Regjisori Leka Bungo | Profil!

0
3106

Leka Bungo
Regjisor, aktor dhe skenarist.

Lindi ne Vlore me 28 shkurt 1944. Eshte diplomuar per aktor ne “Aleksander Moisiu” dhe me pas ne Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë per rregjizure. Pas diplomimit ka punuar si drejtor në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, dhe në vitin 1971 pas krijimit të teatrit “Bylis” ne Fier u bë drejtor i saj. Në vitin 1973, vendos në skenë dramën “Historia e një vajze” të Dushës , por kjo shfaqje rrezulton te jete nje ngjarje e trishtuar ne jeten e tij , mbasi nuk pritet mire nga organet e shtetit te kohes, e ku kritikohet për qëndrime liberale në art.

Bungo u dërgua në Patos, i denuar me pune fizike, në kuadër të riedukimit. Me pas gjindet në shtëpinë e kulturës në Patos dhe në v 80-te ai u kthye në Tiranë ku u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.

Ne ekranin e filmit shfaqet qe me 1966 në “Oshetime ne bregdet” dhe shume vite me pas (1990) tek filmi “Nje djale dhe nje vajze”.

Ne teater ai luan ne vitin 1980 tek drama “Pabesia”.
Pas viteve’ 90 realizoi disa emisione televizive, te gershetuara me humor politik, duke satrizuar dukuri politike të një regjimi e klase tashmë të përmbysur, por që kishte ende ndikime të forta mbi realitetin e ri postkomunist të krijuar në Shqipëri. Gjate kesaj kohe krijon, në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”,por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri .
Leka Bungo shkroi edhe skenarin e disa filmave dhe telekomedive : “Tre njerez me guna” (1985); “Mirela” (1988); “Gjuetia e fundit” (1991); “Pas fasades” (1992); “Carli Caplini ne Shqiperi”.

Në vitin 1998 ai bashkë-themeloi një stacion televiziv privat , ku ka punuar si drejtor i ketij. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i Bordit drejtues te RTSH .
Eshte nderuar me titullin “Qytetar nderi i Fierit.
Pas vitit 2002, emigroi ne Bronx te New York ne SHBA.

__________________
Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” qe ne Shkurt 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Informacioni: seleksionim i lajmeve nga artikuj te ndryshem on line.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here