Regjisori i teatrit Milto Kutali

0
176

Milto Kutali
Regjisor teatri.

Lindi ne Tirane me 4 shtator 1960. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve ne degen e regjisures ne vitin 1986. Fillon pune me pas si pedagog i departamentit te regjise ne kete institut dhe qe nga viti 2003 deri ne vitin 2007 ishte pergjegjes i departamentit Regji-Skenografi-Koreografi dhe Teori Teatri.

Formimin e metejshem profesional e zhvilloi ne Itali, Gjermani e Rumani.
Spikati qe me shfaqjet e vena ne skene nga studentet si : “Zi e me zi” (1987) te K. Floqit; “Udha e kthimit” (1994) te O`Neil; “Gof” (1997) e A. Pashkut; “Kesulkuqja shqiptare” (1999) veteautor fitues i cmimit ne Festivalin Ballkanik ne Selanik.

Ne menyre te natyrshme ai kaloi ne shfaqje jashte Akademise se Arteve, me Trupat e Teatrove Profesioniste .

Ka realizuar mbi 40 projekte teatrore ne disa teatro shqiptare , me te shumtet ne skenen e Akademise se Arteve, me Teatrin Kombetar, ne Teatrin Shqip te Shkupit, ne disa teatro te Kosoves.

Prirjet e tij anojne me teper nga satira dhe komedia, por ka vene ne skene edhe drama e tragjedi si “Morsa” e Pirandelos; “Ylli pa emer” e Sebastjanit; “Elektra” e Sofokliut.
Ne vitin 1996 vuri ne skene pjesen “Rinoqeronti” te Joneskos. Ne vitin 2000 vendos komedine “Vdekja aksidentale e anarkistit” te Dario Fo-se. Vazhdon me komedine “Nje burre me trendafil ne Atelier 31” po te D. Fo-se.

Krahas autoreve te njohur nga dramaturgjia boterore ai solli ne skene edhe disa pjese nga autoret shqiptare. Keshtu ne vitin 2002 “Hijesina” e Islamit; dramatizimi i vepres se mirenjohur te I. Kadarese “Gjenerali i ushtrise se vdekur” vendosur ne teatrin e Gjilanit ne Kosove ne vitin 2001, solli nje casje te vecante ku fiton permase elementi ironik e sarkastik , tehuajtja ne formen shpotitese kundruall misioneve politike te inkriminuara qe fshihen nga sloganet humane dhe logjika okulte e perligjies se dhunes ……

Kane gjetur njemendesime joshese edhe dramatizimi i noveles “Doktor gjilpera” e F. Konices ne Teatrin “Skampa” te Elbasanit , nen titullin “Te fortet” ne vitin 2003.
Po ne vitin 2003 ve ne skene per here te pare ne Kosove operen “Dasma arbereshe” te Rauf Dhomit me Operen e Kosoves

Ne vitin 2004 fiton titullin “Profesor”

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 2 shtator 2022
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 256

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here