Revolucionare Qesari | Kinoarkiviste në Kinostudion “Shqiperia e re”!

0
420

Revolucionare – Nare Qesari
Kinoarkivste e Kinostudios “Shqiperia e re”

Lindi ne Vlore me 1 qershor 1949, bashkeshorte e regjisorit dhe aktorit Andon Qesari. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin Histori-Filologji per gjuhen frenge. Punon me pas per disa kohe si mesuese e gjuhes frenge ne shkollen ushtarake ne Tirane e me vone ne qytetin e Vlores. Do te jete viti 1975 kur do te filloi pune si kinoarkiviste ne Arkivin Shteteror te Filmit ne Tirane duke marre duke u marre fillimisht me fondin e huaj. Vizionoi dhe celi kartelat baze shkencore te shume kronikave, filmave dokumentare dhe artistike te huaj, te para dhe pas Luftes se II-te Boterore, shumica e te cilave ishin te paidentifikuar, origjina e prodhimit, autoret etj.

Menjehere pas kesaj u mor me fondin e filmave artistike shqiptare , me celjen e kartelave baze dhe pasurimin e tyre me materiale shoqeruese te filmave.
Paralelisht hartoi nje filmografi te filmit kronikale per qellime te brendeshme operative te arkivit si dhe bashkeautore ne hartimin e treguesve te katallogjeve mbi personalitetet politike te xhiruar ne film. Zonja Qesari punoi edhe si perkthyese e korrespondences duke marre pjese ne disa veprimtari nderkombetare ne perberje te delegacioneve te Arkivit ne Kongreset e Federates Nderkombetare te Arkivave te Filmit (FIAF) ne Austri, Zvicerr, Itali etj
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here