Rikard Ljarja (1943-2020) | Portret i një artisti të veçante!

0
1679

Rikard Ljarja (1943-2020)
Aktor, regjisor, skenarsit
“Artist i merituar” – Kolos i kinematografise shqiptare!

Lindi më 1 Prill 1943 në Shkodër, (ne lagjen Skanderbeg).
Ka bërë me dashuri si regjisorin ashtu dhe skenaristin dhe aktorin. Me humorin e nje shkodrani, ai do thote se gjithnjë e kishte festuar datëlindjen më 3 Prill, për vetë faktin se 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave…. dhe duke vazhduar gjithnje me humorin e tij, tregohej se ai ishte aq i njohur në Shqiperi gjate viteve ‘70-‘80 sa kur dikush e pyeste sa vete ishin në shtëpi, ai përgjigjej: “Unë, gruaja, dy fëmijët dhe Rikard Larja”.

Brenda një harku të shkurtër kohor, ai do të behej një ndër aktorët me aktiv dhe me me emër i skenës shqiptare. Më 1960 mbasi mbaroi maturën në Shkodër ne gjimnazin “Jordan Misja”, vazhdon shkollen e larte per aktor ne shkollen e aktrimit Aleksander Moisiu ne Tirane, ku diplomohet ne vitin 1965. Prej ketij viti e deri në vitin 1973 punon si aktor në Teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, ndërsa më 1996-2002 eshte Drejtor Artistik në Televizionin Shqiptar, pas kësaj periudhe ai shijon pensionin e pleqërisë.

 

Karriera e tij kinematografike ka nisur në vitin 1965 kur ai u përkushtu teresisht kinematografisë si aktor, duke interpretuar me shumë sukses në shumë filma. Ndonëse emri i tij nuk eshte përmendur shumë në ekranin e pas viteve nëntëdhjetë, para ketyre viteve figura aktoriale e Rikard Ljarjes ka kenë gjithmonë në qendër të ekranit dhe të skenës shqiptare. Portreti i tij ishte vazhdimisht i pranishëm, si në kinema, ashtu dhe në televizionin shqiptar. Aktori i famshëm me origjinë nga Shkodra, me interpretimin dhe portretin e tij të veçantë kishte pushtuar ekranin e kinemasë po ashtu dhe atë të televizionit.

I dalluar jo vetem nga paraqitja e jashtme terheqese, vokali i tij por edhe nga zotesia per te aktruar, R. Larja ka interpretu rreth njëqind role në skenë dhe në kinematografi. “Artisti i merituar”, aktori i madh, emri i të cilit tashmë është gdhendur përjetë në historinë e kinemasë shqiptare. Menjëherë pas diplomimit si aktor, vjen edhe roli i parë i tij në kinematografi, ku interpretimi me shume talent i ketij roli ka bere qe te hapet rrugë për shumë role të tjera.
Në debutimin e parë ka interpretuar rolin e mësuesit, i cili ishte Dritan Shkaba, tek filmi artistik “Komisari i Dritës”.

Mandej ai ka nje rol tjeter kyc ne filmin “Dueli i heshtur”, ate te nje marinari (Skender Guri), ku e interpreton me mjeshteri perkrah te madhit, “Artistit te Popullit” Ndrek Luca, nje ngjarje e vertete e kthyer ne film.
Me vone vijne me rradhe filma dhe role te tjera qysh prej viteve 1973 deri 1996 interpretoi si aktor në filmat “Plagë të vjetra”, “Rruge te bardha” , “Ngadhenjim mbi vdekjen “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Pranverë e hidhur”, “Rrethi i kujtesës”, “Fletë të bardha” etj .

Ne vitin 1974 do te interpretoi me profesionalizem nje tjeter rol kryesor qe do ta beje ate te mbetet ne kujtesen e publikut artedashes shqiptar, ate te fillerojtesit , Deda i paharruar tek “Rruge te bardha” ;

Si regjisor ka realizuar filmat “Pesha e kohës”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Skëterrë 43”, “Radiostacioni” etj. Si regjisor, filmi më i arritur i tij mbetet “Kur hapen dyert e jetës”, i cili u realizua në v. 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu”.

Nuk ka randësi filozofia që përcillet në ato filma te realizuar nën një sistem totalitar, imazhi dhe personazhet që Larja ka lanë pas e kanë bere të mbetet si një nga aktorët e papërsëritshëm që ka prodhuar ish-gjiganti i atyne viteve, Kinostudio.

Një anë shumë pak e folun për Rikard Larjen ashtë dhe fakti që ai shkruan.
Burri portretin e të cilit jemi mësuar ta njësojmë menjëherë sapo e shohim me filmin, ka një tjetër talent, të shkruarin. Miqtë, por dhe ata lexues që kanë lexu librin e tij e dinë se Rikardi di dhe të shkrujë bukur. Gjatë karrierës së tij ai ka realizu dy skenarë filmash si “Pesha e kohës” më 1988 dhe “Kur hapen dyert e jetës” më 1986.

Ne aktivitetin e tij gjate viteve 2000 mund te permendim ate te
2009-tes, “Shën Gjon kryepremi” komedia, me regjine e Stefan Capalikut, e cila rikthen në skenën e teatrit aktorin Rikard Ljarja.

Ne 2012 ne ridublimin ne variantin e ri te Filmit “Skenderbeu”, me parametra bashkekohore dhe ne gjuhe letrare, Larja dublon zerin e heroit tone kombetar. Me pas ne fillim te vitit 2013 shqiptaret nga Mitrovica kanë pasur rastin te shohin aktorin ne një shfaqje të mrekullueshme të Teatrit profesionist “Petro Marko” të Vlorës, i cili është paraqitur në qytetin e minatorëve me “Testamentin” e Ferdinand Hysit, në regji të Roland Minges.
Larja ka luajtun ketu rolin e gjyshit 100-vjeçar, i cili fton nipërit dhe mbesat që të vijnë tek ai sepse ka një testament për të thënë.
Rikard Ljarja shkruan edhe libra si “Kohe qensh” – Rrefenja; “Ne nje humbetire ketej rrotull”; “A Desolate Place”; Ne vitin 2018 boton librin Josifopedia nga “Mapoedition”.
Ndofta pak shume mund ta dine por ai ishte edhe muzikant. Emrin e tij e gjejme si kompozitor ne Festivalin e 2-te te Kenges ne RTSH me kengen “Bregdeti” ne v. 1963, te kenduar nga Ndreke Gjergji dhe Bujar Mersini (dublues).

 

Për meritat e tij aktoriale dhe regjisoriale ashtë nderuar me titullin
“Artist i merituar”.

Nderron jete mbas nje semundje te rende ne moshen 77 vjecare, me 20 prill 2020 (19 dite mbasi festoi 77 vjetorin). Simbas amanetit te lene, trupi i tij, prehet ne paqe ne Shkoder tek varrezat e “Rremajve”

Në teatrin “Migjeni”:
1.” Si u kalit çeliku” Autor: F.Bondarenko. Regjia: Esat Oktrova. Premiera: 30.06.1966 Personazhi: Sepjozha Penzhak.
2. “Cuca që koriti malet” Autor: Loni Papa. Regjia: Mihal Luarasi. Premiera: 11.09.1966 Personazhi: Hetuesi.
3.”I pesti u kap gjallë” Autor: K. Zoraqi Regjia: Prengë Lëkunda. Premiera: 27.11.1966 Personazhi: Marashi+As/regjisor
4.”Fisheku në pajë” Autor: Fadil Kraja. Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 27.07.1967 Personazhi: Frani.
5. “Ngjarje në fabrikë” Autor: Fadil Paçrami. Regjia: Jonuz Dini. Premiera: 13.07.1968 Personazhi: Jashari+ As/ regjisor.
6. “Drita” Autor: Mimika Luca. Regjia: Elez Kadria. Premiera: 13.10.1968 Personazhi: Petriti.
7. ” Ditari i një mësuesi” Autor: Fadil Kraja, Jonuz Dini. Regjia: Jonuz Dini. Premiera: 09.02.1969 Personazhi: Sadiku+ As/regjisor.
8. “Lagja e varfër” Autor: Fadil Paçrami. Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 10.07.1969 Personazhi: Sazani.
9. “Galeria” Autor: Vath Koreshi. Regjia: Rikard Ljarja. Premiera: 13.07.1969 Pesonazhi: Andrea.
10. “Sinjalet e natës” Autor: Fadil Kraja. Regjia: Violeta Sekuj. Premiera: 30.04.1970 Personazhi: Gjergji.
11. “Toka jonë” Autor: Kolë Jakova. Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 11.11.1970 Përsonazhi: Leka.
12. “Mbi gërmadha” Autor: Fadil Paçrami. Regjia: Elez Kadria. Premiera: 29.04.1971 Përsonazhi: Shpendi.
13.” Krisma mbi dekor” Autor: Hilmi Tukaj. Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 10.07.1971 Përsonazhi: Besniku.
14.” Viti 61″ Autor: Fadil Paçrami. Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 25.11.1971 Përsonazhi: Petriti.
15. “Endrra e tokës” Autor: Frederik Rreshpja. Regjia: Violeta Sekuj. Premiera: 20.12.1972 Përsonazhi: Mari.
16. “Katër nga armata” Autor: Serafin Fanko. Regjia: Rikard Ljarja. Premiera: 13.07.1968 Përsonazhi: Gjini.
17. “Koncert dramatik” ( montazh poetik e dramatik të autoreve të ndryshëm) Regjia: Serafin Fanko. Premiera: 29.03.1973
18. “Cuca e maleve” (varianti i dytë) Autor: Loni Papa. Regjia: Elez Kadria. Premiera: 19.05.1973 Përsonazhi: Hetuesi.
19. “Shën Gjon Kryepremi” Autor: Stefan Çapaliku. Regjia: Stefan Çapaliku. Premiera: 24.04.2009 Përsonazhi: Gjoni.

Si aktor :
Komisari i Dritës – (1966)…….Dritan Shkaba
Duel i Heshtur – (1967)……….Marinari Skender Guri;
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)……Perlati ;
Plage te vjetra – (1968)………inxhi. Naimi;
Kur zbardhi një ditë – (1971)……..Komisari;
Yje te neteve te gjata – (1972) ……Xhandari
Ndërgjegja – (1972)………Fitimi;
Shtigje lufte – (1974)….Rrema
Shpërthimi – (1974)…….Inxhinjeri;
Rruge te bardha – (1974)…….Deda;
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)……..Gaqoja;
Ne fillim te veres – (1975)……..Njeri nga drejtuesit e aktivisteve ilegale
Ilegalët – (1976)………Zoti Tosti.;
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)……Luka;
Radiostacioni – (1979)…….Komisari;
Sketerre 43 – (1980)………I burgosur komunist
Pranverë e hidhur – (1985) ……….Fotografi;
Në prag të jetës – (1985)………Andrea;
Guret e shtepise sime – (1985)…….oficeri italian
Rrethi i kujtesës – (1987)….kryemjeku;
Pesha e kohes – (1988)….Kryetari
Fletë të bardha – (1990)……Shkrimtari;
Viktimat e Tivarit – (1996)……..
Koha e kometes – (2008)……rol episodik i nje fshatari

Si regjisor:
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Dy Filma si skenarist:
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Data e publikimit per here te pare: ne Prill 2013 ne Facebook ne faqen me te njejten emer dhe rishikuar ne vitet vijues .

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Tekste, shkrime, artikuj te ndryshem nga faqe dhe gazeta shqiptare online. Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here