Pandi Stillu (1914 – 1970)
Regjisor i Teatrit Popullor.
Lindi ne Korce me 1 maj 1914. I perket brezit nismetar te rregjizures shqiptare, kryesisht ne teater.
Qe i ri u aktivizua si aktor ne Levizjen Amatore te qytetit ne vitet `30.
Hapi nje atelie pikture, qe ndikoi ne njohjen e artit nga shume te ri amatore. Fillimisht u aktivizua si piktor dhe skenograf, pastaj dhe si aktor e regjisor.
Teatri behet shpejt pasioni i tij kryesor.
Ne harkun kohor te viteve 1937-1942 mbaroi studimet per aktor ne Akademine e Artit Dramatik ne Bukuresht dhe nje vit me pas edhe nje kurs per regjisore, po ne Bukuresh, prane Teatrit Nacional, tanime i emeruar aty si aktor. Pas kthimit ne Shqiperi me 1946, fillon pune si regjisore ne Teatrin e Shtetit ku se bashku me regjisorin Sokrat Mio, si nismetare, behen nxites dhe promovuesit e pervojave artistike te nivelit profesioniste, si ne fushen e regjise, ashtu edhe ne ate te aktrimit.
Shfaqja e tij e pare ishte komedia “Qypi me flori” e Gjon Karmes, e cila solli nje fryme te re dhe kerkesa profesionale ne lojen e aktoreve. Po kete vit vendos ne skene bashke me S. Mio, komedine e N. Golgonit “Martesa”, ku dalloi per sensin e tij realist dhe ngulmimin e forte per vizatime karakteresh sa me te spikatura nga anan e aktoreve.
Me punen e tij kembengulese ai dha nje ndihmese te lavderueshme ne mekembjen teresore te teatrit shqiptar dhe vendosjen e tij mbi baza sa me profesionale. Pandi Stillu ka vene ne skene 40 pjese, duke qene keshtu regjisori me i frytshem, me aktivitet tejet te dendur ne skenen e Teatrit Popullor. Tok me inskenimin e disa pjeseve nga dramaturgjia sovjetike, nder to drama “Koha e rinise se baballareve” (19500 te Boris Gorbatovit, ne vitin 1954 vuri ne skene edhe dramen e Kole Jakoves “Toka e jone”.
Stillu u be nje nga promovuesit e drames se re shqiptare ne skenen e teatrit duke nxitur autoret per vepra te reja e duke bashkepunuar ngushte ne realizimin skenik te projekteve te tyre, si dramat: “Vajza nga fshati” (1954) e F. Gjates’; “Familja e peshkatarit” (1956) te S. Pitarkes; “Shtate shaljanet” (1958) te N. Luces; “Syleshi” (1958) S. Comora; “Trimi i mire me shoke shume” (1961) te S. Pitarkes, kushtuar figures se Zotit tone “Skenderbe”. Po kaq, ai spikati edhe per prirjen organike te tij drejt nje humori elegant, te shpenguar, si te tragjikomedia “Morali i zonjes Dulska” (1962) te Gabriela Zapolskes.
Me venien ne skene te drames “Dragoi i Dragobise” , regjisura e tij u shqua serish per patosin dhe frymen epike dhe, ne raste te vecanta, edhe per perndezjen ekzotike e romantike.
Kulmi i dyte i tij ne karrieren regjisorjale ishte venie ne skene e komedise se Spiro Comores “Karnavalet e Korces” (1964).
Krijimi i “galerise” – ky ka qene nje nga metimet me serioze te kerkeses se tij regjisoriale te kjo shfaqje plot gaz dhe atmosfere. Nikollaq Jorganxhi i Viktor Gjokes dhe Olimbia e Violeta Manushit ishin nje cift harmonik, me marredhenie fare te verteta, nje kopje aktoresh nderveprues thuajse te persosur; dhe bri tyre afroheshin misherimet e paperseritshme aktoriale si Aspasia e Marika Kallamates, Afroviti e Antoneta Papapavvlos, Vehipi i Gjon Karmes.
Pandi Stillu ishte nje artist i gjere, tolerant, qe krijonte atmosfere artistike, rendom miqesore, me aktoret dhe realizuesit e tjere te spektaklit, ai ishte nje nga regjisoret e suksesshem, shumedimensional dhe sa i takon trajtimit te veprave qe vinin nga repertori boteror, si ato me fryme romantiko-heroike dhe karakter rrefyes-dokumentare (Procesi i Lajpsingut, 1955), si ato me fyme sarkastike dhe ngjyrime politike te hapura (Nje leter e humbur, 1960, komedi e J.L Karaxhales), ashtu edhe ato me fryme klasike, ku humori percillej perms shpotise ndaj personazheve, gjestit, pershtatjes komike si “Borgjezi fisnik (1963) i Molier. Pandi Stillu ishte regjisori i pare i Estrades se Shtetit, qe ne krijimin e saj me 1952, ku edhe vuri disa premiera, sikunder beri edhe me shfaqjet e para ne Teatrin e Kukullave apo me premierat e para qe u realizuan ne teatrot e rinj profesio niste, si ne ate te Korces, te Durresit e te Elbasanit.

Beri regjine e operetes se pare shqiptare “Agimi” 1955, si dhe te operes se pare “Mrika”, me 1959. Mizanskena e tij ishte pergjithesisht e qete, here here statike. Ajo synonte me fort ne krijimin e kushteve te rehatshme per dialog, si te thuash “shtepiak” pa zhvendosje te tepruara fizike, megjithate, kur ishte e domosdoshme, levizja e aktoreve ne sheshin skenik merrte vrulle.
Pas vdekjes, me 1979, iu dha tituli i larte “Artist i Popullit”
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne faqen Facebook ne prill 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues. Burimi: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 430-431.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw