses se ardhshme te djalit te tij “zevzek”!

“Une vazhdoj te jem i indinjuar me ju, sepse e hani fjalen si salcice, e dredh fjalen si me qene tel mor ta marrsha”.
Te gjithe per rreth filluan te qeshin dhe thane njezeri:
“Ouu, jemi dakord”!!!
Jam dakord u degjua tek tha edhe Pelivan Mizkali!
Po, po ai vete ishte, edhe pse vitet kishin bere te veten….
Fanatiku ia kishte ngulur syte dhe i habitur sikur po e pyeste “po juve nuk po ju njoh… me dukeni jashte skenarit si personazh“?

“Po une jam re gjiza, me fal regjizori” tha shoku Pelivan duke iu marre pak goja, dhe vazhdoi me tutje te spjegohej

“Nderkohe ne baze te nje marreveshje “nen banak me qeverine demokratike” dhe partnerin e propagandes se partise ne pushtet, ACROMAX, te shokut Alderr Pini, se bashku me nje grup shokesh jemi bere njekohesisht edhe i zoti dhe padronet tuaj, per te mbrojtur plotesisht “te drejtat” tani e tutje, ato te drejta qe u mekemben nga regjimi komunist” perfundoi Mizkali duke fshire me dore djerset e ftohta qe i kishin mbuluar fytyren jo te sincerte ne ate moment te tij dhe qe linte te nenkuptonte tamam me fshirjen e nje dickaje….

“Kush ? Si? Qysh? Tek? reagoi Fanatiku duke mbetur ashtu i shtangur dhe teresisht i habitur ngaqe nuk kishte kuptuar asgje .

Ne fakt cili ishte ne gjendje te kuptonte ate cfare po ndodhte me fatin e personazheve dhe filmave shqiptare, pas ardhjes se te ashtequajtures demokraci dhe sidomos mbylljes se shtepise kinematografike?!

Mbase kjo eshte edhe arsya e mbledhjes ketu, mendova….

“Tashti ne shekullin e 19-te….eshte bere 21-ti baba (e korigjoi i biri), po pra 21 baba, sateliti iu sull gjithsise dhe ate, ate, ate, qe sapo thate ju as nuk e ndiva e as nuk e lexova gjekundi”.

“Te nderuar familjare dhe i nderuar shoku Pelivan regjisori. Une, si fanatik se bashku me personazhet e tjere ne filmin “Cifti i lumtur” jemi krijim i komedianit te mirenjohur shkodran Bik Pepa, si fillim ne formen e nje skeci, e me pas u be film komedi nga Kinostudio “Shqiperia e Re”, prone e perbashket e shtetit dhe popullit shqiptar, teresisht te lire pa asnje padron apo zot sic po pretendoni. Halla duke e terhequr nga prapa nga fundi i xhaketes i thote: “Ulu ma, se po na prish pune”

“Dio mio quando sei un bell….. imbroglione” tha ushtari italian qe ndodhej aty afer.


“O rrote, thirri menes” – vazhdoi Shabani i filmit “Shtigje te luftes” , mbasi kishte degjuar gjithcka e mesa duket e kishin ngacmuar fjalet e regjisorit te mirenjohur, padronit te ri!
“Leri llafet Shabano”
“Medemek tina na qenke…… padroni i filmit tone ”?  thane njezeri personazhet ne “Shtigje te luftes” !
“Pa fute nje cik hunden ketu”!
Te gjithe filluan te qeshnin me te madhe

“Jo ore jo. Ne jemi krijuar per popullin, jemi krijuar per te qene te lire nuk jemi shitur as tek turku, as tek italiani, as tek kapidani dhe jo me t`i jepemi ACROMAX”, u degjuan pese zerat e trimave tek filmi “Besa e kuqe”.
Mua m`u degjua sikur po thonin : “……jemi te rrethuar dhe nga momenti ne moment presim te pershkohemi nga plumbat e tradhetareve”

Pak me tutje u degjua nje e thirrur:
”Na more ketu, vetem ne Paris blihen lulet me para, ketu lulet i hane gomeret”.
Ta merr mendja se kush ishte, zoti nen prefekt, Fotaqi qe po rrinte bashke me Shazivarin dhe kryetarin Xhevo!
Ky i fundit sapo e pyeti : “E zgjidhe ate punen e “Hartmanit” ? Xhandari qe qendronte pas tyre, ia priti: “Po ajo eshte qemane zoti kryetar”!
“Jo qe… qe… qemane”, ia ktheu Shazivari, duke iu marrre goja, “por ne duhet ti themi pi.. pi.. pi..piano”!
Perseri u degjuan te qeshura.

“Care osht ky garrumbull ktuna mer ti cun” ?
Me pyeti dikush nga prapa. Solla koken dhe c’te shoh, Qazim Mulleti, dora vete .
“Me falni zoteria juaj” – i thashe, “ne fakt nuk e di, por mbase do na e spjegoj dikush pak me vone….. “. Nuk arrita ta mbaroj fjalen kur prefekti vazhdoj:
“Shife, shife! Cina je ti mer zatni se nuk po te njoh”?

“Vallahi”, ia ktheu e shoqja Hajria, – kokrra e katnarit mbete. Care po t’lypet mer ti”?

“Jo, jo” nderhyra une. S’ka problem. Nuk jam asnje nga personazhet”, vazhdova, “por jam thjesht pjese e popullit, artedashesi qe u rrit duke iu ndjekur ju te gjithe, dhe sapo lexova reklamen ne qender te qytetit , i shtyre nga kurioziteti renda ketu te marre pjese. Me keni munguar shume” perfundova dhe ndjeva se syte me ishin mbushur me lot nga nostalgjia.

“E shef ere Hajrie” ?
“E shof ere Qazimo e shof” !
Me tutje zoteri Qazimi perfundoi duke me thene:
“Katnaria osht e pafajshme! E kina na per detyre t`ja spjegojme se care osht…demokracia”

III.
Kur ja perpara te gjitheve po dilnin dy burra, dy personazhe qe me zgjuan menjehere kujtesen. I pari ishte ai, po, po e njoh ate burre fisnik, ishte vete ai Dhaskal Todri, mesuesi i nderuar i gjuhes shqipe. Ai mesa duket ishte ngritur edhe njehere dhe kishte ardhur nga ane e anes ketu ne kete miting.

Pas tij ecte Sefedini, plaku i mencur i “Gjeneral gramafonit”. Ishte pikerisht mesuesi i nderuar i gjuhes shqipe, zoti Dhaskal qe e kishin nderuar per hapjen e ketij tubimi.

Keshtu ia filloj: “ Te dashur miq, kjo godine ku jemi mbledhur ketu, u ndertua ne vitin 1952, nga nevoja e popullit per te patur nje shtepi filmi, u ndertua nga populli per vete popullin. Gjithashtu ju e dini te gjithe se ka qene shtepia jone, e gjithsejcilit prej jush, ketu u lindem dhe nepermjet projektorit ne fillim dhe ekranit me pas, shkuam tek cdo shqiptare, tek cdo vater e tyre, dhe me kalimin e kohes, pame se sa shume na donin ata, na pershendetnin ne rruge me batutat tona e per cudi vazhdojne akoma sot edhe pse kane kaluar vite te tera.

Kohet kane ndryshuar, dhe jo vetem qe kemi ngelur po ai numer karakteresh deri ne fund vitet’90, pa krijimin e ndonje si dora jone, por na e moren edhe godinen, shtepine tone, ate qe populli e kishte destinuar per ne. Qeverite e ardhura ne pushtet dhe politikanet, duke shfrytezuar perpjekjet, sakrificat e ketij populli, enderren e tij per te ndertuar nje demokraci te paster perendimore, shpiken ligje, rregulla, per te zbatuar synimet e tyre djallezore , duke abuzuar e shfrytezuar deri ne maksimum cdo gje qe u sjell perfitim, pushtet e pasuri, te fshehur mbas petkut te demokracise, tamam si ai ujku me lekure dele.

Jo vetem qe na flaken jashte ne rruge nga ku po bredhim qe 30 vjet e kusur, por akoma me tutje na konsiderojne si te rrezikshem, gjoja perhapim propagande dhe ideologji komuniste. Madje u propozua edhe nga disa kineaste te na vinin shenje dalluese tamam ashtu sic benin nazistet me hebrenjte ne kampet e perqendrimit!

“ Ah ore zoti Dhaskal, po puna e komisarit eshte lojaaa” , ia priti kapter Ramiu! “
E dija qe ne fillim! Pikerisht keto kineaste, nenkuptojne dicka tjeter me ate propozim, mbasi shpejtuan menjehere te na privatizonin si prodhim dhe krijim i tyre, e duke na bllokuar shfaqjen tone tek publiku” – perfundoje kapteri, i cili njihej nga te gjithe si nje anti-komunist qe ne ate sistem!

“Ashtu eshte ne te vertete” – vazhdoj mesuesi i nderuar i popullit. Nje gje duhet te dini o vellezer e motra, eshte vetem preteksti per te na censuruar, se ne fakt po tentohet te na heqin te drejtat publike. Me mbylljen e shtepise se filmit “Shqiperia e Re” si prone e padiskutueshme publike e popullit shqiptar, te bere dhe te krijuar nga ky popull, per vete kete popull, ne mbetemi jetime, si Suloja dhe Jace te lulekuqeve, mbetemi ne meshiren e fatit , mbetemi ne doren e ndonje personi te pandergjegjeshem, te atij qe gjoja do te mbroje filmin shqiptar, te personit qe do te shfrytezoje emrin, qe dikur u caktua te punonte si regjisor ne Kinostudio, dhe sot pretendon te jemi mall privat i tij, sikur na prodhoj ne bahcen e tij .

Mbetemi ne meshire te fatit, te nje tregu piraterie, madje ndofta deri edhe rrjeti i ndonje grupi mafioz i lidhur me politiken qe perdor te gjitha format e zaptimit dhe perdorimit per te nxjerre perfitime monetare ne cdo fushe te jetes shqiptare, ashtu edhe ne ate te artit. Vete koha po zbulon nje taktike te tille tinzare banditeske. E tere jeta shqiptare eshte perfshire ne nje korrupsion te papare.

Ndaj u mblodhem sot te na degjoje populli, vetem ai gezon te drejtat mbi ne. Pa ndihmen e tij ne nuk do te mundemi te vazhdojme ekzistencen”.

Me pas foli Sefedini: “O popull, sa shume gjera behen ne emrin tend, biles edhe naltmadhnia flet ne emrin tend. Nje njeri mund te mashtroje nje tjeter per nje kohe, mund te mashtroje edhe nje popull per nje fare kohe, por nuk mund te mashtroje kurre nje popull te tere, per gjithe jeten”.

Dikush nga turma thirri “poshte satrapet” .
Me pas te gjithe duartrokiten!

“Me leje, me leje” – u degjua ai bullafiqi, babai i vajzes tek Cifti i lumtur!
“A e di si asht puna? Dhe filloi te kerciste dy gishtat…..
“Une per vete jam plotesisht dakord”!

Nderkohe ai fanatiku iu drejtua turmes : “Po ju atje, a jeni dakord” ?
Pooo! – u degjua turma!

“Ah sikur te kishim ca pijavica” nderhyri Beqoja.

   

“Mos e fshih koken tende te zgjebosur pas shkembit, o saliste te protopapeve…..” – ia priti Arifi, fshatari i ndershem i cili ishte genjyer qe me pare, por tani ndjehej me i mashtruar se kurre!

“Po me Kinostudion c`paten ? He de me thoni, c`te keqe u bente ajo e flamusor…..tha ai plaku qe akoma “kishte mbetur tek ajo ura”…..dhe Shahini qe kishte zene vend prane tij, u largua i nevrikosur.

“Ore, per te gjetur nje vend ku te qendrojme, do gjehet se s`ben, por puna eshte te gjejme nje shtepi te vertete. Mos degjoni Shahinin ju se ai i tille ka qene gjithnje dhe te tille ka edhe sot plot” – u pergjigj xha Loni nga triptiku “Kur zbardhi nje dite”.

“Mbaruam o shoke, mbaruam” – vazhdoi Shahini.
“Mbylle ore qurravec” – nderhyri komisari partizan, akoma me doren e fashuar!

IV.
Tamam ne ate kohe, diversanti antipatik, ai me mustaqe te medha, krahu i djathte i Curr Pejes, nen ze, duke i shkelur syrin, iu drejtua Dhaskal Todrit: “Popullin e kemi me vete”!

Ajo peshperime e tij, gjithsesi nuk mundi tu shpetonte vesheve te personazheve te tjere. Ishte ai momenti kulminant kur tere, ndjenin te njejten gje. Deshironin te shkeputnin lidhjet me baballaret e tyre qe femijet e tyre te djeshem, pasi i shiten pa asnje pendese, sot, me mburrje dhe tahmaqare, i binin gjoksit me grusht po per ate atesi!

Personazhet e mbijetuar nga censura e djeshme, nuk donin me te bashkejetonin me ata regjisore, qe dijet e shkolles me mik, i paten braktisur dhe i vetmi talent i tyre ishte spiunlleku, personazhet kerkonin pavaresine nga njerez , karaktere rolesh e kolege, kerkonin pavaresi, nga shitja e padrejte e tyre nderkohe qe erdhen ne jete per t`i dhuruar artin falas popullit, kerkonin pavaresine nga faqet e nxira te facebook-ut ku cdo injorant e quante veten administrator dhe e vetmja dije rreth artit ishte “Copy” / “Paste” / “Save” dhe “Upload”.

Nuk mund te mos ishte nje kerkese e perbashket per te patur nje vend te merituar diku ku as do shiteshin e bliheshin! Ku askush nuk do fliste ne emer te tyre perkundrazi, per ta do te flitej vetem me respekt e mirenjohje.
Ku aktoreve por edhe kengetareve e artisteve te tjere do u festoheshin ditelindjet e do u beheshin homazhe ne perkujtimore e pervjetore!

Salla pati marre flake!

Xha Sulo, ishte mbeshtetur fort pas karriges se tij e me sy te trembur vezhgonte majtas djathtas se, gjate kesaj euforie, mbase ndonje kukumjacke shfaqej nga asgjekundi me ndonje pale gershere ne duar!

Mato Grudes i ishin ndezur syte dhe fytyra i ndriconte. Ishte gati te bertiste me te madhe “Kollitu Hofman!”

Ate cast, pas meje, Fahredinmunaliu, nipi i madh i plakut Mere, u ngrit ne kembe dhe akoma pa folur, i imponoi heshtjen salles qe ta degjonte.
Ai njeri me trupin e gjate, e vrazhde fytyren burrerore te gdhendur nga dhimbjet dhe dimrat e pafund te fshatit Harun,mbushur me respekt e perulesi per gjyshin, Zotin e jetes se tij i u drejtua te pavdekshmit Mere Fizi

“ O gjysh i madh! Kush me mire se ti mund ti jape drejtim kesaj pune? Ngrehu o gjysh i madh e shiko se sa shume te tjere kaq te vegjel para teje jane ketu e nuk nxitohen te shprehen para teje. Na trego cfare eshte e sakte te bejme o gjysh” ?

Mere Fizi, me mjekrren e gjate e me trupin e dobet, u ngrit me ndihmen e nipit te tij te madh. I hodhi veshtrimin e tij te frikshem e dhelperak tere te tjereve.

Heshtje!

“Po shoh se jeni te tere ketu evlaterit e mi. Edhe ju shemrat me shejtanin ne bark, he he he….. ketu jeni edhe ju. Ne kete dynjane time te vogel, shoh se shejtani i paska marre mendjen ca jeziterve e tallet me ta dhe ata, u braktisin e me pas u shesin! Dhe ne pas tyre, duke u zgerdhire, shimber jezit shimberllari, diten me vjen rrotull per te peshtyre ne kafene time e naten per te me fikur kandilin.

Degjoni ketu ju, evlater e cuperlina, degjoni edhe ju jeziter te pabese qe i kini shitur shpirtin shejtanit:
Ne, do te vemi te tere tek “Kinematografia Shqiptare”!
Aty do kemi ate qe na takon

Mirenjohjen!

Aty as nuk do shesim e as nuk do shitemi e askush nuk do tallet me emrin e Fizeve”!
Duke i drejtuar shkopin me rrathe Dhaskal Todrit, vazhdoi:

“Germat e tua do kendohen e do kuptohen nga tere shqipot”!
“Fotografia jote me Kananin moj femer e shtigjeve te luftes, do mbetet gjithnje kujtim e njerezit do e shohin me respekt”!
“As me gjuhen tende qe te vjen e te iken nuk do tallet njeri o memec i Operacionit “Zjarri”.

Me degjuat Skender Guri? Nebi Surreli? Sulo mitralieri? Degjuat ju, ti Mesonjese dhe ti Kryetarke? Ti Zonje nga qyteti me tet bije Melin? Edhe ti atje Robert Camcakezi, Bepin e Islam, me degjuat? Pjeter Mustakuqi, Mato Gruda o i biri i Zigurit, Curr Peja i biri i murtajes, me degjuat?

Te tere u ngriten ne kembe,te entusiazmuar dhe plotesisht dakord te vazhdonin jetesen tek “Kinematografia Shqiptare”.

Para se te ndiente mbi supet e drobitura duart e kujdesshme te nipit te tij, i pavdekshmi Mere Fizi, iu drejtua Halit Beratit “Merre nje here ate avazin o evlat e ma shlodh shpirtin e lodhur nga lugesia e kesaj dynjaje”…

V.
Pak me tutje dallova kater vete te shkeputur, atje menjane qe po degjonin me shume vemendje! Po, po ato nuk ishin karaktere, ishin persona te vertete. Po, po tani po i dalloi qarte. Ishin pikerisht ato, qe i kishin shitur shpirtin shejtanit, dhe kishin kohe qe me regjisorllekun e tyre po skenonin Jude Iskariotin e koheve moderne. Ishin ato Kudret Çasti; Saim Kumbulla; miku i shokut Manush “Gershera”, anetari i birose, Mevlut Shashka  qe sillet varavinga neper panele te televizioneve duke deshmuar “bemat e Belul Gjeraqines. Nderkohe personi i 4-te ishte dora vete Pelivan Pilo Mizkali ….o zot e pa besueshme! “edhe ti ore Brut” do te thoshte Cezari i madh i romes antike ne kete rast per kete njeri.

Dikur Partia e kishte derguar te studionte ne Cekosllavaki, per tu bere nje kuader i denje i saj, ashtu si edhe te tjeret, i mesonin te ishin te bindur, te edukuar me mesimet e Partise te udhehequr me frymen rrevulucionare, e te zbatonin cdo direktive qe vinte nga lart per ne Kinostudio!

Njerez te tille te pa skrupullt, me zemer te kalbur, ishin trajnuar se si ta dridhnin, si t`i pershtateshin situates ne cdo kohe tamam si kameleonet, ambientit te natyres.

“E degjon se c`behet? Terrci e verrci si ne Kullen e Babilonit” – po i drejtohej Kudreti kolegut te tij, Pelivanit. Ai ushtari rus qe e degjoi ia ktheu menjehere : “Kulla e sat`eme”!

“Po daleni o vellezer” – u hodh Mizkali, ai qe ne fakt njihej si nje person i matur. Por nene Mrika, ajo malesorja trime qe tashme ishte lidhur me besen e kuqe, te atyre 5 djemve te vrare ne pabesi, iu drejtua: “O Ukakeqe”! Hiqni priten ndaj filmit, hiqni dore nga ai veprim djallezor, largoni censuren, se ke pune jo vetem me Mirditen por me tane Shqipnin! Nese ne te vertete do te donit te mbroni filmin dhe ne te gjitheve, atehere nuk do te lejonit kurrsesi te mbyllej Kinostudio, shtepia jone e dashur”!!!

Kudreti, donte te thoshte dicka, por e la fare se e pa qe askush nuk po ua varte me!

“Ke kapele ti Pelivan” ? – nderhyri me shaka Gezimi i madh i humorit, ai personazhi i punetorit te portit qe vinte nga filmi “Udhetim i veshtire”. “Blijeni, keshtu qe sa here t`ju dale perpara “Kinematografia Shqiptare” , te heqesh kapelen me respekt perpara atyre zoterive!!!

Une nuk dija cte thosha!

Nje pyetje me lindi vetvetiu: Si ka mundesi qe Kinostudio u mbyll pa as me te voglen pengese apo ndonje rezistence, te ngjashme me ate cfare u be per mbrojtjen e Teatrit Kombetar? Perse nuk u krijua nje aleance aktore-regjisore per mbrojtjen e Kinostudios?

Isha diku midis dy boteve, midis dy jeteve. Isha brenda nje kinemaje qe ndonese ne terr kuptoje qe salla e saj e erret ishte e mbushur me emocione, isha aty brenda perballe kompjuterit ku nje profil i emeruar “Bunker” , pa ndjenja me rruge djallezore shiste po te klikoje mbi nje film apo portret. “Bunker” (nga i ati tek i biri), si per te ironizuar fatin e keq te shqiptareve dikur, viktima te ketij bunkeri famekeq, censurave, njollen ne biografi, luften klasore…..

Po me merrej fryma.

U degjua ai zeri i “fatorinos” teksa i tha xha Sulos:
“Ej ti aty. Fike ate cibuk”, se i zure frymen djalit!
“As qe e kam ndezur fare moj……! Yh c`plak zevzek”!

U largova nga ajo salle dhe hyra ne faqen “Kinematografia Shqiptare” , nje faqe publike e lindur nga pasioni i nje grupi shokesh per artin skenik shqiptar, ne vecanti Kinemane, me deshiren e mire per ta prezantuar ate dhe percjellur tek brezat e ardheshem, tek te gjithe artedashesit shqiptar punen dhe krijimet e pamohueshme te artit tone skenik, te artisteve dhe aktoreve te cilet pikerisht kjo faqe i kujton me nderim dhe rrespekt per te mbajtur gjalle ate qe u krijua me munde,djerse e sakrifica .

Tashme ishin aty te tere, ne ate film te gjate, ne rolin e jetes se tyre. Po mendoja se, te pakten, ketu kam kinemane time te dikurshme.
Mu kujtuan fjalet e aktorit te madh, Agim Qirjaqit ne dramen ”Hije te nates”: “Une po kerkoj te shperndaj mjergullen e zeze qe te ka mbuluar shpirtin. Te te mesoj te verteten. Ne ketu jetojme ne nje pellg te ndyre dhe nuk eshte e mundur ta gjejme ate. Jemi ngjitur si ato guaskat pas fundit te nje anije qe na merr me vete dhe na shpie drejt shkaterrimit te plote. Duhet nje fuqi e madhe per tu shkeputur qe andej dhe per te gjetur TE VERTETEN !!

Pas vetes ndjeva nje ze femije: “Xhaxhi! Te lutem, do me futesh ne kinema te shoh filmin?”
Ktheva koken. Askush…

Nga Pjerin Bj & Arian Muraj
(C) Material i rezervuar | U rishikua ne 3 Gusht 2023
__________________________

Krijuar nga vete administratoret e faqes “K.Sh” e cila mban autoresine e vertete. Filluar ne nentor 2019 dhe perfunduar ne mars 2020 .

Ju ftojme qe ky tekst brenda mundesive dhe deshires se gjithsejcilit, duke permendur burimin nga eshte marre, te ndahet dhe te perhapet sa me shume ne faqe te ndryshme “on line” , per hir te nje vertete te paster, kristal!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here