Redaktorja Fatbardha Demi!

0
663

Fatbardha Demi
Redaktore, skenariste

Lindi ne Tirane me 17 qershor 1950. Ka kryer studimet ne Universitetin Shteteror te Tiranes ne degen gjuhe-letersi. Punoi disa vjet si redaktore ne Televizionin Shqiptar TVSH dhe qe nga viti 1986 filloi te punoi si redaktore e filmave dokumentare e kronikale ne Kinostudio “Shqiperia e Re”. Ka shkruar edhe vete disa skenare per filmat “Per mot me shume”; “Lojrat tona”; “Manush Alimani” etj. Paralelisht u mor edhe me publicistike dhe me perhapjen e kultures kinematografike duke bere disa shkrime ne organet qendrore te shtypit letraro artistike sic ishte “Skena dhe Ekrani”, “Drita” etj. U mor gjithashtu me propagandimin e filmit shqiptar duke organizuar ne qytete te ndryshme te vendit jave te filmit dokumentare, organizim anketimesh te ndryshme shkrime per kinematografine boterore etj.

Vazhdoi akoma me tutje edhe deri aktualisht me publicistike dhe shkrime te ndryshme me teme historike te origjines dhe prejardhjes se Shqiperise. Mund te permendim librin e fundit te saj ne 2016 “Sellenizmi, besimi qe sundon boten”.
Shkrime te tjera: “Emri parahistorik i Zotit, ne Boten moderne”
“Miti i origjines se Pellazgeve hyjnore”; “Dora qe zbulon simbolin 12.000 vjecar te besimit”; “Shqiponja, simboli me i lashte i besimit ne Euro-Azi”; ”Shteti i pare grek eshte themeluar nga shqiptaret” ; “Deshmitari Dardan i Manastirit te Decanit”; “Perendesha me e fuqishme e te gjitha kohrave” etj.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten – qershor 2020
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – A. T Hoxha / Toena 2002 / f. 91. ; Lajme te tjera te seleksionuara nga portale shqiptare “online”.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here