Regjisori “pionier” i filmit dokumentar Nuredin Çabej (1924 – )

0
404

Nuredin Cabej (1924 – ) 
Regjisor i filmave dokumentar.

Lindi me 14 shtator 1924.
Ne vitin 1941 shkoi prane Qendres Kombetare te Kinematografise ne Rome, duke filluar studimet per aktor, por arriti te mbaronte vetem 2 klase.
Kohe me pas me 5 gusht 1957 u emerua si regjisor ne filmin dokumentar prane Kinostudios “Shqiperia e Re” . Filmi i tij i pare eshte “Misri” – 1959;

Gjate gjithe karrieres se tij ne kinematografi, realizoi gjithsejt 10 filma dokumentare nder te cilet mund te kujtojme: “Gezimi i jetes” – 1961 / “Me peshkataret tane “ – 1962 / “Blegtoria e lopeve dhe zhvillimi i tyre” – 1964 / “Cirku” – 1965.

Filmi i tij me i suksesshem qe dallohet edhe per nivel te larte te kameras dhe fotografise (me operator Viktor Gjika) eshte “Heshtje qe flet” ne vitin 1964 – nje film me ngjyra.
Ne vitin 1965 pezullohet nga puna nen pretekstin se kishte tentuar te arratisej ne Greqi, por arsyeja e vertete ishte sepse kishte bere studimet ne Itali ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise.

VINI RE: Fatkeqesisht nuk kemi asnje informacion pertej vitit 2002 per regjisorin ne fjale.
Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos leje ne harrese per aq sa disponojme info. asnje artist nga arti skenik shqiptar.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 11 shtator 2022
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca : Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 66-67

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here