Rikard Ljarja (1943-2020)
Artist i madh, nder e krenari e kombit!
PROLOG
Rikard Ljarja ishte një artist i pashoq, aktor, regjisor e skenarist. Për meritat e tij dhe kontributin e dhënë në artin skenik, u vlerësua vetëm me titullin “Artist i Merituar”. Por ai megjithatë ishte më tepër se “i merituar”, ai gëzonte tituj më të çmuar, nga ato që t`i jep publiku artëdashës, dhe nuk kishte nevojë per çmimet e ndara “me lopatë” siç po ndodh rëndom, sepse Shkodra që e rriti dhe publiku shqiptar ne tërësi ia dinte përmasat kolosale këtij artisti, njeriu të thjeshtë qe ishte shumë më tepër se niveli i titujve “Artist i Popullit” apo “Nderi i Kombit”. Ishte në tërësi dhe njëkohësisht, nderi, krenaria e një populli, “mësuesi, drita e dijes” per skenen dhe ekranin e nje kombi. Ndaj per figura te tilla, mund te shkruash pa pushim duke menduar se i ke thene te gjitha, por ne te vertete prap ndjen se mungon dicka. Rikardi si nje artist i kompletuar, jo vetem qe e shfaqi ate ne aktrim e regjizure, por gjithashtu ushtronte mese miri edhe veglen e fizarmonikes, dinte te shkruante po aq bukur dhe madje dhe te pikturonte.
Jane te paket aktoret qe identifikohen ne mbi 2-3 role te interpretuara nga ata: “Dritan Shkaba”; “Skender Guri”; “Perlati”; “Rrema”; “Z. Dosti”; “Luka” …..disa nga rolet me te cilat u shfaq ne ekranin e filmit, por mbi te gjitha, artedashesit shqiptar e identifikojne ate me rolin e fillerojtesit Dede ne filmin “Rruge te bardha”.
Rikard Ljarja me role te nje metrazhi te jetes artistike pambarim, konsiderohet “mesuesi, drita e dijes” ne Kinematografine Shqiptare, ai qe ndricoi mendjet dhe shpirtrat e shqiptareve ne aktrim e regjizure, ne kohet me te erreta te tyre. Nje njeri qe karakterizohej nga thjeshtesia, ishte nje artist i permasave kolosale, duke mbetur i tille deri ne fund, nje model, nje shembull, njesia matese per brezin e ri aktorial dhe jo vetem.
Mbas rrenimit te Kinostudios, ai ishte nga te paket aktore qe nuk pranuan me pas te ishin pjese e nje kinematografie dekadente, filma te stisur, ne nivelin e nje diletantizmi. Nuk pranoi titullin “Nderi i Kombit”, qe ishte bere e modes per kedo, sepse e dinte mire peshen e rende te atyre fjaleve, po aq sa shperdorimin e atij titulli. Tek e fundit Rikard Ljarja, kishte kohe qe mbante nje titull, ate, titullin me te madh, vleresimin nga populli i tij shqiptar!
I
U linde ne Shkoder, ne lagjen “Skenderbeg”, (Rus katolik, per te cilen personalisht ndjehem mese krenar si banor i asaj lagje, si bashkeqytetar me Rikardin e madh)! Duke qene se datelindja ishte 1 prilli, si dita e rrenave ne mbare boten, Rikardi nuk u be politikan, perkundrazi nje artist i vecante qe karakterizohej nga ndershmeria, serioziteti, profesionalizmi dhe thjeshtesia. Ishte njera nga figurat artistike me popullore te viteve `70-`80-te, aq sa ne Shkodren e tij, thuhej ne formen e nje humori per pjesetaret e familjes, “une, gruaja, femijet dhe…Rikardi”. I ati ishte arsimtar qe kishte studjuar ne Austri, ndersa nena, vinte nga nje familje e degjuar, qe librin e kishte pjese te pandare te jetes, “Logoreci”. Qe ne vogli u edukua me librin nepermjet nenes e cila i lexonte perrallat. Me pas, nder librat e pare qe ai ka lexuar vete ka qene “Pinoku”. Qe ne moshen 5 vjecare, pa hyre ne shkolle, prinderit e dergojne te mesoje pianon. Duke qene se piano ishte jashte mundesive financiare te kohes, gjendet nje fizarmonike, vegel e cila do e shoqeroje gjate gjithe jetes se tij.

Perkrah vegles muzikore, Rikardi nuk ndau asnjehere edhe librin, lexonte me pasion nga Tolstoi, Balzaku, Cehovi, tregimet nga Gi de Mopasani. Ne moshen e matures, meson se ne Tirane eshte hapur shkolla per aktore. Ne klasen e tij prezantohen, drejtori i Teatrit Popullor, Xhemal Broja dhe regjisori Pandi Stillu qe kishin ardhe per te zgjedh elemente per shkollen…..por Rikardi fiton te drejten e studimit per tjeter gje, nje dy vjecare matematike-fizike. “C`ne une per matematike-fizike ? Une jam muzikant” do te shprehej vete ai ne ate kohe. Ne kundershtim me opinionin e te atit qe nuk e konsideronte aktorin si zanat te mirefillte, ai vendose te nisej per ne shkollen e aktorimit, mbasi e kishte marre vesht se nuk ishte plotesuar akoma numri i studenteve.
II
Paraqitet ne konkurs. Regjisori i mirenjohur, Mihallaq Luarasi i rekomandon te interpretoje me recitim vargje te Mjedes qe i shqipton keq e shpejt, pa kuptim duke belbezuar e ku krijon nje situate komike, por e cila ne vetvete pa dashur permban elemente aktrimi. Askush nga profesoret e caktuar per te vleresuar konkurruesit nuk e kupton: “Cfare po thua ore” ? I kerkohet t`i perseris edhe njehere pa u ngutur me qetesi, dhe Rikardi perserit vargjet: “Molla të këputuna të një dege / dy qershia lidh me nji rrfane / ku fillojnë kufijtë e Gegës / rrine dy cika…” – “Dil perjashta” i thuhet menjehere!
Pak me vone, drejtori i teatrit, Xhemal Broja e konfirmon si fitues dhe i thote te sjell dokumentat perkatese te nevojshme per ne shkollen e aktrimit. Dhe ja, jep kino-proven per filmin “Komisari i drites”, ne rolin e komisarit duke konkurruar me shokun e tij te shkolles Mark Topallaj, (aktor dhe regjisor i ardheshem) dhe ne mungese te Ndreke Luces (askush nuk e dinte se pse nuk vinte per provat) lexon dhe interpreton rolin e priftit. Nderkohe mbaron shkollen dhe emerohet si aktor ne Teatrin “Migjeni” ne vitin 1965 skena ku do te interpretoje deri ne vitin 1973. Pak kohe me pas behet me dije nga drejtori i ketij teatri te niset menjehere ne Tirane ku shefi i kinematografise shqiptare, i ndjeri tashme Niko Koleka i thote te paraqitet ne Kinostudio. Fiton rolin e komisarit, ate te Dritan Shkabes duke zevendesuar aktorin Mark Topallaj per te cilin fillimosht anohej me shume.

Keshtu me “goditjen e pare” merr rolin deputues, qe rezulton akoma sot nje sukses i madh. Pikerisht, ne 6 muaj xhirime ne kete film Rikardi meson zanatin e aktorit. Babai i Rikardit e kishte patur nxenes ne Normalen e Elbasanit, heroin e popullit Ndrec Ndue Gjoken, rolin e te cilit interpretonte tani i biri. Ajo ishte shkolla qe i mesonte dhe i edukonte nxenesit me atdhedashuri ne nje menyre konkrete, ndaj ishte krjuar per kohen nje figure e tille simbol si mesuesi hero Ndrece Ndue Gjoka. Suksesi i ketij filmi dhe i rolit protagonist eshte i pa pershkruar, fakt qe e deshmon premiera me daten 10 korrik ne kinemate e Rreshenit dhe sidomos ne ate verore te Shkodres, ku bileta shitet ne treg te zi me nje cmim te shtrejte per kohen : “100 leke” …..nderkohe qe vete protagonisti “Dritan Shkaba” akoma nuk e kuptonte se cfare kishte krijuar! Mbas shume vitesh Rikardi ve ne dukje modestin e tij duke thene se ishte vetem nje rastesi, pune sekondash qe u bene vendimtare ne jeten e tij per tu bere aktor dhe jo muzikant.

Brenda një harku të shkurtër kohore, ai do të behej një ndër aktorët më aktiv dhe më me emër ne ekranin e filmit shqiptarë. Interpretimi me shume talent i rolit te mesuesit hero, ka bere qe te hapet rrugë për shumë role të tjera. Mandej me vone, ai ka nje rol tjeter kyc ne filmin “Dueli i heshtur”, ate te nje marinari (Skender Guri), ku e interpreton me mjeshtëri perkrah te madhit Ndrek Luca, nje ngjarje te vertete qe u kthye ne film. Me pas vijne me rradhe filma dhe role te tjera qysh prej viteve 1973 deri 1996 ku interpretoi si aktor në filmat “Plagë të vjetra”, “Rruge te bardha” , “Ngadhenjim mbi vdekjen”, “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Pranverë e hidhur”, “Rrethi i kujtesës”, “Fletë të bardha” etj .
Ne vitin 1974 do te interpretoi me profesionalizem nje tjeter rol kryesor qe do ta beje ate te mbetet ne kujtesen e publikut artedashes shqiptar, ate te fillerojtesit , Deda i paharruar tek “Rruge te bardha” ku ne njefare kuptimi skenari i ketij filmi ngjasonë me atë të Jezusit, rrugetimin mundues ne Golgota, rrugen e kryqit; Keshtu do ta pyeste ate regjisori i madh Viktor Gjika : “Shiko Rikard, a nuk te ngjason rruga dhe mundimi i ketij njeriu me ate te Jezusit per ne Golgota” ?

Si regjisor e fillon me “Rrugicat qe kerkonin diell” (bashkeautore) dhe me vone realizon i vetem filmat “Pesha e kohës”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Skëterrë 43”, “Radiostacioni” etj. Gjithnje si regjisor, filmi më i arritur i tij mbetet “Kur hapen dyert e jetës”, i cili u realizua më 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu”.
Nuk ka randësi filozofia që përcillet në ato filma te realizuar nën një sistem totalitar, imazhi dhe personazhet që Larja ka lanë pas e kanë bere të mbetet si një nga aktorët e papërsëritshëm që ka prodhuar ish-gjiganti i atyre viteve Kinostudio “Shqiperia e Re” , qe ishte tamam si “CineCitta“ apo “Hollivudi” shqiptar. Një anë shumë pak e folur për Rikard Ljarjen eshte dhe fakti që ai shkruan. Burri portretin e të cilit jemi mësuar ta njësojmë menjëherë sapo e shohim me ekranin e filmit, ka një tjetër talent, të shkruarin. Miqtë, por dhe ata lexues që kanë lexuar librin e tij e dinë se Rikardi di dhe të shkrujë bukur. Gjatë karrierës së tij ai ka realizur dy skenarë filmash si “Pesha e kohës” më 1988 dhe “Kur hapen dyert e jetës” më 1986, si dhe me pas librat “Kohe qensh” – Rrefenja; “Ne nje humbetire ketej rrotull”; “A Desolate Place”; Ne vitin 2018 boton librin Josifopedia nga “Mapoedition”
Ndonëse emri i tij nuk eshte përmendur shumë në ekranin e pas viteve nëntëdhjetë, para ketyre viteve figura aktoriale e Rikard Ljarjes ka qenë gjithmonë në qendër të ekranit dhe të skenës shqiptare. Portreti i tij ishte vazhdimisht i pranishëm, si në kinema, ashtu dhe në televizionin shqiptar. Aktori i famshëm me origjinë nga Shkodra, me interpretimin dhe portretin e tij të veçantë kishte pushtuar ekranin e kinemasë po ashtu dhe atë të televizionit. I dalluar jo vetem nga paraqitja e jashtme terheqese, vokali i tij por edhe nga zotesia per te aktruar, R. Larja ka interpretuar rreth njëqind role në skenë dhe në kinematografi. “Artisti i Merituar”, aktori i madh, emri i të cilit tashmë është gdhendur përjetë në historinë e kinemasë shqiptare, prehet ne Shkodren e tij qe e lindi ne varrezat e “Rrmajve”.
__________________________
©Material i rezervuar | Kinematografia shqiptare 23 prill 2020
Ju lutemi mos kopjoni tekstin! çdo tekst identik qe do te figuroje mbas kesaj date te publikimit ketu, me perjashtim te vete autorit, jo vetem qe do te konsiderohet shkelje por mundet te rrezultoje me pasoja tek profili i abuzuesit. Merrini seriozisht cdo sinjalizim dhe respektoni punen e te tjereve. Faleminderit per mirekuptimin!
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw