Regjisori, aktori Besnik Aliaj!

0
874

Besnik Aliaj
Teatri “Petro Marko” – Vlore!

Lindi ne Vlore me 10 maj 1950. Kreu studimet e larta ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1972, si dhe kursin njevjecar per regjisor ne vitin 1981.

Si aktor me prirje drejt satires dhe komedise spikaten rolet ai i Hlestakovit tek “Revizori”, Vollodja tek “Sinjali i kuq” e Muhameti tek “Fytyra e dyte”.

Si regjisor ka vene ne skenen e teatrit “Petro Marko “ te Vlores shume pjese te cilat paten jehone si komedia “Berberi i Seviljes” e Bomarshese (1981); “Shpartallimi” i Agim Shehut (1982); “Midis dy dashurive” (1984); “Kristali blu” (1988) te Mihallaq Luarasit; “Dakovozaberesi” (1979) e Loni Papes si dhe te tjera “Arbeni” ; “Shoku Zylo”; “Balade per komisarin”; . priret ndaj mizanskenave “te pastra”, me pak levizje, sikurse edhe nje gjuhe qe anon kah simbolika.

Pas nje emigrimi prej me shume se 10 vjetesh ne Greqi, u rikthye ne teater ne vitin 2004, duke vene ne skenen e teatrit vlonjat, pjesen “Merimanga” e G. Franccione si dhe komedine “Genjeshtra me kembe te gjata” te E. De Filippo, kete te fundit ne teatrin “Bylis” te Fierit.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia. Teatri dhe Kinematografia hqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 21.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here