Portret i regjisorit Kristaq Mitro (1945-2023) !

0
1688

Kristaq Mitro (1945-2023)
Regjisor, skenarist
Artist i merituar

Nga filmi “Njeriu i mirë” njerëzit mund të kujtojnë kollaj batutat:
“Djalë i mbarë, shtroju punës dhe lëri pehlivanllëqet shkencore” ose “Vera me Mollasin të mos presë, personi nuk është paraqitur”…..

Regjizori i shquar ka lindur në Vlorë më 1 Dhjetor 1945, ku kreu edhe shkollen e mesme te pergjithshme.

Mbaroi studimet ne ILA-Insitutin e Larte te Arteve ne degen e drames duke filluar punen menjehere si asistent regjisor ne Kinostudio “Shqiperia e Re” me filmat: “Kur zbardhi nje dite” – 1971, ku luan edhe si aktor ne rolin e nje partizani / “Yje te neteve te gjata” – 1972.

 
 
 
 

             
              

Punen e pavarur si regjisor e filloi me filmat dokumentare “Basketbollistja me numer 10” – 1972 / “Perse qajne femijet” – 1973, ku edhe u dallua me aftesite krijuese te tij.

Mbasi xhiroi edhe disa filma te tjere dokumentare, ku spikati sidomos me temen e femijeve “1000 pyetje pse?” – 1975, filloi rugen e gjate te bashkepunimit te panderprere me shokun e tij te shkolles Ibrahim Muca e duke xhiruar filmin e tyre te pare “Dimri i fundit” në vitin 1976, film i cili beri jehone brenda dhe jashte Shqiperise duke u nderuar me Medaljon per regjine me te mire ne Festivalin e Pare te Filmit Shqiptar – 1976.

Qe me kete film u shprehen tiparet dalluese te ketyre dy regjisoreve si lakonizmi, ecja pas ritmit dhe temporitmi, mjetet e kursyera, shmangja nga elementet e teperta shpjeguese etj.

Me filmin e dyte te tyre, “Toke e pergjakur” – 1976, fillojne edhe perpjekjet per te depertuar ne boten e brendeshme te njeriut si dhe theksohet krijimi i atmosferes se pergjithshme realiste te kohes kur zhvillohen ngjarjet duke u dhene atyre nje vertetesi.
Ne filmin tjeter “Liri a vdekje” (dy seri) – 1979, jepen disa episode karakteristike monumentale si ai i luftes se Mashkullores si dhe episode te ngrohta lirike si ai i takimit te Cerciz Topullit me te shoqen te ndertuar me nje gjuhe te paster qe felt me shume se vet personazhet.

“Njeriu i mire” – 1982 shenon nje pjekuri te metejshme dhe konsolidim te regjisures se tyre, Mitro – Muca. Detajet artistike, mizanskenat jane ne funksion te plote me veprimet e personazheve. Ky film u shpall si filmi me i mire ne Festivalin e 5 te Filmit Shqiptar – 1983 dhe me te njejtin film do të marri pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros ku do të vlerësohet me Çmimin e Jurisë.

Rruga krijuese e Mitros – Muces lidhet gjithnje ne perpjekjet per te zoteruar njeriun; zberthimi i goditur dhe figurativ plot detaje e figura artistike qe vene ne levizje mendimin e shikuesit duke krijaur vepra perhere e me tension dramatik brenda nje linje te thjeshte dhe pa mbingarkesa. Ne vitet e fundit Mitro-Muca kishin nje tipar dallues ate te prirjes drejt temave bashkekohore duke u perpjekur per te sjelle ne ekran idete, konfliktet dhe problemet me te rendesishme te kohes. Nje ecje e metejshme drejt krijimit te individualitetit ishin edhe filmat: “Duaje emrin tend” – 1984 dhe “Telefoni i nje me ngjezi” – 1987.

Kristaq mitro ka realizuar 8 filma dokumentare, 10 filma artistike si bashkeautore me I. Mucen si dhe ka shkruar disa skenare per filma vizatimore. Per tu permendur jane edhe filmat e tjere si : “Nusja dhe shtetrrethimi” – 1978 / “Ne prag te lirise” – 1981 / “Apasionata” – 1983 / “Nje djale dhe nje vajze” – 1990.

Filmat dokumentare: “Shtatori ne trase” – 1973 / “Brigade e lindur ne stuhi” – 1974 / “Disiplina e pambukut – 1974 / “Para partizane” – 1974 / “Rruga e suksesit” – 1974 / Enveri yne” – 1985 si dhe skenarin e filmit vizatimore “Djaloshi prej debore” – 1983.

Per krijimtarine e tij u nderua ne vitin 1987 me titullin Artist i Merituar. Ka dhene gjithashtu kontributin e tij si pedagogë prane Universitetit te Arteve te Tiranes në degën regji filmi dhe televizioni.

Nderron jete me 3 prill 2023. 

Karriera artistike si regjisor ne Filma
1990 — Një djalë edhe një vajzë (co/regjisor)
1987 — Telefoni i një mëngjesi (co/regjisor)
1985 — Enveri ynë (co/regjisor)
1984 — Duaje emrin tënd (co/regjisor)
1983 — Apasionata (co/regjisor)
1982 — Njeriu i mirë(co/regjisor)
1981 — Në prag të lirisë (co/regjisor)
1979 — Liri a vdekje (co/regjizor)
1978 — Nusja dhe shtetrrethimi (co/regjisor)
1976 — Dimri i fundit (co/regjisor)
1976 — Tokë e përgjakur (co/regjisor)
1971 — Kur zbardhi një ditë (co/regjisor)

Skenarist
1981 — Në prag të lirisë (co/skenarist)

Filma Vizatimor
Djaloshi prej dëbore

Aktor
1971 – Kur zbardhi një ditë………………Partizani

Çmime e Tituj
23 Prill 1983
Kupa e Festivalit për “Regjinë” e filmit “Njeriu i mirë”
në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.

1983
Çmimin e Jurisë për filmin “Njeriu i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros të zhvilluar në Kajro, Egjipt në vitin 1983.

23 Prill 1977
Çmimi Special për “Regjinë” e filmit “Dimri i fundit”
në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 16 deri në 23 Prill të vitit 1977.

_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here