Regjisori Viktor Stratobërdha (1925-2000) | Përkujtimore!

0
1015

Viktor Stratobërdha (1925-2000)
Regjisori i filmit te pare shqiptare.

Lindi ne Korce me 15 maj 1925. Ishte pjesemarres ne Luften Antifashiste Nacionalclirimitare. Menjehere mbas clirimit punoi per nje kohe si oficer ne Divizionin V ne Gjirokaster. Kreu studimet ne Insitutin Kinematografik VGIK te Moskes per regjizure ne vitin 1955. Duke qene ende student u angazhua nga regjisori Sergej Jutkevic` si nje nga regjisoret e dyte ne xhirimin e filmit te perbashket “Skenderbeu” – 1953.

Mbasi mbaron studimet fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” ne vitin 1955.
Fillon te xhiroi filma dokumentare duke u perpjekur qe fil mi te pasqyronte realisht jeten me te mirat e te keqijat e saj, dhe jo ne menyre te “trendafilte” tendece kjo qe kish filluar te shfaqej ne filmin tone. Realizoi dokumentarin “Pushime te gezuara” dhe ne te njejtin vit, 1955 beri perpjekje per t`i dhene vlerat artistike filmit dokumentare duke bere nje gershetim midis ngjarjeve reale dhe inskenimeve, nje fare lidhjeje ne mes filmit dokumentare dhe atij artistik. Ky qe filmi “Urime shoke studente”.

Bëri tentativën e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, “Qeshim se nuk qajmë dot”, por filmi u censurua dhe nga ai film kanë mbetur vetëm katër syzhetë të shkurtër nën titullin “Pse kështu?”. Kete perpjekje ai e vazhdon me tej duke xhiruar nje film te karakterit te vecante, pa ze edhe per kushtet e veshtira teknike qe kishte atehere kinematografia jone te ndertuar me disa suzhete qe paraqesnin fenomene negative te jetes se perditshme – pasoje e nje shkalle ende te ulet te emancipimit te shoqerise shqiptare te asaj kohe.
Ai kishte zanafille nje skenar te shkruar nga humoristi Dionis Bubani, pa aktore dhe perdorte si nje jet lidhjeje nje femije qe kalonte nga nje mjedis ne tjetrin . Ishte nje perpjekje e “Cinema Verite`”. Ky film pati reagime te forta dhe nuk u shfaq i plote .

Disa kohe me vone, suzhetet te vecanta te tij u vendosen ne kinoditaret. Ne vitin 1956, regjisori Viktor Stratoberdha u persekutua dhe u internua ne Berat si disident i regjimit.
Mbas viteve 90-te emigron familjarisht ne Greqi e me pas kalon ne Montreale ne Kanada ku nderron jete me 31 maj 2000.

U publikua me pare ne faqen Facebook ne maj 2020
______________________
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. t Hoxha / f. 359-360.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here