Regjisori i teatrit Armando Bora!

0
993

Armando Bora
Regjisor teatri

Lindi ne Vlore me 30 nentor. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve per regjisore me pedagog Pirro Mani. Ne vitin 1991 shkoi ne Greqi per tre vjet dhe me pas ne v. 1994 vuri ne teatrin “Petro Marko” te Vlores dramen “Tri mendje ne ankand” te Ferdinand Hysit, me te cilen u fituan 3 cmime ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrove ne Tirane.

Me 1995 pati sukses ne po ate teater dhe me nje tjeter drame te F. Hysit, “Aziloidi dhe qyteti kunder minjve”, me te cilen fitoi cmim ne festivalin e teatrove ne Vlore. Enderra e nje nate dimri (1999) ishte nje inskenim mbreselenes i noveles “Kush e solli Doruntinen” e I. Kadarese dhene ne Teatrin Kombetar. Me 1998 ve ne skene dramen “Larg Ontrantos”: dhimbje ndaj eksodit tragjik te shqiptareve drejt brigjeve te Italise.

Me 2002 me inskenimin e pjeses “Mbreti po vdes” te Joneskos, krijoi paralele te rrokshme midis sindromes se pushtetmbajtesit ne regjimet diktatoriale totalitare nga njera ane dhe egoizmit e lakmive irracionale te njeriut si qenie humane.

Ne vitin 2000 nis punen ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Vendos me sukses operat “Martesa e Figaros” – 2000 / “La boheme – 2002 / “L`elisire d`amore” – 2004 te cilat vihet re menyra bashkekohore e mizanskenes.

Regjisori A. Bora eshte terhequr edhe nga monodramat , diadramat apo pjeset me pak personazhe, ku ndihen me shume rrafshet e nje psikollogjizmi te brishte , intimiteti njerezor ku nder to mund te permendim: “Rinoqeronti” – 1996, nje bashkepunim franko-shqiptar, “Qefharrami” – 1998 / “Rubairat” – 1999 / “Gof” e Anton Pashkut, ne teatrin e Varnes se Bullgarise ne v. 1999 / “Valixhet” etj.

Ka realizuar 12 projekte regjisorjale. Ka shkruar gjithashtu edhe 5 drama. Ne vitin 2006 u emerua drejtor i Teatrit Kombetar post te cilin e mbajti me pak se nje vit, pasi u largua prej andej, duke iu perkushtuar veprimtarise politike.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 52

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here