Regjisorja e filmit Liri Begeja | Artistët me origjinë shqiptare!

0
1192

Regjisore e filmit francez me origjine shqiptare.

Lindi ne Paris me 16 shkurt 1955.
I ati kishte emigruar politikisht ne France dhe e ema franceze.
Ka mbaruar studimet per histori ne Universitetin e Parisit nr v. 1972, dhe me pas shkollen e kinemase ne v. 1978. Fillon veprimtarine regjisoriale ne mesin ne viteve `80-te. Fillimisht ka qene stazhiere dhe asistente regjisore per shume filma gjate tre vjetve duke bashkepunuar me Patrice Chereau, Diana Kyrys, Christian Challonge, Chantal Akerman etj.

Shpesh temat e filmave te saj jane te lidhura me vendin e origjines.
Filmi i pare i saj si regjisore ishte “Paris Paparazzi”. Me vone realizoj per serine televizive te stacionit FR3 filmin “Konfrontimi”.
“Prilli i thyer” ka qene i nominuar si veper e pare per Cmimin “Ceasers” per vitin 1988 dhe nderuar me cmim te madh te publikut ne Festivalin e Lokarnos, seleksionuar ne Festivalin Telluride, Detroit 1991, nderuar me cmim te madh ne Itali dhe seleksionuar si emision per “Award Globen Art” ne San Francisco.

“Larg nga barbaret” nderuar me cmim “Neguib Mafouz” ne Festivalin e Kajros 1994, pjesemarres ne Festivalin e San Franciscos dhe vendosur ne fondin e perhereshme te videotekes se Parisit. “Brenda dekorit” ka qene bashke-skenariste me Jeroume Beaujour.
_________________
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise / A. Hoxha / Toena 2002 / f. 37-38.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply