Retrospektive: 10 sportistet me te mire – 1984
Ne faqet e gazetes “Sporti Popullor”
Erdhi dhe java e fundit qe sportedashesit te mesonin se kush e fitoi anketen e 10 sportisteve me te mire 1984, qe e organizon tashme tradicionalisht gazeta “Sporti Popullor”.
Redaksia 10 me te miret i shpalli ne pranine e 3000 spektatoreve ne pallatin e sportit “Partizani”, ku kureshtja e shikuesve u shoqerua me shpalljen e fituesve ne mes Kenges se bukur , humorit te shendoshe e te improvizuar dhe valles plot dinamizem , ne kete salle tashme me tradita sportive dhe koncertale.
Shiritin e ketyre koncerteve mjaft te larmishme e dhe te dashura per masat e celi pallati i sportit te qytetit te Shkodres para dy vjetesh , per te kaluar kete vit ne pallatin e sportit “Partizani”.
Se bashku me 10 sportistet me te mire dhe qindra te tjereve qe kishin zene vend ne shkallet e pallatit te sportit, kishin ardhur per te gezuar bashke me ato edhe aktoret e njohur ne skenen e humorit Skender Sallaku –AP-, Fadil Hasa –AM-, Zef Deda, Paulin Preka, Vasillaq Vangjeli, Veli Rada, kengetaret Mentor Xhemali –AP-, Ema Qazimi – AM-, Luan Zhegu –AM-, Liljana Kondakci, Bashkim Alibali, Eduard Jubani, Irma Libohova, Nertila Koka e Gezim Cela, akrobate te cirkut te Tiranes qe shoqeroheshin nga formacioni orkestral te drejtuar nga Alqi Kareco. Teatri i Estrades se Tiranes per te dytin vit radhazi mbajti peshen kryesore.
Edhe regjisori Bujar Kapexhiu e gjeti gjuhen e perbashket te tre elementeve shume te admirueshem per publikun, si sporti, kenga dhe humori. Duke i shkrire te tre keto elemente ne nje ansambel artistik ai vendosi 10 sportistet me te mire “ne repartin e mesit te fushes” , qe drejtuan spektaklin , kengen “ai e vendosi ne sulm” , humorin “ne mbrojtje” dhe prezantuesin simpatik Mirush Kabashi ne “porte” qe kishte edhe peshen me te madhe te ketij ansambli……
Ja dhe fituesit
1. PAVLINA EVRO (Atletike / Slenderbeu)
Fituese e vendit te pare ne garen e 1500m, ne mitingun tradicional nderkombetar te Nises ne France, me kohen e larte 4`;06“.62 e duke u shpallur ne tre atletet me te mira te atij mitingu. Gjte ketij viti ajo ka thyer 4 rekorde kombetare “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, punon ne kombinatin e Trikotazhit ne Korce. Eshte fituese per here te dyte ne kete ankete.
2. PERLAT MUSTA (Futboll / Partizani)
Nje pike e forte e ekipit kombetar te futbollit. Eshte dalluar gjithnje per nje nivel te larte te paraqitur edhe ne veprimtarite kombetare. “Mjeshter Sporti”, 26 vjec, punon si kuader ushtarak. Fiton per here te dyte ne kete ankete.
3. NIKO SHTREPI (Qitje / Partizani)
Kampion i Ballkanit – fituesi i medaljes se arte ne kampionatin ballkanik te qitjes ne ushtrimin 1×69 precizion me pushke me 599 pike. Me keto shifra boterore ai barazoi edhe rrekordin kombetar . “Mjeshter i Merituar i Sportit”, 30 vjec inxhinier ndertimi . Fiton per here te dyte ne kete ankete.
4. MUHARREM BERISHA (Peshengritje / Dinamo)
Fitues i vendit te pare ne peshen deri 67.5 kg ne stilin e shkeputjes dhe dygaresh me 130 dhe 287.5 kg ne kampionatin Europian te peshengritjes te zhvilluar ne Vitoria te Spanjes. Gjate ketij viti ai ka permiresuar 14 rekorde kombetare.
“Mjeshter Sporti”, 21 vjec, punon si mekanik ne uzinen “Dinamo” . Fiton per here te pare ne kete ankete.
5. AJET TOSKA (Atletike / Studenti)
Fitues i vendit te trete dhe medaljes se bronxte ne kampionatin Ballkanik te atletikes te zhvilluar ne Athine (Greqi). Gjate ketij viti ka thyer 4 rekorde kombetare ne flakjen e cekicit (70.76m / 70-.80m / 71.42m / 73.62m). “mjeshter Sporti, 24 vjec, student ne vitin e trete te Institutit te Larte te Kultures Fizike “Vojo Kushi” . Fiton per here te dyte ne kete ankete.
6. MIREL JOSA (Futboll / 17 Nentori)
Eshte njeri nga futbollistet e ri me te dalluar te ekipit tone kombetar te perterire. Ai ka bere nje paraqitje me nivel ne takimet e deritanishme per kampionatin 13-te boteror. Eshte “Mjeshter Sporti”, 21 vjecar, student ne ILKF “Vojo Kushi”.
Fiton per here te pare ne kete ankete.
7. MANUELA DELILAJ (Qitje / Dajti)
Rekordmene dhe kampione e Ballkanit per te reja – fituese e medaljes se arte ne ushtrimin 30+30 siluete ne pistolete me 589 pike, pjestare e ekipit tone, nenkampione e Europes per te reja, 19 vjece. Punon ne kombinatin e drurit “Misto Mame”. Fiton per here te pare ne kete ankete.
8. VASIL HOCO (Peshengritje / Tomorri)
Fitues i vendit te katert ne peshen deri 56 kg ne stilin e shkeputjes me 113 kg ne kampionatin Europian te peshengritjes , zhvilluar ne Vitoria te Spanjes. Mjeshter Sporti, 28 vjec, punon ne PT e Beratit . Gjate ketij viti ka permiresuar tre rekorde kombetar. Fiton per here te dyte ne kete ankete.
9. ARBEN MINGA (Futboll / 17 Nentori)
Fitues edhe i anketes “Sporti Popullor” si sulmuesi me I mire I kampionatit te 38-te kombetar. Gjithashtu eshte dalluar ne veprimtarite nderkombetare duke mbetur njeri nga me te miret e Kombetares. Eshte “Mjeshter Sporti”, 25 vjec. Punon si merceolog. Fiton per here te pare ne kete ankete.
10. AGIM TAFILI (Ciklizem / Vllaznia)
Fitues i rrethit te 40-te ciklistik te Shqiperise . Vec kesaj eshte kampion kombetar i vendit dhe fitues i vendit te pare ne shumicen e garave te tjera ciklistike te vitit. Mjaft i pergaditur, “Mjeshter Sporti”, 25 vjec, punon ne ndermarrjen e riparim- sherbimeve ne Shkoder. Fiton per here te peste kete ankete.
____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve qe ne vitin 2013
Referenca: Gazeta “Sporti popullor” / 15 janar 1985 (koleksion i arkivit personal / P. Bj)
Follow us: Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti Blog: https://pierosportvision.blogspot.com/