Vladimir Kasa (1950-2021)
Regjisor.
Lindi ne Tirane me 12 tetor 1950. Dashuria e tij ishte kinemaja. Kishte shumë ëndrra dhe vinte me një informacion të kohës nga studimet në Rumani. E ndjente në punë me kolegët, me aktorët dhe me ekipin realizues të filmave. V. Kasaj ishte shumë egzigjent në punë dhe kërkonte në radhë të parë disiplinë, sepse vinte re një lloj indiference nga teknika. Filmi është art kolektiv dhe nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat në perfeksion ndikon në anën artistike të tij.
Kreu dy vjet Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe pastaj vazhdoi tre vjet Insitutin e Kinematografise ne Bukuresht , Rumani. Diplomohet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe fill me pas punon di asistent me regjisorin e mirenjohur Dhimiter Anagnosti ne filmin “Lulekuqe mbi mure”.
Filmi i tij i pare u realizua se bashku me Spartak Pecanin , “Streha e re” – 1976; Kaloi si regjisor prane RTSH-se duke u mare fillimisht me ekranizimin e dramave dhe filma publicistike.
Ne vitin 1978, xhiron filmin e pare ne menyre te pavarur , televizivin me dy seri “Ditet qe sollen pranveren” si dhe “Nje nate nentori” – 1979. Pervec dramave dhe spektakleve televizive artistike ne Televizion, xhiron edhe 4 filma, nder te cilet me i suksesshme rezulton “Rikonstruksioni” ne v. 1989 i cili u nderua me cmimin “Aleksander Moisiu” per regjine me te mire. Nder filmat e tjere, mund te kujtojme “Inxhinieri i minierës” – RTSH, 1981 / “Flaka e maleve” (dy seri) – 1982, qe dallohet per vlerat e spikatura regjisorjale , “Canta e zeze” – 1984 me skenarin e Koco Devoles; Kino Komedia “Hapi sytë e zezë” – RTSH, 1984 / “Rrufeja nga mali” (telekomedi) – 1986 me skenarin e Pellumb Kulles.
Realizon me dhjetra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987 që nga përmasat ishte produksioni më i rëndësishëm i vitit.
Ka realizuar ashtu me sukses qindra emisione humoristike apo koncerte në natyrë, me aktorët tanë më të mirë të humorit dhe këngëtarët e mrekullueshëm të vendit tim. Ka pasur privilegjin të punoj me ajkën e artit Shqiptar, për të cilët ruan akoma kujtimet më te bukura, qe nga Luftar Paja, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Aleko Prodani, Ceken, Zef Deda, Gezim Kruja, Fadi Hasa, apo parodistët e Fierit dhe Vlorës. këngëarët tanë të mrekullueshëm, Vaçe Zela, Gaqo Cako, Avni Mula, Zeliha Sinën, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku etj.
Nderron jete me 7 nentor 2021.
U publikua ne faqen me te njejten emer ne Facebook qe ne tetor 2020
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f.188.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw