REGJISORET & STAFI FILMIK PRAPA KAMERAVE!

0
917
Adriana Elini Xhajanka

Respekte te pafund për punen kolosale, sakrificat dhe dedikimin tuaj në Kinostudion “Shqiperia e Re”!

Regjisorë, operatorë, montazhierë, piktorë, skenografë, producentë, ekonomistë ………..

Ky album fotografik, i dedikohet atyre që jane arkitektet e filmit dhe teatrit shqiptar, emrat e të cileve ne fakt jane të lidhur me Kinostudion “Shqiperia e Re”, prone e padiskutueshme e popullit shqiptar. Në kete album do te perpiqemi të shplurosim nga harresa rregjisorë, operatorët dhe skenaristët, pra stafin prapa kamerave. Nje album që i dedikohet nje stafi të tërë filmik, komponente kryesorë ne xhirimin e një filmi.

Normale qe ne kete album, nuk pretendeohet te jene permendur te gjithe pa perjashtim. Eshte nje pune e madhe, voluminoze qe kerkon kohe, dhe nuk mund te kryhet plotesisht ne nje dite te vetme, megjithate, vete ky album profili do te pasurohet me informacion dhe foto here pas here, derisa do te marre nje forme te mjaftueshme…

Emra te medhenj qe nga rregjizoret e pare deri tek gjenerata e arte me Viktor Gjiken, Dhimiter Anagnostin, Vladimir Priftin, kryesisht ato qe bene historine e skenes, duke kontribuar ne KINOSTUDIO “SHQIPERIA E RE” (PARA VITEVE `90-te)

Nje perkujtim, me nderime dhe shume respekt per ata qe nuk jetojne me!!


Kinematografia Shqiptare (Facebook). Krijuar ne Nentor 2015
Burimi i informacionit: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha. Te gjitha fotot ne kete album jane kontribut i administratoreve te nxjerr nga filmat shqiptar.

Linku i albumit ne Facebook : https://www.facebook.com/media/set/?vanity=ksh.faqjazyrtare&set=a.1090867980973069

“Kinematografia Shqiptare”
prill 2016; 2019; 2020


ADRIANA ELINI XHAJANKA

Kineastja shqiptare

Adriana Elini Xhajanka Adriana Elini ben pjese ne plejaden e grave qe ju perkushtuan Kinemase shqiptare.
I perket brezit te dyte te rregjizoreve te montazhit qe filloj pune ne fundin e viteve `50-te dhe u be rregjizore e filmit dokumentare per tri dekada ne te cilet mund te permendim “Kole Idromeno”;

“Qylymat tane”; “Arti i lashte”; “Mjeshter te ri”; “Toke e begate”; Me pushke e pene per Memedhene” ; “Manush Alimani”; “Cdo vije nje vizatim”;
Adriana me dashuri dhe perkushtim per profesionin u ngjit nga rregjizore montazhi ne rregjizore e filmit dokumentare, dhe per mese tri dekada krijoj vlera te padiskutueshme ne artin skenik.

Mbi 40 filma dokumentare e artistike, reportazhe, kronika te ngjarjeve te kohes mbajne firmen e kineastes Elini-Xhajanka, e cila gjate karrieres se saj u nderua me disa cmime.

Pervese anes artistike filmat e saj kane edhe vlere historike, pasi deshmojne nje periudhe kur liria e mendimit dhe e shprehjes mungonte, te beje art ishte e veshtire.

Ajo u lind ne Tirane me 3 Prill 1937. Kreu studimet ne Fakultetin e Histori-Filologjize dhe ne vitin 1958 emerohet ne Kinostudion “Shqiperia e Re” , fillimisht si rregjizore montazhi. Ne vitin 1967 ajo punon per filmin artistik “Horizonte te hapura” e me pas “Estrada ne ekran”.
Nje vit me vone (1968), realizon dokumentarin e pare si rregjizore “Universiteti yne” .

Per kritikat e Kinemase dhe Filmat qe realizoj Adriana Elini nuk u orientua nga tematika te medha sllogane, pllakate por beri pikturen e bashkohesise.

Nderroj jete ne vitin 1994.


BUJAR KAPEXHIU

Bujar Kapexhiu Ka lindur më 22 mars 1944 në Tiranë. Eshtë regjisor, skenarist karikaturist dhe aktor i mirënjohur. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar, për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete, si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste”, në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, ku ishte autor teksti dhe konferencier,

Pas Festivalit të 11 punon në prodhim. Pastaj menduan se ky djalë u edukua dhe e kthyen në Kinostudio, ku në vitin 1975 u hap studio e filmit të animuar, në të cilën punon aty për 10 vjet, pastaj kalon në filmin artistik. Filmi i parë vizatimor është “Pika e ujit”, 1976. Për realizimin e tij bashkepunon për herë të parë si regjisor, me Tomi Vaso si operator dhe piktorin Vlash Dobroniku. Pas tij realizon filmin “Zhgarravina” i cili mbahet si filmi i parë i bërë me vizatime, në teknikën klasike të “Walt Disney”.

Pra ai krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë, duke u vlerësuar me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll,Turqi,1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979, si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984.
Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë, në shumicën e të cilëve është skenarist, ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe “Pipiruku”, personazhi i dashur për fëmijët, i ndërtuar prej tij. “Pipiruku pret 2 miq”, u vlerësua me çmim të dytë, në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit ’85, iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë, duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër, xhiroi katër filma artistikë: “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.

Ndersa si aktor ai eshte shfaqur ne filmin “Duel i heshtur” ne vitin 1976, fare i ri kur ishte akoma student. Me pas ai interpreton edhe ne tre filma te tjere k under rolet me te spikatur mbetet ai i Ilo Pincit, shahistit dhe ekspertit te mbilljeve ne “Dy here mat” (1986)

Filmi
Si regjizor:
Edhe ashtu edhe kështu (1989) ; Stolat në park (1988); Tela për violinë (1987) ; Dy herë mat (1986) ;

Vizatimore
Kaliza e grurit (1976) ; Lisharsi (1976) ; Majlinda dhe zogu i vogël (1976); Pika e ujit (1976) ; “Autogol” (1981); “Kur shefi merr flake” (1980) ; “Shgarravinat”; “Pipiruku” etj

Si skenarist:
Edhe ashtu edhe kështu (1989) ; Dy herë mat (1986) ; Autogol (1981) (Vizatimore); “Kur shefi mer flake” (1980) (Vizatimore)

Interpretime
Duel i heshtur (1967)….Bepini; Gjurma (1970)……; I teti në bronz (1970)….. Spiro Qendro; Dy herë mat (1986)…..Ilo Pinci
—–
K.Sh – Mars 2014
*Burimi: Informacion i nxjerre online dhe pershtatur per faqen, si dhe nje interviste e dhene nga vete artisti


DHIMITER ANAGNOSTI

Dhimiter e Roza Anagnosti Autori i rreth 20 filmave shqiptare, mes tyre pelikula shume te dashura për publikun si “Lulëkuqe mbi mure” apo “Përrallë nga e kaluara” mban titullin “Nderi i Kombit”. Per punen e tij ne kinemane shqiptare. Dhimiter Anagnosti është dekoruar me motivacionin si njeriu dhe autori qe përmes filmave te tij shënoi një pike referimi ne artin shqiptare. Vete Anagnosti, ia kushtoi një vlerësim trupës se teknikeve me te cilët realizoi filmat, por dhe bashkëshortes se tij, Rozës. “Gjoleka djali i Abazit” prodhim i vitit 2006, është filmi i fundit qe ka realizuar regjisori, prodhim i cili u prit mjaft mire nga publiku

Ai eshte regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar, ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës më 23 janar 1936. Mbaroi shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi. Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematgorafike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Dhimiter Anagnosti

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Dhimiter Anagnosti

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali. Regjisori është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike

FILMOGRAFIA :
• Gjoleka djali i Abazit (2006)
• Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
• Përrallë nga e kaluara (1987)
• Gurët e shtëpisë sime (1985)
• Kujtime nga Gjirokastra (1983)
• Vëllezër dhe shokë (1982)
• Në shtepinë tonë (1979)
• Monumenti (1977)
• Lulëkuqet mbi mure (1976)
• Kur hiqen maskat (1975)
• Cuca e maleve (1974)
• Përjetërsi (1974)
• Motive nga dita e diel (1973)
• Malet me blerim mbuluar (1971)
• Parafabrikatet (1970)
• Plagë të vjetra (1968)
• Duel i heshtur (1967)
• Komisari i dritës (1966)
• Njeriu kurrë nuk vdes (1961)


DHIMITER PECANI

Dhimiter Pecani Dhimitër Pecani lindi në Korçë më 3 shkurt të vitit 1945.

Ne historikun e Kinematografise Shqiptare, Dhimiter Pecani njihet si regjizor dhe aktor. Mbasi kreu studimet në ILA në degën e dramës, në vitin 1966 emërohet aktor në Teatrin Popullor. “Debatik” do te jete filmi i pare i tij deputues ne vitin 1961. Gjithashtu mund te permenden disa role në karirerën e tij ne 8 filma artistike te tjere si aktor, psh Nazimi tek “Shokët”, Dritani “Ngjarje në fabrikë”, Ndou “Cuca e maleve”, Agroni “Studentja e vitit të fundit”, Shpendi “Tokë e zjarrtë”, etj. Ai ka luajtur edhe ne keto filma: “Ne vinim nga lufta” – (1979); “Përse bie kjo daulle” – (1969) ; “Oshëtime në bregdet” – (1966);Vitet e para (1965); “Perballimi” etj

Por suksesin më të madh e pati si regjisor, duke vënë me sukses afro 20 pjesë, si p.sh “Gjëmimi i atij dimri”, “Miq të paftuar”, “Një dimër i shkurtër”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Rajmonda”, Dy zotërinj nga Verona”, “Ezopi”, etj.

Qe nga viti 1990 jeton ne France. Ka nje rikthim ne vitin 2003 ne Teatrin Kombetar per te rivene ne skene komedinë “Karnavalet e Korçës”.
Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.


DIANA DIAMANTI

Diana Diamanti Diana Diamanti (1948-1994). Kur përmendet ky emër, kolegët kujtojnë me përulësi një artiste që para se të bëhej pioniere e filmit të animuar, kishte shërbyer në terrenin e filmit të gjatë artistike si operatore.

U lind më 15 korrik 1948 në Vlorë, ndërsa vitin e fundit të gjimnazit e ka mbaruar në Gjirokastër. Studimet për Gjuhë Letërsi në Tiranë i kreu në distance. Ka kryer kursin e kulaifikimit per operatore prane Kinostudios “Shqiperia e Re” . Ne vitin 1969 fillon pune si asistente operatore prane artisteve me te njohur ne kete larmi.

Fillimet e para në sheshin e xhirimit Diana Diamant i pati si aktore në disa sekuenca të shkurtra filmike, psh tek “Ngadhenjim mbi vdekjen”; “Prita”; “Fillim i veshtire”. Nga këtej e për 27 vjet ajo iu përkushtua punës si operatore për filmin e animuar, dokumentar por edhe për kronikat.

Nga dokumentaret mund te permendim: “Valbona” (1976); “Mjeksia popullore” (1977); “Feste e gezuar “ (1978) etj. Me pas edhe ne filmat vizatimore, 35 prej te cileve ka realizuar si operatore janë “Trëndafili magjik” (1993), “Erinda dhe kukulla” (1979), Ka punuar si asistente operatore në filmat “Brazdat” (1973), “Mimoza llastica” (1973), “Operacioni Zjarri” (1973), “Kapedani” (1972), “Guximtarët” (1970), duke punuar përkrah regjisorëve kryesorë të kinemasë shqiptare si Kristaq Dhamo, Gëzim Erebara, Muharrem Fejzo.

U nda nga jeta në vitin 1994 në Tiranë nga një sëmundje e rëndë. Kamera e saj cilesohet si lirike dhe poetike me kendeveshtrime te larmishme. Shpesh ajo levizte ne elemente komike dhe humoristike duke perdorur edhe nje game te gjere ngjyrash, nje kompozicjon ideofigurativ domethenes.
——
Burimi kryesisht online: faqe dhe gazeta shqiptare & nje interviste e aktores Elvira Diamanti, per motren e saj Dianen si dhe libri “”Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – J. Papagjoni ? f. 85.
2014 – K. Sh.


ESAT OKTROVA

Esat Oktrova Esat Oktrova, regjisor, Artist i merituar (1930-2001)

Esat Oktrova, u lind në Pogradec më 28 prill 1930 dhe vdiq në Tiranë më 21 mars 2001. Mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në Korçë. Më pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në këtë kohë fillon karriera e tij në fushën e aktrimit, veçanërisht në Estradën e Ushtarit në Tiranë, ku bie në sy talenti i padiskutueshëm. Pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral të Moskës, në Fakultetin e Regjisë, pas përfundimit të të cilit u emërua fillimisht si regjisor e më pas si edhe si Drejtor i teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Esat Oktrova hyri në teatrin “Migjeni” me një formim të konsoliduar si regjisor. Njihte traditat më të mira të teatrit shqiptar që kur studionte në degën e Dramës të liceut artistik “Jordan Misja” dhe arritjet e teatrit botëror nëpërmjet spektakleve të teatrove më të shquara të vendeve të ndryshme, me të cilat ishte njohur gjatë studimeve të larta në Fakultetin e Regjisurës. Në atë fakultet ai fitoi një kulturë profesionale bashkëkohore për teorinë e regjisurës gjithashtu dhe për artet e tjera të domosdoshme për përgatitjen e shfaqjeve skenike si: muzika, artet figurative, arkitektura, skerma, historia e mendimit teatror botëror etj. Në teatrin “Migjeni”, Esat Oktrova punoi nga viti 1960 deri në vitin 1967. Në veprimtarinë e tij krijuese në atë teatër, spikasin:

I. Shfaqjet e inskenuara në teatrin “Migjeni”

1. “Histori irkutase”, dramë nga A. Arbuzov 2. “Këneta”, dramatizim i romanit më të njëjtin titull të Fatmir Gjatës. 3. “Mësuesja”, pjesë nga G. Kellbakian. 4. “Plaku i maleve” (Bajram Curri), dramë nga Ton Shoshi dhe Zef Pali 5. “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, komedi nga Eduardo De Filipo 6. “E bardha dhe e zeza” dramë nga Fadil Paçrami 7. “Njerëz të brezit tonë” dramë nga Vasil Kumani 8. “Njerëz të thjeshtë”, dramë nga Ibrahim Uruçi 9. “Shtëpi kukulle” (Nora), dramë nga Henrik Ibsen 10. “Migjeni”, dramë nga Ton Shoshi 11. “Si u kalit çeliku”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Nikollaj Ostrovskit. 12. “Zekthi”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Etel Vojniç. 13. “Para agimit”, dramatizim i romanit me të një njëjtin titull të Shefqet Musarajt. 14. “Zekthi”, rivënie në skenë e spektaklit. 15. “Nora”, punim i betejave me shpata në dramën dhe vënien e Andrea Skanjetit.

II. Rinovime shfaqjesh të repertorit të teatrit të vëna nga regjisorë të tjerë.
1. “Shtatë shaljanët”, dramë nga Ndrek Luca 2. “Shtrëngata” dramë nga Aleksandër Ostrovski 3. “Shërbëtori i dy zotërinjve”, komedi nga Karlo Goldoni 4. “ Trumbetjerja”, dramë nga E. Sallinski 5. “Zekthi”, bashkautor në xhirimin e telefilmit për Televizionin Shqiptar, mbi bazën e spektaklit të teatrit “Migjeni” 6. Regjia e tre koncerteve për Festivalin e këngës për fëmijë në Shkodër

III. Autorësi veprash të shkruara për teatrin “Migjeni”, nga Esat Oktrova

1. “Këneta”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 2. “Zekthi”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 3. “Para agimit”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 4. “Si u kalit çeliku”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur

IV Puna si drejtor i teatrit Migjeni

Në vitin 1966 Esat Oktrova emërohet drejtor i teatrit “Migjeni”, detyrë të cilën e kreu deri në shtator të vitit 1967, kur u transferua në Institututin e Lartë të Arteve (sot Akadamia e Arteve) në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe është përpjekur për mbarëvajtjen e punës së teatrit, duke qenë gjithnjë në përkrahje e bashkëpunim të ngushtë me regjisorin e sapoemëruar Serafin Fanko, që e zëvendësoi.

Esat Oktrova

V. Puna si regjisor – pedagog

Në fillimin e viteve ’60 të shekullit të kaluar teatri shqiptar (dhe ai i Shkodrës) ruante trashëgiminë e teatrit amator, karakterin natyralist të tij dhe mungesën e profesionalizmit. Esat Oktrova në teatrin “Migjeni” bëri një punë të madhe pedagogjike me aktorët për t’i shkëputur nga mënyra e vjetër e interpretimit që karakterizohej nga deklamacioni, të bërtiturat, loja natyraliste dhe folklorike e për t’i futur në rrugën e interpretimit bashkëkohor, realist, profesional e me nivel të lartë artistik. Për këtë, paralel me procesin krijues, regjsori i pajisi ata me njohuritë bashkëkohore të mjeshtërisë së aktorit, duke kthyer kështu teatrin në shkollë për interpretuesit. Artistët e talentuar të teatrit “Migjeni” si : Tinka Kurti, Lec Bushati, Bep Shiroka, Roza Anagnosti, etj. e kanë pohuar se shkollën e mjeshtërisë së aktorit që nuk e kishin e kanë kryer më Esat Oktrovën.

VI. Interpretime të Esat Oktrovës në skenën e teatrit “Migjeni”
Oktrova ka interpretuar rolin e Zekthit në shfaqjen me të njëjtin titull, i dubluar më vonë nga Serafin Fanko.

VII. Vlerësime për krijimtarinë e Esat Oktrovës në teatrin “Migjeni”

1. Në Festivalin e dytë kombëtar të teatrove, të dyja shfaqjet e paraqitura: “Histori irkutase” dhe “Këneta” kanë marrë çmimin e parë si spektakle. “Histori irkutase”, ka marrë dhe çmimin e parë për regjinë më të mirë. 2. Spektakli “Plaku i maleve”, është përzgjedhur nga të gjitha teatrot për t’u shfaqur në festimet e 50 vjetorit të Pavarsisë në vitin 1962. 3. Spektakli “Zekthi” ishte shfaqja e parë teatrore që shërbeu për përgatitjen e filmit të parë televiziv shqiptar, prodhim i TVSH. 4. Shfaqja “Histori irkutase” është vlerësuar nga studiuesit si kthesë e teatrit (jo vetëm të Shkodrës) drejt interpretimit dhe regjisë bashkëkohore. Kjo shfaqje, “Këneta”, “Plaku i maleve”, “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, Shtëpi kukulle” (Nora), kanë hyrë në fondin e historisë së teatrit. 5. Vlerësime për shumë shfaqje të përmendura më lart janë pasqyruar në organet qëndrore të shtypit të kohës, si: gazeta “Bashkimi”, “Drita”, “Puna”; revistat : “Ylli “, “Miqësia”, Nëntori” “Shqipëria e re”, që botohej në gjuhë të huaj) etj. Të gjitha këto i bënë të njohura arritjet e teatrit “Migjeni” në rang kombëtar. 6. Për rezultatet në krijimtarinë e kësaj periudhe, Esat Oktrova mori titullin: Artist i merituar.

VIII Veprimtari e Esat Oktrovës për shkollën e artit skenik dhe teatrin mbarëkombëtar si regjisor, pedagog, studiues dhe teoricien.

Në Shtator të vitit 1967 Esat Oktrova u transefrua në Tiranë me detyrën e kryetarit të Degës së Dramës (sot Fakulteti i Artit Skenik) në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1968 – 73, u emërua shef i Sektorit të Teatrove dhe Estradave në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Në vitin 1973 u kthye përsëri për të vazhduar detyrën e kryetarit (dekanit) në Degën e Dramës.

IX PUNA SI DREJTUES DHE PEDAGOG

Në qoftë se në teatrin “Migjeni” Oktrova u dallua si regjisor-pedagog, ku krahas krijimtarisë kryente dhe punë pedagogjike me trupën për të realizuar idenë e tij se teatri duhej të ishte dhe shkollë, në degën e Dramës ai u dallua si drejtues dhe njëkohësisht pedagog –regjisor për të vazhduar idenë se shkolla e artit skenik duhej të ishte dhe teatër, pra e lidhur ngushtë me krijimtarinë e artit skenik. Për ta realizuar këtë ide, atij iu desh të luftonte empirizmin dhe prakticizmin në punën mësimore të këtij institucioni me një jetë akademike pakvjeçare, për ngritjen e nivelit teorik të saj.

Esat Oktrova

1. Për këtë ai u mor me hartimin, shqyrtimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të planeve e programeve mësimore, veçanërisht të lëndëve profesionale: mjeshtëri aktori dhe regjisurë si për shkollën ashtu edhe për kurset pasuniversitare të udhëhequra prej tij. 2. Dha vetë shembullin për hartimin e leksioneve të shkruara nga pedagogët. 3. Mbi bazën e tyre u hartuan tekstet e para, ku Oktrova dha kontribut të veçantë: a) në tekstin “Mjeshtëri aktori” ishte autori kryesor (me bashkautorësi), përpunues dhe redaktor shkencor, b) teksti “Probleme të mjeshtërisë së regjisorit”, u botua postmortum nga familja. 4. Ishte iniciator i organizimit të sesioneve shkencore të degës së artit dramatik, ku ka përgatitur kumtesa për artistë të shquar si A. Moisiu, N. Frashëri etj. 5. Ka treguar kujdes të veçantë për përsosjen e metodave të mësimdhënies me studime dhe zbatimin e tyre në praktikën mësimore. 6. Luftoi për t’i dhënë shkollës fizionomi kombëtare, për të përgatitur aktorë që t’i përshtateshin kërkesave të teatrit me fizionomi kombëtare. Këtë e arriti duke u mbështetur në dramaturgjinë kombëtare, në aktivizimin e aktorëve të shquar të teatrit në mësimdhënie, në takimet e studentëve me aktorë, regjisorë e personalitet të teatrit. 7. Duke e konceptuar shkollën e artit skenik si teatër, bashkë me trupën pedagogjike, provimet e studentëve i organizoi si shfaqje teatrore ku interpretuan së bashku pedagogë dhe studentë, siç ishte rasti i shfaqjeve: “Fillim pranvere” dhe komedia “Tufan në dovlet”, të cilat u nderuan me çmime në Javën e Teatrove. 8. Është themelues i Degës së regjisurës në fakultetin e artit skenik. Për këtë ka kryer studimin përkatës, ka hartuar planin dhe programet mësimore dhe ishte drejtuesi i parë i saj. 9. Përveç punës drejtuese ka qenë vazhdimisht pedagog i dy lëndëve kryesore profesionale: “Mjeshtëri aktori” dhe “Regjisurë”, në të gjitha kurset e profilit të aktorëve dhe regjisorëve dhe në të dy kurset pasuniversitare të regjisë dhe të kritikëve e skenaristëve. 10. Ka udhëhequr dy kurse pasuniversitare një vjeçare.

X Shfaqje të inskenuara

Në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia)
1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull i Fatmir Gjatës, shfaqje me pedagogë e studentë. 2. “Tufan në dovlet”, komedi nga Luan Qafëzezi, shfaqje me pedagogë e studentë. 3. “Mësim nga historia”, dramë nga Luan Qafëzezi, shfaqje me pedagogë dhe studentë 4. Këneta”, dramatizim, punë kursi me studentët për aktorë
Në teatrin Popullor
5. “Bashkë me agimin”, dramë nga Kol Jakova 6. “Kështu të dua”, komedi nga Pëllumb Kulla 7. “Tufan në dovlet”, komedi nga Luan Qafëzezi
Në teatrin “A. Moisiu”, Durrës
8. “Marga”, dramë nga Loni Papa 9. “Njeriu me top”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Dritëro Agollit.
Në teatrin “Bylis”, Fier
10. “Poemë për tokën”, dramë nga Esat Oktrova e Luan Qafëzezi.

X Veprimtaritë mbarëkombëtare Festivale e Koncerte

1. Regjia e koncerteve të festivaleve folklorike kombëtare të viteve 1968, ’73, ’78, ’83 në Gjirokastër (regjia e hapjes së festivaleve, e vendosjes së grupeve të zgjjedhura në skenë, e paradës së kostumeve në stadiumin e Gjirokastrës, koncertet me numra të zgjedhura në Teatrin e Operas e në Pallatin e Sportit në Tiranë, regjia e grupeve të rretheve të ndryshme etj.) vetë ose me bashkautorë. 2. Regjia e disa koncerteve në rang kombëtar për jubile e përvjetore (koncerti i 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, i 30 vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve, 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, etj.). 3. Regjia e disa koncerteve të fjalës artistike, të dekadave të majit, të koncerteve me artistë të rretheve që jepnin shfaqje në Tiranë etj.
XII Krijimtari artistike e shkruar për skenën
Esat Oktrova ka vazhduar të shkruajë dramatizime. 1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull, të cilin e inskenoi vetë në skenën e Akademisë 2. “Njeriu me top”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull, të cilin e inskenoi në Teatrin Popullor, Gjakovë. 3. “Poemë për tokën”, dramë e shkruar me bashkautorësi të Luan Qafëzezit, inskenuar në Teatrin “Bylis” të Fierit.

XIII Veprimtari studimore shkencore dhe botime

Esat Oktrova ka lënë një trashëgimi të pasur si në fushën e problemve të teatrit ashtu edhe në fushën e pedagogjisë teatrore në këto drejtime: 1. Me kumtesa në sesionet shkencore në rang fakulteti e akademie, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar (në Lugano të Zvicrës) për figura të shquara të skenës si, A. Moisiu, N. Frashëri etj. 2. Kumtesa për përvjetore artistësh të shquar të teatrit si: K. Roshi, S. Prosi, S. Pitarka, V. Manushi, P. Stillu, B. Nelku, R. Arbana etj. 3. Studime për probleme të caktuara që dilnin para Fakultetit të Artit Skenik, si: – Studimi për harmonizimin e lëndëve të kulturës së përgjithëshme me ato profesionale – Nevoja për hapjen e profilit të regjisë – Rrugët për sigurimin e kontigjenteve të reja të regjisorëve – Nevoja për harmonizimin e veprimtarisë pedagogjike studimore-shkencore e krijuese të pedagogëve – Kriteret e pranimit në konkurset e studentëve të dramës dhe të regjisë. 4. Artikuj shkencorë për artin regjisorial dhe probleme të aktrimit, studime kritike për spektakle të veçanta, festivale ndërkombëtare botuar në gazetën “Drita”, “Bashkimi”, revistat “Nëntori”, “Skena dhe ekrani”, etj. 5. Studime e portretizime në formë artikujsh dhe bisedash imagjinare për artistë të shquar shqiptarë, si: A. Moisiu, K. Roshi, M. Popi, S. Prosi, T. Kurti, D. Pelingu, etj. Të botuar në gazetën “Drita” dhe revistën “Shqipëria Radiotelevizion”, etj. 6. Intervista në median e shkruar, Radio dhe Televizione për veprimtarinë e tij dhe të teatrit. 7. Udhëheqje punimesh teorike të studentëve diplomantë dhe oponenca për marrje titujsh shkencorë të pedagogëve, drejtim festivalesh të teatrit dhe tavolinash të rrumbullakta ku diskutoheshin probleme të teatrit mbarëkombëtar.

BOTIME LIBRASH E STUDIMESH
1. “Nga jeta në teatër dhe nga teatri në jëtë”, përmbledhje me studime të kritikut të teatrit I. Hoxha. Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1985 (me bashkautor). 2. “A. Moisiu”, album i ilustruar (me parathënie e shpjegime), Shtëpia Botuese N. Frashëri, Tiranë 1981 ( me bashkautor) 3. “Mjeshtëri aktori”, SHBLSH, Tiranë 1985. (Autori kryesor, përpunues dhe redaktor shkencor). 4. Tetë studime mbi mjeshtërinë e regjisorit botuar në shtatë numra të revistës “Teatër” (Numrat 1, 2, 3, 4 të vitit 1978, numri 5 i vitit 1979, numrat 5, 6 të vitit 1980 dhe revista “Studime mbi artin”, Akademia e Shkencave 1997). 5. Botimi fundamental “Probleme të mjeshtërisë së regjisorit”. Botuar postmortum nga familja. Shtëpia Botuese “Afërdita”, Tiranë 2002.

INTERPRETIME
Esat Oktrova ka interpretuar rolin kryesor në filmin artistik të Kinostudios “Shqipëria e re”: “Zemra që nuk plaken”.

VLERËSIME PËR PUNËN
1. Për kontributin e dhënë në Fakultetin e Artit Skenik (ku punoi deri në ditën e fundit të jetës) Esat Oktrova është vlerësuar si një nga themeluesit e drejtuesit e shkollës sonë dramatike. 2. Për studimet, hulumtimet dhe njohuritë e gjera për teatrin shqiptar e botëror njihet si studiues dhe teoricien i teatrit. 3. Për rezultatet e punës pedagogjike, shkencore dhe krijuese është nderuar me titullin shkencor “Profesor”, me titullin “Qytetar nderi” i Pogradecit, vendlindjes së tij si edhe me titullin “Qytetar nderi i Shkodrë, qytetit ku nisi veprimtarinë dhe karrierën e tij artistike .

——-
Burimi: WIKIPEDIA.


ESAT TELITI

Esat Teliti Esat Teliti është një regjisor dhe aktor i mirenjohur. U lind më 27 dhjetor të vitit 1950 në Kavajë, ne nje familje pa tradita ne fushen e artit, megjithate me kembengulje dhe nje perkushtim arriti te pranohej ne Insitutin e larte te Arteve ne Tirane ne degen e aktrimit (sot Akademia e Arteve te Bukura) , ne degen e drames ku studioj gjate 1969-1972. Ne vitin e trete i ofrojne n je rol por te rendesishem ne filmin e njohur “Yje te neteve te gjata” ne krah te aktoreve te medhenj si Tinka Kurti, Sander Prosi, Pandi Raidhi etj. Menjhere pas rolit te suksesshem te djalit te nene Pashakos, i ofrohet nje tjeter rol kryesor ne filmin televiziv “Korrieret”.

Per nje aktor fare te ri ne moshe karriera nuk kish se si te fillonte me bukur. Pas ketyre dy roleve vjen edhe nfryshimi i papritur, Esat Teliti e le aktrimin. Ai enderronte te futej ne Teater (Kavaja nuk kishte si qyetet teater) por nuk ka fatin e tille. Megjithate e caktojne gjithsesi asistent rregjizor ne Radio-Televizion (1972). Televizioni ishte i ri sapo i krijuar pune rreth 4-5 vjetesh dhe kishte nevoje per prurje te reja. Qendron vetem nje vit asistent per te vazhduar me pas per rreth 30 vjet si rregjizor. Eshte specializuar per regjisure filmi ne vitet 1975 – 1976. Mban titullin “Mjeshter i madh” qe nga 2012.

Esat Teliti

Ne Televizionin Shqiptar, ka punuar ne te gjithe sektoret e ketij institucioni dhe është marre me realizimin e te gjithe llojeve te emisioneve, qe nga kronika e deri tek filmi artistik.

Ne film si aktor:
• Korrierët interpreton rolin kryesor, KIO – (1976) (TV)
• Yjet e netëve të gjata interpreton rolin e METOS, njerit prej djemve te Pashakos – (1972)

Regjisor
• Me hapin e shokëve film artistik televiziv, xhiruar per here te pare me studio levizese me 4 kamera – (1979) (TV).


GEZIM KAME

Gëzim Kame Gezim Kame i perket rregjizoreve te brezit te arte te skenes shqiptare, sidomos ne zhanrin teatral, por ai ka interpretuar edhe disa role ne filma si aktor, ndonese jo shume.

Ka lindur ne Tirane me 7 Nentor 1947, regjisor i karrierës, ish-drejtori artistik dhe i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, tridhjetë vjet ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe trembëdhjetë vjet dekan i këtij fakulteti. Në vitin 1969 ai studioi per dramaturgji në Institutin e larte te arteve në Tiranë. Pas diplomimit ai ka vazhduar te punoje në Institut. Në vitin 1994 filloi të punojë me Teatrin Kombëtar duke rregjizuar ne mbi 30 prodhime, të lëshuar nga kjo skene . Në tetor të vitit 1997, ai u emërua drejtor i saj.

Debuton ne ekran si aktor në vitin 1972 me një rol të vogël në “Ndërgjegja”. Me pas luan edhe ne 4 filma te tjere si aktor. Ne vitin 1978 luan ne filmin “Koncert ne vitin 1936”; ne 1984 e shikojme ne filmin “Nxenesit e klases sime” . Filmi i fundit i zotit Kame si aktor eshte ne vitin 1987 tek “Bninaret” . Ndersa veprimtaria e tij rregjizorjale eshte shume e gjere, duke filluar qe ne vitin 1982 tek komedia e mirenjohur “Shi ne plazh” . Te shumte jane shfaqet ne skenen e teatrit sidomos mbas viteve `90-te dhe 2000, nga ku mund te permendim disa si : “Ishulli i çmendur” (1995); “Lojra në Oborrin e pasëm” (1996); “Gomone” (2003); “Një varr për majorin e mbretit” (2003); “Pjata e drunjtë” (2005);
“Muzeu”; “Të gjithë me huqe” (2009); “Kohë për t‘u çmendur” (2009) etj.

Në jetën e tij private ai është i martuar (në vitin 1978) me Antonelan, te cilet gezojne dy fëmijë.
Rreth vitit 2000 i nderpret lidhjet me Teatrin Kombetar, per te ndertuar nje kompani private “Publimedia” e cila ne fakt nuk pati sukses mbasi nuk gjeti perkrahjen e duhur nga institucionet perkatese, ose me mire nga shteti vete sepse nuk ka nje ligj per teatrot private. Ne vitin 2005 ben realitet nje enderr te tij si një dëshirë dhe ide e një skene të pavarur teatri . “Teatri “Kame”.


HYSEN HAKANI


U linde më 28 korrik të vitit 1932 në Berat. Ai njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër. Në Akademinë e filmit në Pragë, ai mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për t’iu përkushtuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë. Midis filmave të tij shkëlqen filmi “Debatiku”, (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën dhe ku pasqyrohet kontributi i fëmijëve të varfër në luftën Nacional-Çlirimtare, për të vazhduar më pas tek filmi “Toka jonë”, (1963), “Oshtimë në bregdet”, (1966), “Njësiti gueril, (1969), “Ndërgjegjja”(1972), “Cirku në fshat”,(1977), “Mysafiri”, (1979, “Plaku dhe hasmi” (1981), dhe “Lundrimi i parë” (1984), filma që janë ngulitur për të mos u harruar më kurrë në memorien dhe celuloidin e kinematografisë sonë. Filmi i tij i parë është filmi “Fëmijët e saj”, që u realizua në vitin 1957. U nda nga jeta më 7 shkurt 2011.

FILMOGRAFIA
1957 – Fëmijët e saj
1961 – Debatik
1963 – Toka jonë
1966 – Oshëtimë në bregdet
1969 – Njësiti guerril
1972 – Ndërgjegja
1977 – Cirku në fshat
1979 – Mysafiri
1981 – Plaku dhe hasmi
1984 – Lundrimi i parë


IBRAHIM MUCAJ


Lindi në Vlorë më 8 dhjetor 1944, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktrim më 1968.
Fillimisht punoi si asistent regjisor në filmat: “I teti në bronz” (1970) me regji të Viktor Gjikës, “Kur zbardh një ditë” (1971) regji të Pirro Milkanit, “Ndërgjegjja” (1972) i Hysen Hakanit, “Brazdat” (1973) i Kristaq Dhamos dhe “Gunat mbi tela” (1977) i Muharrem Fejzos.
Punët e tij të pavarura regjisoriale fillimisht janë dokumentarët: “Kënga e re” (1971) dhe “Jeta e një përmendoreje” (1974).
Ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me regjisorin Kristaq Mitro në filmat “Tokë e përgjakur” (1976), “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978), “Telefoni i një mëngjesi” (1978), “Liri a vdekje” (1979), “Në prag të lirisë” (1981), “Njeriu i mirë” (1982), “Apasionata” (1983), “Duaje emrin tënd” (1984), “Një djalë dhe një vajzë” (1990). Pas viteve ’90, ai realizoi “Një ditë e mrekullueshme” (2001) në bashkëpunim me të birin, Irvin Muçaj, kurse me pad dokumentarin “Isopolifonia”.
Muçaj ka qenë drejtor i Alba Film Studios, 1995-1997, e më pas pedagog në Akademinë e Arteve, e për një farë kohe drejtor Projektesh në Qendrën Kombëtare Kinematografike.
Së fundmi, qendra miratoi projektin e filmit të tij “Fundi i Iluzionit”, që do të ishte një bashkëpunim me të birin, e që ndoshta tani Irvini do ta çojë përpara vetëm.
Me Kristaq Mitron, bashkëpunimi nis më 1976 për filmin e tyre të parë “Dimri i fundit”, e për 12 vjet me radhë deri në realizim e “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.
******************************************
Tregon Kristaq Mitro :
Kujtimet zënë fill që në vitet e Akademisë ku kanë studiuar bashkë, më tej në punën si asistent regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, për të realizuar bashkë më pas disa filma. Po çfarë e mbajti gjallë një bashkëpunim kaq të gjatë?
“Sinqeriteti”, përgjigjet Mitro, i natyrshëm për dy të rinj rreth të tridhjetave, e më tej vijon: “Me atë sinqeritet ndërtuam edhe filmat pastaj. Nuk punonim me parulla, ose të thoshim një ide që në atë kohë kërkohej.
Ne zbërthenim dhe trajtonim njeriun, ai që ishte. Edhe kur temat ishin pak të vështira në këtë drejtim, ne i ruheshim krahut për ta politizuar. Donim që gjithçka ta fillonim nga pjesa e brendshme e njeriut, që shpesh është e fshehtë, është misterioze”. Regjisori merr shembull këtu figurën e Çerçiz Topullit në filmin “Liri a vdekje”.
Ndodhi të tilla, sipas tij, në kohën kur janë shkruar skenarët dhe janë realizuar filmat, nuk mund të kalonin pa diskutime dhe ndërhyrje, shpesh edhe penalizime.
“Pas mbarimit të filmit “Nusja dhe shtetrrethimi”, jemi kthyer prapë në xhirim. Kemi ndërruar gjithë fundin e filmit, e xhiruam ndryshe sepse ashtu u diktua”, tregon Mitro.
“Ka qenë një moment kur mbaroi filmi “Dimri i fundit”. Pasi u projektua, në pult shpërthyen duartrokitjet dhe ne ikëm të dy. Ikëm u futëm në një korridor të errët. Ne akoma nuk besonin që e kishim xhiruar.”


ILIA TERPINI

Operatori i Kinostudios “Shqiperia e Re”.
Nje jete te tere me syrin ne aparatin e xhirimit.
Ilia mbaroi fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe u emërua mësues në shkollën 8-vjeçare në Aranitas të Mallakastrës. Me pas behet drejtor i saj.
Qe ne moshë të vogël, gjatë luftës italo-greke, i bie ne dore një aparat fotografik i vogël, që ia dhuron nje italian vëllait të madh te Ilias, në këmbim të një thëllëze.
Në shkollë të mesme në Korçë lidhet me fotografët, të cilët i mësuan se si ta përdorte aparatin. Atë aparat Ilia Terpini e përdori për pesë vjet, më pas merr nje aparat më të mirë dhe bie në kontakt me operatorin e parë shqiptar Mandi Koçi, i cili kishte xhiruar filmin “Tana”. Ky takim me Mandi Koçin, operatorin veteran te Kinostudios, do të ndryshonte rrjedhën e jetës së tij. Ilia eshte shprehur se ishte ky mjeshtër i filmit shqiptar, që kur u njoh me albumet e tij të fotografive, ai i sugjeroi Ilias studiot e kinemasë. E kush nuk e ndërronte Aranitasin e Mallakastrës me Tiranën. Vërtet drejtor shkolle ishte Ilia, por Kinostudio ishte ëndrra e kujtdo. Dhe kështu karriera fillon…M. Koci e tërheq në Kinostudio dhe ai fillon te punoje me të si asistent në filmat “Debatik” e “Komisari i Dritës”. Me vone merr titullin operator dhe më pas punon me Viktor Gjikën dhe Dhimitër Anagnostin, që ishin dy regjisorë të mëdhenj e duke vazhduar më pas me të gjithë regjisorët që ka pasur Kinostudio.
Xhiron filmat “Ballë për Ballë”, “Mësonjëtorja”. “Dimri i fundit”, “Kush vdes në këmbë”, “I teti në bronz”, “Gunat përmbi tela”, “Kapedani” etj. Punoi fort me regjisorët Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, por nuk ia prishte askujt, tjetrit që kërkonte ta kishte në ekip.
Ilia ose Llui sic e therrasin miqte e vjeter te Kinostudios, ka zbuluar edhe disa aktore, qe madje disa nga ato do beheshin protagoniste. Keshtu pershembull eshte rasti i “Mimoza llastica” Zhaklinen , apo “Almen” e “I teti ne bronz” pikerisht Yllka Mujon. Me pas ai “gjen” per rolin e “Emes” Matilda Makocin ne oborrin e politeknikumit, per te xhiruar filmin “Kercenimi” .
Ilia Terpini është i veçantë në llojin e tij. Në televizion nuk përtonte të jepte eksperiencën e vyer.
Ai vazhdon të jetë i dashuruar thellësisht me kameran edhe pse vitet që mban mbi supe duket sikur nuk ia lejojnë të jetë po aq pasionant sa dhe kohë parë.
Ai i rezistoi kohës, duke krijuar vlera të padiskutueshme në kinematografinë shqiptare.
Për punën e palodhur të tij është titulluar “Artist i merituar”. Mban “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës’, “Medalione në 6 festivale të filmit”, “Çmim kombëtar për fotografinë artistike” por dhe Urdhrin “Mjeshtër i madh”.

 

 

 

 


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here