Mehmet Xhelili
Aktor dhe regjisor
Lindi ne Fier me 26 mars 1962.
I diplomuar si regjisor ne Akedemine e Arteve ne v. 1987, e filloi karrieren e tij si asistent regjisor ne Kinostudion “Shqiperia e Re” ku punoj deri ne vitin 1990, dhe me vone si pedagog i regjise ne Fakultetin e Artit Skenik, ne Akademine e Arteve ku vazhdon te punoje per nje kohe te gjate duke kryer detyren e Shefit te Departamentit te Regjise qe nga 2007.
Kreu nje kurs disamujor ne Prage te Cekise per teatrin modern.
Ai ka nje veprimtari te pasur me mbi 20 shfaqje ne institucione teatrore ne gjithe vendin. Firmen e tij regjisoriale mbajne shfaqje te tilla duke filluar qe me projektin e pare ne bashkepunim me Agim Qirjaqin ne komedine e Joneskos “Kengetarja Tullace” (1994).
Me pas, ”Karriket” (2000) ,”Leksionit” (2003),”Jenesko,kapricoja skenike”,”Kepucet “,”Kapitulli i Dyte”, “Art”, “Vllazeri e interesa”,”Magjia e Veres se Kuqe”,” Rini e cmendur”,”Zysh e dashur”,”Klithma e nje nene te marre”,” I burgosuri i katit te pesembedhjete”,”Loteu i stineve” etj.
2 vjet me vone vendos ne skene ne Akademine e Arteve dramen “Kneb” (1996) e Horge Goldenberg . Me studente te tij ka realizuar disa projekte rregjisorjale me veprat e joneskos, Ibsenit dhe Strinbergut.
Ne komedine “Kapitulli i dyte” te Neil Simon vene ne skenen e Teatrit Kombetar ne v. 2003, perhapi anet liriko-poetike te saj, duke i dhene ato nepermjet vleresimit te lekundjeve shpirterore te protagonisteve Ndricim Xhepa dhe Luiza Xhuvani.
Ne vitin 2004 ne teatrin “Bylis” te Fierit vendos ne skene tre komedi me nje akt te Kristo Floqit nen titullin Vllazeri dhe interes. Ndersa ne v. 2007 vuri ne skene dramen ruse “Zonjushe e dashur” e shkruar ne v. 1985. Si aktor ka interpretuar ne disa nga projektet e tije, rolet e protagonisteve si plaku ne “Leksioni” dhe profesori ne “Karriket” , sikurse edhe rolin e nje kapiteni ne “Vdekja aksidentale e nje anarkisti” te Dario Fo-se. Ne v. 2008 luan ne “Kamarieri memec” e Harold Pinter.
Ka nje pjesemarrje te gjere ne takime kombetare dhe nderkombetare. Mban titullin Profesor i Asociuar. Ne vitin 2005, eshte shpallur regjisori me i mire i vitit nga Akedemia KULT.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca:
Portali Shqperia .com / 60 vjet Teatri Kombetar (1945-2005) – F.Slatina / f. 145 / Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 545
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw