Regjisorja e montazhit Atalanta Pasko (1951-2022)!

0
1686

Atalanta Pasko (1951-2022)
Regjisore montazhi.

Ka lindur me 23 prill 1951 ne Tirane, ku kreu edhe shkollen e mesme te pergjithshme. Nje emer i njohur ne montazhin e filmit shqiptar por edhe per vete faktin se eshte e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinen nga Arta e Camerise. Ne vitin 1970, fillon pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” ne sektorin e montazhit.
Pas nje specializimi te shkurter, montoi filmat e pare dokumentare “Dhuruesit e jetes” dhe “Higjiene” te dy me regji te Mit`hat Fagut.

U dallua qe ne fillim per inteligjence dhe perparim te shpejte. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta per gjuhe-letersi duke pervetesuar gjuhen frenge dhe italiane. Filmi i pare artitik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim te veres” (1975), i cili fitoi Cmimin e pare ne Festivalin e pare te Filmit Shqiptar.

Me pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike qe dallohen per nje montim funksional dhe cilesi te larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) per te cilen u nderua me cmim per komponentet ne Festivalin e 6-shte te Filmit Artistik Shqiptar ne tetor 1985; “Fushe e blerte, fushe e kuqe (1984); “Treni niset ne shtate pa pese” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.


Per montimin e filmit vizatimore “Lisi” u nderua me nje cmim te vecante. Ne vitet 90-91 mori pjese ne proceset demokratike dhe beri disa shkrime ne organet e ndryshme te shtypit demokratik. Ne vitin 1992 u transferua ne Agjensine Telegrafike Shqiptare, fillimisht si perkthyese, dhe pas nje viti si drejtoreshe e lajmeve te jashtme.

Zonja Pasko nderroi jete me 30 nentor 2022

Publikuar per here te pare ne Facebook qe ne dhjetor 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues.

_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – A. T Hoxha / Toena 2002 / f. 304

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here