Regjisori Spartak Pecani!

0
1504

Spartak Pecani
Regjisor, producent.

Lindi né Tirané, me 27 maj 1952. Iu dha njé bursé per regjisuré filmi artistik ne’ Institutin Kinematografik té Bukureshtit, por nuk arriti ta mbaronte per shkak té konjukturave politike té kohés. I perfundoi ato né Institutin e Larté té Arteve, né Tirané (I975). Filloi punén né kinostudio “Shqipéria e re”. Filmi i tij i paré artistik ishte “Streha e re” dhe me pas “Ne vinim nga lufta”, I979, pérgjithesisht té vakét dhe jo né nivele té déshiruara artistike. Ishte filmi “Koha e Iargét”, I983. ai qé e déshmoi si regjisor me njé profil artistik né kérkim e formim.

Te ky film ra ne sy perkujdesja pér zbérthimin psikologjik té personazheve, intonimet dramatike, kontrapunktet e realizuara népérmjet manipulimit té portreteve ne dialog si dhe raportin aktiv me gjésendet (p.sh. dialogu midis selenicasit dhe murgut, shkatérrimi i afreskut, asociacioni i hedhjes sé fares nga fshatari ne fushé me vegimin piktorik etj.).

Merité e regjisorit ishte sakaq edhe afria me njé kohe té hershme e té Iargét, e cila duhej rindértuar, por pa e kufizuar imagjinatén dhe metaforén bartése té veté filmit. Piktura kishtare postbizantine dhe njerézit e shémbéllyer né engjej e figura té tjera biblike. Pas njé viti, S. Pecani xhiroi filmin “Shirat e vjeshtés”, I984. i cili cmohet pér pasuriné e lendés jetésore artistike, guximin pér té rrahur tema té mprehta e “tabu”, me kritikén ndai deformimeve té administrates shtetérore, shkeljes té se drejtés, korrupsionit, té gérshetuara me njé linjé té ngrohte dashurie.

Filmi fitoi cmimin e dyté né Festivalin VI té Filmit Shqiptar. Arritja me e spikatur e S. Pecanit ishte filmi “Té mos heshtésh”, I985, fitues i cmimit té treté né Festivalin VII. Ideja regjisoriale apelon per ndershmeri, dinjitet dhe guxim per té denoncuar vjedhjen, té keqen, edhe kur ajo éshté fare prané teje, né mes dashurisé dhe families. Zhbirilimi ne psikologjiné e heroines, Silvit, kundérshtia me bashkéshortin e saj, té dhéna kéto pérmes njé Iinje té kursyer e te pérmbledhur veprimi, sikurse mbéshtetja né aktrimin e forte té M. Makocit dhe N. Xhepés*, krijuan né film pasazhe té thukéta dramatike me nje tension né rritje. “Treni niset né 7 pa 5”, I988, sjell edhe ky pérplasje karakteresh né té qenit i ndershém ndaj detyrés e né raport me mikun e zemrés, sikurse njé katarsé té pritur tek antagonisti, packa se ne suazén e “rindértimeve” morale te keqbéresit pérkitazi zgjidhjeve té rekomanduara. FiImi ishte fitues i cmimit té treté té Festivalit VIII.

Edhe filmi “Vetmi”, I990, u nderua me cmimin “Aleksandér Moisiu”. Pas viteve ’90, S. Pecani xhiron filmin e vrazhdé social “Pérdhunuesit”, I994, ku sillen né fokus proceset e rrémujshme, kriminaliteti, shkatérrimi i vlerave morale, prostitucioni dhe gangsterizmi qé kishin pushtuar mjediset shoqérore té semura té vendit. Tonet e ashpra, kolicioni i hapur, veprimet ekstreme, té ndérthurura me ndjesiné pér té kérkuar sidoqofté mirési e ndershméri, me apelin pér me shumé dashuri e humanizém, i japin kétij filmi njé qasje konceptuale bashkékohore.

S. Pecani xhiroi edhe filma té tjeré, si: “Njé gjeneral kapet rob”, I980; “Si gjithé té tjeret”, 1981; “Enigma”, I99I; “Vazhdojmé me Bet’hovenin”, I994; Dy vjet nga I997-I999 S. Pecani ishte kryetar i Qendrés Kombétare té Kinematografisé*, nderkohe drejton Shtépiné Filmike “Eurostar”. Nga parapélqimet e S. Pecanit jane, sjeIIja e dukurive té mprehta sociale, guximi per t’i trajtuar ato dhe pér te thyer sidoqofté klisheté e kohés, duke i dritésuar me njé mesazh mirésie dhe qéndrimi té ndershém né puné, né familje, me shokun bri teje, me kohén, me jetén pérgjithésisht,

Maj 2020

______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 345-346

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here