Andonis Filipi
Regjisor teatri
U linde ne Berat me 15 janar 1957. Ka mbaruar Akademine e Arteve, Fakultetin e Artit Skenik per regji teatri gjate periudhes kohore 1978 – 1982.
Filloi pune si regjisor ne Teatrin e Beratit dhe me pas kaloi ne teatrin “Skampa” te Elbasanit, ku edhe spikati me shfaqjen e drames “Vdekja” te Vudi Allenit (1996/1998).
Ai ka realizuar kualifikime pasuniversitare (Tirane, 1984-1985; Austri, 1997). Ka vene ne skene rreth 30 vepra brenda dhe jashte Shqiperise.
Gjithashtu regjisori Filipi ka marre pjese ne festivale te ndryshme teatrore nderkombetare, si: Turqi, Maqedoni, Itali, Bullgari, Rusi, Rumani, Belgjike.
Pjesemarres me referenca e drejtime work-shop ne mjaft kompeticione nderkombetare, si: Itali, Universiteti Urbino dhe Viterbo, Sibiu-Rumani, Gabrovo e Varna Bullgari, Universiteti Mbreteror Liezh-Belgjike.
Prirjet e tij ne regjizure nisen te identifikohen gjithnje e me shume perkrah trajtimeve ironike, sarkastike e komike te tekstit, me parapelqime ndaj groteskut, ritualit, gjestit te simbolizuar, shakase, dhe shenjimeve te tjera qe vinin prej aplikimeve te nje kodi teatror bashkekohor.
Kjo poetike regjisorjale u vu re posacerisht ne pjesen “Mesuesi” te Joneskos (1997 dhe 1999), ku perpunimi plastik i veprimit dhe i gjestit, mizanskenat me bartje paradoksale dhe zhonglerime, retorika dhe emfaza e qellimte e fjales ne funksione demaskimi u bene mjetet e preferuara te shprehjes se idese dhe fantazise regjisorjale. Versioni rumun i kesaj pjese ne teatrin “Ariel” Rumniku Velcea-Rumani, me nentitullin Maestrul, u veleresua si shfaqja me e mire ne Festivalin e Ionescose, Slatine-Romani, 2003.
Po kete komedi, ai e ka rivene me sukses edhe ne Teatrin Popullor “I Cernodrinski”, Prilep, Maqedoni, ne shtator 2005, si dhe ne Prishtine, 2008. Ne vitin 2002, A. Filipi mberriti ne nje lartesi artistike te merituar me trajtimin qe i beri komedise “E ardhmja qendron te vezet” e Joneskos, me te cilen fitoi cmimin e “Regjise me te mire” ne Festivalin Nderkombetar te Komedise “Ballkan 2000”, ne Korce, qershor 2004, si dhe ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni, tetor 2004.
Ne vitin 2003 realizon dramen poetike “Sfida” me nentitull “Te fluturosh, cfare kenaqesie” te Doru Motoc.
Ne festivalin nderkombetar te teatrit “Kloun Slavik” ne Moske, qershor 2005, ajo u vleresua me Cmim te Pare te interpretimit (luanin Niko Kanxheri e Alfred Trebicka).
A. Filipi eshte ideator dhe drejtor artistik qe nga viti 1999 i dhjete edicione ve te festivalit te teatrit bashkekohor “Skampa”; bashkeideator dhe organizator i festivalit te aktrimit “Apollon”, Fier; drejtor i Asociacionit Europian te Teatrit Bashkekohor Shqiptar – ATK; me kontribute si pedagog prane Akademise se Arteve, Fakulteti i Artit
Skenik, dega regji dhe Universitetit “A. Xhuvani” , Fakulteti i Shkencave Humane, Elbasan. Ne vitin 2018 regjisori Andonis Filipi ngjitet ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me shfaqjen “Volpone”.
Shfaqja e cila trajton problematikën e lakmisë për para, një temë shumë e ndjeshme për shoqërinë e sotme njerëzore
___________________
Referenca: Libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Ppapagjoni (f.132-133)