Kujtim Mecaj (1941-2021) 💐🌹🌺🌼
Regjisor i filmit televiziv ne TVSH
Lindi ne fshatin Ramice te Vlores me 26 korrik 1941. Ne vitin 1959 mbaron shkollen pedagogjike ne Tirane e me vone punon per tre vjet arsimtare ne rrethin e Durresit. Ne periudhen kohore 1962 – 1966 perfunosn studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e arteve dramatike.
Punoi si regjisor ne shtepine e Kultures ne Kavaje dhe si aktor ne teatrin profesioniste “Skampa” – Elbasan.
Ne 1970-1971 kryen edhe nje kurs specializimi per regji prane Insitutit te Larte te Arteve dhe po kete vit filloj te punoje si regjisor ne RadioTelevizionin Shqiptar. Ketu fillimisht merret me xhirimin e disa teledramave si “Mulliri i Koste bardhit” etj.
Ne vitin 1977 xhiron filmin televiziv “Flamur ne dallge”; 1979 “Shterngata ne male”; dhe me 1984 “Koha nuk pret” qe eshte edhe filmi i tij i fundit dhe njekohesisht edhe filmi i tij me i suksesshem.
Pas kesaj u mor me xhirimin e disa emisioneve televizive dhe per rreth 13 vjetesh per zerin e tij kumbues vazhdoi te punonte si spiker ne redaksine e kultures dhe lajmeve ne Radio Tirana.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. Hoxha / f. 264
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw