Regjisorja dhe aktorja Sesila Plasari!

0
813

Sesila Plasari
Regjisore teatri dhe aktore.
Lindi ne Tirane ne vitin 1966 . Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane per regjizure dhe aktrim.

Rruga e saj e aktivitetit artistike eshte pershkruar gjate qe nga vajza- imazh e “Vitit të Ri” në prehër të Enver Hoxhës deri tek karriera artistike ne France, perkrah yjeve te kesaj kinemaje.
Prej vitesh në Pallatin e Pionierëve ndiqte me sukses rrethet e recituesve e të teatrit, madje si fillim edhe atë të korit. Tek udheheqesi i Shqiperise socialiste Enver Hoxha “interpreton rolin e pare si aktore” , ose fillon profesionin e aktorit. Sesila zgjidhet me audicion, midis të gjithë aktorëve të vegjël, të luante rolin e Vitit të Ri 1978. Ishte ne rol. Madje, duhet të bënte sikur ishte çun. Ishte shfaqja që u dha për festën e jashtëzakonshme dhe unike që u bë në Pallatin e Brigadave me nxënësit më të dalluar të gjithë Shqipërisë ne fundvitin 1977.

Megjithate spektatori do e njohe ate nepermjet rolit te Almes interpretuar ne filmin “Edhe keshtu edhe ashtu” ne vitin 1989, ne hapat e para te karrieres se saj artistike, pikerisht ne nderrimin e sistemeve qeverisese ne Shqiperi.

Ne fakt perpara ketij roli ajo ka interpretuar edhe ne nje telefilm per femije “Nata e telave te prere” – 1977, prodhim i Televizionit Shqiptar ne bashkepunim me Pallatin e Pionereve.

Foto galeri nga roli i Almes ne "Edhe keshtu, edhe ashtu"
 
 
 
 
 
 

 

Sesila Plasari ne Pallatin e Pionereve ne Tirane
Sesila Plasari ne filmin “nata e telave te prere” prodhim i Rtsh ne bashkepunim me Pallatin e Pionereve

Në vitet e para të demokracisë qe kur punonte ne Akademine e Arteve si pedagoge, pati fatin të merrte një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë të cilën ia ofroi z.François Florent, krijuesi dhe drejtuesi i të kësaj shkolle franceze e internacionale. Ishte viti 1991. U nis drejt Parisit të famshëm ku prindërit e saj hynë në borxh për ti paguar biletën e avionit. Në Francë studioj per regjizure gjithashtu ne Institutin e Studimeve Teatrale të Sorbonës, por edhe zelli me të cilin i ndërmori studimet në këtë Institut i hapi asaj një dritare që nuk e kishte parë as në ëndërr.

Ne fushen e regjise teatrore mbas viteve 90-te mund te kujtojme shfaqjet “Nina” ne bashkepunim me Teatrin A. Z. Cajupi te Korces si dhe “Kasollja e vogel” – 2013 te Andre Rousinit qe u vu ne skenen e Teatrit Kombetar.

Si aktore ka interpretuar ne shfaqjen “Playboy i trojeve tona” (2009) ne rolin e nje vejushe mbas kthimit ne Shqiperi qe nga viti 1991. Viti 2009 e solli për herë të parë për arsye profesionale. E filloi duke përkthyer në shqip me kërkesë të Teatrit të Metropolit librin “Hapësira boshe” të regjisorit, Piter Brook. Më pas u angazhua si pedagoge për vënien në skenë të një shfaqjeje me studentët e vitit të tretë të degës së teatrit në Akademinë e Arteve. Edhe kësaj here vuri në skenë një vepër që e kishte përkthyer vetë. U kthye dy muaj në Paris, duke përkthyer nga anglo-irlandishtja përsëri me kërkesë të Teatrit të Metropolit, një vepër tepër të vështirë, të autorit John Milington Synge me titull “The Playboy of The Eastern World”.

Aktualisht jeton ne France ku vazhdon jeten dhe aktivitetin artistik atje. Angazhimet e saja atje janë në teatrin publik, në teatrin privat, me regjisorë nga më të thjeshtët që sapo kanë mbaruar studimet e deri tek mitet botërore si; Armand Gatti apo Bernard Muart. Ajo ka një përvojë 7 vjeçare si asistente dhe aktore e këtij mjeshtri të madh. Përsa i përket jetës private, Sesilia është e martuar prej 15 vitesh me një producent filmash, që quhet Kristian.

___________________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca ne formulimin e tekstit: Seleksionim i informacionit nga gazetat e ndryshme shqiptar on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here