Regjisori i filmit Mit`hat Fagu!

0
588

Mit`hat Fagu
Regjisor dhe piktor filmi.

Lindi ne Tirane me 4 shtator 1937. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari. Shkon keshtu ne Institutin e Kinematografisë së Moskës për regji filmi artistik. Por fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite, diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Ne kinematografi filloi pune ne vitin 1959 si asistent regjisore dhe me pas si regjisore i filmave dokumentare.
Nder filmat dokumentare te xhiruar prej tij jane: “Tregim per naftetaret” – 1965; “Mali na therret” (ku eshte edhe si operator) – 1966; “Ata cane malin “ – 1970; “Higjene, higjene” – 1971; “Dhuruesit e jetes” – 1971; “Kirurgjia” – 1971 etj.

Ne vitin 1968 xhiron filmin e pare artistik “Prita” dhe vazhdoi perseri me filmin dokumentare. Me 1973, xhiron nje dokumentare ku i kushtohet rrevolucionit tekniko-shkencor te ndertuar ne investimet dhe ballafaqimin e mendimeve midis specialisteve dhe kuadrove shteterore.
Ky film shkaktoi reagime te aparatit burokratik duke u konsideruar ideologjikisht i rrezikshem dhe pas shume debateve u pezullua shfaqja e tij duke denuar dhe perjashtuar nga Kinostudio regjisorin Fagu.

Punoi per disa vjet ne fabriken e tullave ne Vore prane Tiranes, ne vitin 1985 u rikthye ne Kinostudio ku per aftesite e tija ne pikture u emerua ne repartin e filmave vizatimore .

Realizoi ketu tre filma si piktore dhe regjisor , me 1986 “Oret e Gentit”; “Te medha dhe te vogla”; 1989 “Vizatim per nje zog”;
Ne vitin 1991, emigron ne Itali familjarisht.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / A. Hoxha / Toena 2002 / f. 114.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here